BDI: Libra shkollorë falas dhe bursa për fëmijët e invalidëve të luftës dhe dëshmorëve
Kujdes të veçantë do t’u kushtojmë fëmijëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Për ta do të krijohet një fond që do të sigurojë ndarjen e librave shkollorë falas si dhe bursa për shkollim të mesëm dhe universitar.
Arsyetim:
Fakti se akoma nuk është zgjidhur statusi i luftëtarëve të UÇK-së tregon se kujdesi për ta dhe për familjet e tyre është minimal ose nuk ekziston. Qeveria nuk siguroi asnjë fond special për fëmijët e luftëtarëve të UÇK-së, ndërsa ata, me gjasë, kanë marrë libra shkollorë sikurse edhe të gjithë të tjerët në vend, në kuadër të projektit qeveritar për libra shkollorë falas. Sipas zëdhënësit të USHT-së, dhjetëra studentë, marrin bursa që janë dedikuar për fëmijët e invalidëve të luftës nga ky universitet. Megjithatë, ky është një numër shumë i vogël. Ndërsa edhe vetë luftëtarët dhe familjet e tyre vazhdimisht ankohen për atë se janë të harruar nga qeveria dhe kushtet e këqija në të cilat jetojnë, e poashtu edhe se mbrojtësit maqedonas dhe fëmijët e tyre i kanë të gjitha të drejtat dhe privilegjet që u takojnë me ligj, ndërsa shqiptarët dhe fëmijët e tyre jo.
Linke:
- ALSAT-M (21.08.2010). Statusi i ish ushtarëve të UÇK-së i ngatërruar në labirintin e afateve politike. [Qasur më: 23.05.2011]
- comeze.net (21.08.2010). Maqedoni: Zgjidhja e statusit të UÇK-së, edhe dy vjet. [Qasur më: 23.05.2011]
- ALSAT-M (20.08.2010). Bajrami: Zgjidhje për ish-UÇK-në, deri në fund të mandatit. [Qasur më: 23.05.2011]
- Koha (15.03.2011). 10 vjet UÇK, ish-luftëtarët të indinjuar. [Qasur më: 23.05.2011]
- Lajm (28.12.2010). Dhurata për fëmijët e “branitellave”, harrohen fëmijët e dëshmorëve. [Qasur më: 23.05.2011]
- FRI (24.12.2009). Zhgënjimi tek familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së. [Qasur më: 23.05.2011]
- ALSAT-M (07.08.2010). Statusi i UÇK-së, nëntë vite asnjë zgjidhje. [Qasur më: 23.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari