Asnjë gjykatë nuk ka përcaktuar mbrojtës me detyrë zyrtare për të varfrit
Како дел од регионално истражување, деновиве од страна на Хелсиншкиот комитет за човекови права беа претставени првичните наоди во врска со функционирањето на правото за определување бранители по службена должност, при што можеше да се констатираат низа недоследности во спроведувањето на ова право на осомничените или обвинетите, но и фактот дека сиромашните во оваа држава тоа право го имаат само на хартија
Si pjesë e hulumtimit rajonal, së fundmi nga ana e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut u prezantuan rezultatet e para në lidhje me funksionimin e të drejtës për të përcaktuar mbrojtje në bazë të detyrës zyrtare, me ç’rast u konstatuan një sërë parregullsish në zbatimin e të drejtës së të dyshuarve ose të akuzuarve, por edhe fakti që të varfrit këtë të drejtë e kanë të garantuar vetëm në letër
Shkruan: Teo Bllazhevski
E drejta themelore e njeriut është e drejta në mbrojtje dhe proces të drejtë në qoftë se dikush është i dyshuar ose i akuzuar nga ana e organeve gjyqësore ose nga organi i ndjekjes. Duke u nisur nga kjo e drejtë themelore e paraparë edhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, në nenin 12, por edhe në Ligjin e procedurës penale të vitit 2012 (LPP) si de në ndryshimet e këtij ligji të vitit 2012 dhe 2013 është e rregulluar kur dhe si personat në atë gjendje specifike kanë të drejtë në mbrojtje në bazë të detyrës zyrtare.
Por, siç treguan rezultatet e para nga hulumtimi i realizuar në Maqedoni të cilat u komunikuan në mbledhjen konsultative të mbajtur para pak kohësh nën organizimin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut, në këtë lëmi në praktik ende zbatohet ligji njësoj, ka kute dhe rezultate të ndryshme, por ajo që është më shqetësuese është që në vitin 2015 asnjë gjykatë në vend nuk e ka respektuar të drejtën të përcaktoj mbrojtës në bazë të detyrës zyrtare personave të varfër.
Kjo është shumë e çuditshme për një vend ku sipas të dhënave zyrtare të paktën një e treta e popullsisë i takon kategorisë të së varfërve– tha profesori dr. Gordan Kallajxhiev, р i cili si kryetari Komitetit Maqedonas të Helsinkit dha mendimin e tij për problemet të cilat i kanë hasur.
Ai shtoi se problem i mundshëm i kësaj praktike të keqe është ajo se nuk është vërtetuar një metodologji dhe rregullore me të cilën do të përcaktohet kush e ka statusin e personit të varfër, por kur i kanë bërë ndryshimet e LPP kanë vlerësuar se nuk ka pas nevojë për një përcaktim të saktë dhe kanë menduar në reagimin e gjykatësve të cilët do të ballafaqohen me këtë problematikë.
Kjo dispozitë është e përcaktuar në nenin 75 të LPP, i cili kryesisht i përkushtohet kësaj çështjeje prandaj edhe përfshinë këto:
Mbrojtja e të varfërve
(1) Nëse nuk ka kushte për mbrojtje të detyrueshme dhe nëse në bazë të gjendjes ekonomike nuk mund të mbuloj shpenzimet e mbrojtjes, të akuzuarit, me kërkesën e tij mund t’i përcaktohet mbrojtës, në rast së atë e kërkon interesi i drejtësisë, posaçërisht varet nga karakteri i veprës penale dhe rëndësia e rastit.Për kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni i akuzuari mund të sugjeroj një avokat për mbrojtës nga lista e avokatëve nga Shoqata e Avokatëve.
(2) Për kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni vendos gjykatësi i procedurës paraprake, përkatësisht kryetari i këshillit, ndërsa mbrojtësin e emëron kryetari i gjyqit.
(3) Shpenzimet e mbrojtjes nga paragrafi 1 i këtij neni mbulohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.
Hulumtimi është realizuar në bazë të pyetësorit prej 6 pyetjesh drejtuar 26 gjykatave themelore në vend, prej të cilave 25 u janë përgjigjur pyetjeve nga pyetësori, kjo konstatohet nga njërën nga përgjigjet.
Kallajxhiev citoi edhe një sërë pika kritike të hasura në praktik, të cilat dalin nga hulumtimi dhe nga bisedat em gjykatësit dhe me avokatët:
- Me cilin buxhet do të mbulohen shpenzimet e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare;
- Gjykatat më të larta nuk kanë fare të parashikuar me buxhet këto lloj shpenzimesh;
- Në raste urgjente ( për shembull personi i ndaluar në polici) shtrohet pyetja a ka evidencë avokatësh të cilët mund të angazhohen në çdo kohë brenda (24 orëve);
- Kush i përpilon dhe kush duhet t’i përpiloj listat e avokatëve sipas detyrës zyrtare;
- Problemi me pagesën – kush i paguan, në cilën kohë , sipas cilës tarifë, etj
- Në listë nuk janë përfshirë këshilltar teknik dhe hetues të cilët do të mund t’i shfrytëzonte mbrojtja, nga kjo rezulton që personat që janë nën hetuesi apo të akuzuar kanë të drejtë për mbrojtje sipas detyrës zyrtare apo janë të privuar nga kjo e drejtë;
- Mbrojtja aktive kërkon avokati hulumtuese e cila është e kushtueshme nga më parë, por tarifat edhe ashtu nuk janë të përcaktuara saktësisht, paguhen sipas një mesatareje nga rreth 50 euro për mbrojtjen në bazë të detyrës zyrtare.
Të gjithë këto mos përputhshmëri do të duhet të rregullohen në të ardhmen e afërt edhe atë në konsultim me avokatët dhe me Odën e Avokatëve, me gjykatësit dhe shtetin, me parat e së cilit paguhen avokatët të cilët i përfaqësojnë personat sipas detyrës zyrtare.
NË PRAKTIK SITUATA DALLON SHUMË VARËSISHT PREJ GJYKATËS
Këshilltari i drejtësisë në Komitetin e Helsinkit, dr. Voisllav Stojanovski, duke i vlerësuar përgjigjet nga 6 pyetjet e bëra, tha që ka dallime shumë të mëdha në praktik në gjykatat e Maqedonisë.
Kjo veçanërisht mund të shihet, për shembull, rreth mënyrës se si mundësohet zgjedhja e mbrojtësit në bazë të detyrës zyrtare, me ç’rast janë vërejtur tre lloje. Vetë gjykatat vendosin nga lisa të cilën e kanë pranuar nga Oda e Avokatëve në vitin 2014 ose nga lista lokale e avokatëve, ose gjykatësit vendosin nga lista të cilën vetë e kanë përpiluar, ose gjykatat zgjedhin apo emërojnë avokat sipas bindjeve të tyre. Gjithashtu është karakteristik rasti me një gjykatë në Maqedoninë Perëndimore, ku gjykata ka negociuar për mbrojtje zyrtare në 26 raste në vitin e kaluar, me një avokat të vetëm – thotë Stojanovski.
Në raport me shfrytëzimin e kësaj të drejte në vitin 2015, të dhënat e analizuara tregojnë se nga 970 avokat të cilët janë të regjistruar në regjistrin e avokatëve, 643 avokatë kanë qenë pjesë të procedurave të ndryshme.Por, siç nënvizoi Kallaxhijevi problem është tarifa dhe koha e pagesës. Praktika edhe këtu është e ndryshme.
Numri më i madh i gjykatave vepron në përputhshmëri me tarifën e avokatëve, por ka edhe gjykata, siç është gjykata themelore e Shkupit, e cila ka më shumë avokat në listë, me të cilët ka nënshkruar edhe marrëveshje, thotë Stojanovski.
Edhe koha e pagesës është e ndryshueshme. Sipas të dhënave të cilat i ka siguruar Komiteti i Helsinkit, 50 përqind e gjykatave e bëjnë pagesën në kohë, ndërsa të tjerat pagesa vonohet rreth 4 muaj bile edhe deri në 2 vite.
Bëhet pyetja cili avokat do të kishte pranuar të jetë në listën e avokatëve sipas detyrës zyrtare nëse të hollat për shërbimin do t’i marrë me një vonesë deri në dy vite, si dhe në ato raste a do të thotë se avokatët nuk do të vendosin që të padisin gjykatën për pagesën e vonuar, dhe në këtë mënyrë procedura e pagesës do të ishte shumë më e kushtueshme për shtetin, nënvizoi profesor Kallaxhijev.
Pyetësori i dedikohet edhe një pyetje shumë me rëndësi lidhur me efikasitetin e të drejtës për mbrojtje sipas detyrës zyrtare, ne drejtim të asaj që gjykatat a e kanë vlerësuar kualitetin dhe përgjegjshmërinë e avokatëve të cilët janë të emëruar në raste të tilla. Në të vërtetë, kjo nuk është e drejt e lirë e gjykatës por është obligim ligjor sipas Ligjit të Procedurës Penale , sipas nenin 77, paragrafi 4, në të cilin thuhet:
Kryetari i gjykatës, me kërkesën e kryetarit të këshillit ose mbrojtjes, ose me pëlqimin e tij, mund ta shkarkoj avokatin e emëruar, nëse në mënyrë jo të rregullt dhe jo të përgjegjshme e kryen detyrën. Në vend të mbrojtësit të shkarkuara, kryetari i gjykatës do të emëroj mbrojtës tjetër. Për shkarkimin e mbrojtësit kryetari i gjyqit e informon Odën e Avokatëve të Republikës së Maqedoni.
Për fat të keq, thotë Stojanovski, vetëm katër gjykata nga 25 të cilat ju përgjigjen pyetjeve, e kanë zbatuar vlerësimin kualitativ të mbrojtësve. Sipas përvojës së Komitetit të Helsinkit, nga pjesëmarrja e tyre në rastet e monitoruara në procedurën gjyqësore në mënyrë të pavarur dhe në kuadër të koalicionit për gjykim të drejtë, mbrojtja është shumë me rëndësi në procedurat ku të akuzuarit mund t’i shqiptohet dënim me burg deri në 10 vjet për ndonjë vepër. Ato kryesisht janë rastet e krimit të organizuar lidhur me prishjen e sigurisë. Në kështu raste është vërejtur heshtje e plotë e mbrojtësve të caktuar sipas detyrës zyrtare, të cilët më shumë i kanë dëmtuar, se sa i kanë ndihmuar të akuzuarit.
Profesor Kallaxhijevi theksoi që bëhet pyetja për seleksionimin në bazë të profesionalizmit dhe përvojës
Nuk mund avokati i cili dje e ka dhënë provimin e jurisprudencës, që është edhe kusht për marrjen e licencës, nesër të përcaktohet mbrojtës sipas detyrës zyrtare të të akuzuarve për vepra të tilla penale. Në këto raste duhet të përcaktohet më me përvojë i cili është i përkushtuar në mbrojtje të veprave të rënda penale të përcaktuara me ligjin penal– thotë Kallaxhijev
PËR MBROJTËS SIPAS DETYRËS ZYRTARE HARXHOHEN RRETH 250 MIJË EURO NË VIT
Në fund të prezantimit të përgjigjeve, të cilat edhe më tutje duhet të sistematizohen, ishin të prezantuar shumat të hollave nëpër gjykata dhe shumat e përgjithshme të cilat janë paguar në tre vitet e fundit në emër të përcaktimit të mbrojtësve në bazë të detyrës zyrtare.
Këto shifra lëvizin në rreth 250 mijë euro në vit, kështu që në vitin 2013 kanë qenë rreth 261,6 mijë euro, në vitin 2014 kanë qenë 244,3 mijë euro, ndërsa në vitin 2015 256 mijë euro. Këto shuma arrijnë mes 4,5 ose 5 përqind nga buxheti i përgjithshëm i gjykatave në vend në nivel vjetor. Më shumë të holla për këtë qëllim harxhon gjykata themelore e Shkupit 1, që është e logjikshme, duke marrë parasysh numrin e veprave penale, popullatën , dhe territorin të cilin e mbulon, por vërehet së në vazhdimi paratë për këtë gjykatë janë duke u zvogëluar. Kështu nëse në vitin 2013 harxhuar 5,7 milion denar, në vitin 2014 është 3,5 milion, a Hulumtimi për Maqedoninë në kuadër të hulumtimeve rajonale ” Përparimi i mbrojtjes të së drejtave të të akuzuarve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë,Maqedoni dhe Shqipëri”, i koordinuar nga ana e Komitetit të Helsinkit të Republikës së Serbisë, me përkrahjen e Zyrës së Odës së Avokatëve Amerikan në Shkup.
Në kudër të hulumtimeve është bërë edhe një analizë krahasuese për pesë vendet e rajonit.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari