Ashtu siç u premtua, në Armatë u rritën pagat për dhjetë përqind

Sheqerinska gjatë vizitës së kazermës së Kumanovës "Boro Menkon" (31.01.2018)/ Foto: morm.gov.mk

Në tetor të vitit të kaluar (2017) ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska gjatë vizitës së kazermës në Shtip, dhe deklaratën në vazhdim në të cilën premtoi:

Pas bisedimeve të gjatë të cilat i realizuam në korniza të Qeverisë dhe së bashku me ministrin e Financave arritëm të sigurojmë, jo vetëm mjete për mbrojtje në vitin 2018, por arritëm të sigurojmë mjete të të gjithë ato që përbëjnë armatën, të gjithë që janë në shërbim të armatës, prej janarit të vitit 2018 do të kenë rritje të pagës me vlerë prej 10 përqind. Dhe kjo ndodh pas shumë vitesh, pas një kohe të gjatë të pajustifikuar dhe me të drejtë përfaqësuesit e Armatës kritikojnë se në gjithë këtë periudhë kanë qenë të neglizhuar dhe të harruar, duam të rregullojmë këtë padrejtësi, duam të përmirësojmë kushtet, duam të tregojmë se Maqedonia është e realisht e përcaktuar për anëtarësim në NATO. Anëtarësimi në NATO do të thotë strategji e vërtetë, politika të mira, pajisje të reja, por edhe kuadër i motivuar. Kjo është një prej mënyrave se si Maqedonia do të tregojë se është shumë serioze në përpjekjet e saja…

 [Burimi: А1 ON (prej minutës së 1,40 të videos deri në minutën 2,43) ; Data10.10.2017]

 

ARSYETIM:

Ky premtim i ministres së Drejtësisë Radmilla Sheqerinska dhënë me 10.10.2017 dhe në të cilin thotë se “të gjithë anëtarët e ARM-së prej janarit të vitit 2018 do të kenë rritje të rrogave për 10 përqind”, është i realizuar. Ndarjen e pagave në Armatë në vitin 2018 do të rritet për 10 përqind, Sheqerinska e theksoi edhe në dhjetor të vitit 2017 gjatë prezantimit të mjeteve të caktuar për mbrojtjen e propozim-buxhetit për vitin 2018. Këto ditë (31.01.2018) ministrja e Mbrojtjes gjatë vizitës së Komandës së Përbashkët së Operacioneve në kazermën kumanovare “Boro Menkov”, kumtoi se duke filluar prej janarit të vitit 2018 paga e gjithë personelit në shërbim të Armatës është rritur për dhjetë përqind.

Në Janar të këtij viti praktikisht fillon pagesa e 10 përqindëshit të pagës së rritur për të gjithë personelin nën shërbim të Armatës, rritje e cila nuk ka ndodhur shumë vite dhe tregon se kjo Qeveri do të mbajë llogari për përmirësimin e standardeve të jetesës për të punësuarit në ARM, dhe me këtë do të rrisim dhe përmirësojnë gadishmërinë e Armatës sonë për luftë – Sheqerinska (prej min 0,20 deri në min 0,47 të vidoes)

 

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.