BDI: Projekti Qyteza digjitale

Do të ndërtohet një qendër teknologjike ku do të koncentrohen të gjitha IT kompanitë nga Republika e Maqedonisë si dhe ato kompani të huaja që kanë shprehur interes për prezencë në vendin tonë. Ky projekt do të ketë lokacionin në mes të qytetit të Shkupit dhe Tetovës në mënyrë që t’u mundësohet kuadrove shqiptarë nga kjo lëmi afërsia gjeografike e kompanive si dhe studentëve të universiteteve të Tetovës mundësia e inkuadrimit në punë praktike në këto kompani, dhe njëkohësisht do ta përshpejtojë zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.

Arsyetim:

Në opinion nuk ka informata se është ndërmarrë iniciativë për realizimin e këtij projekti.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.