„Arka“ – Pajisja e DSK-së është paguar 860.000 euro
Tre persona zyrtarë nga DSK dhe një person nga udhëheqsia e MPB kanë përfituar 862.045 euro për “Finzi DOEL” gjatë prokurimit të pajisjes për telekomunikacion nga Britania e Madhe
Me 28.09.2016 Prokuroria Speciale Publike (PSP) në konferencë për shtyp informoi se është hapur hetimi i ri me emrin kodues “Tarifa”. Menaxheri i “Finzi” DOOEL Shkup ishte Kosta Kërpaç, i cili në prill të vitit 2016 në rrethana dyshuese u vetëvra.
Sipas hetimit, tre persona udhëheqës nga DSK dhe një nga MPB kanë përfituar për “Fizn DOEL” 862.045 euro gjatë prokurimit të pajisjes për telekomunikim nga Britania e Madhe. Në periudhën prej korrikut të vitit 2010 deri në fund të vitit 2012, persona të dyshuar janë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe kanë blerë pajisje për nevojat e DSK-së, me çka është dëmtuar drejtpërdrejtë buxheti i Republikës së Maqedonisë.
Siç u shpreh prokurorja Fatime Fetai, bëhet fjalë për keqpërdorim të ashpër të mjeteve buxhetore:
Mjetet në para për të cilat bëhet fjalë janë mjetet të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët ju çdo ditë i ndani sipas të ardhurave të juaja dhe jua besoni elitave qeveritare për krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe më prosperuese për Ju dhe brezat e juaj.
Në vend të kësaj, faktet në lëndën të cilën jua prezantojmë krijohet dyshimi se mjetet e këtilla përmes keqpërdorimit të detyrës zyrtarë të personave të caktuar, përmes dëmtimit të buxhetit, janë shfrytëzuar për qëllime të tjera, konkretisht shfrytëzim për pasurim personal, gjë që është e dënueshme me ligj në pajtim me Kodin Penal.
Në këtë moment hapet hetimit për shkak të dyshimit se me veprat e tre personave udhëheqës në DSK të MPB-së dhe një person udhëheqës në MPB në RM kanë përfituar nga një person juridik mjaftë i ngjashëm, i regjistruar në RM me emrin “Finzi” DOOEL Shkup, me vlerë të përgjithshme prej 53.015.794,00 denarësh ose 862.045 euro dhe për të njëjtën vlerë është dëmtuar drejtpërdrejtë buxheti i Republikës së Maqedonisë…
Videoportali NOVA, duke u thirru në arsyetime, publikoi se në rastin “Arka” janë të dyshuar: drejtori i mëparshëm i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish gjenerali i drejtorisë së pestë Goran Grujovski, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës ministrit në MPB dhe anëtari i Bordit drejtues së Telekomit, Nebojsha Stajkoviq.
Të gjithë konferencën për shtyp mund ta shihni këtu, ndërsa raportet e mediumeve lidhur me këtë ngjarje mund t’i lexoni në këtë link.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari