ANALIZË: Paketa e investimeve të RMV-së “e rëndë” 3.3 miliardë euro – prej ku të fillojë ristartimi i ekonomisë!

 

Shkruan: Aneta Dodevska 

 

Mosrealizim i 15 milion eurove në investime të huaja – neto u regjistrua nga statistikat zyrtare e Bankës Popullore në tremujorin e dytë ekonomik. Edhe tremujori i tretë shënoi ngecje – tani për tani aktiviteti i investimeve është “ngrirë”. Sipas ekonomistëve, ky vit, i cili po kalon në shenjën e Kovid-19, por edhe nën hijen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, do të numërohet në vitet që konsiderohen si të dështuara në aspekt të investimeve.

 

Investimet e huaja në rënie, ato publike me rritëm “zvarritës”…

Në prill, maj dhe qershor, sipas të dhënave nga Banka Popullore u regjistrua mosrealizim i investimeve të huaja – të drejtpërdrejta neto, me çka ky tremujor ekonomik përfundoi me një deficit prej 15 milion eurosh sa i përket investimeve të huaja drejtpërdrejta. Më parë, një mosrealizim prej 3.8 milion eurosh të investimeve të huaja të drejtpërdrejta u regjistrua në tremujorin e tretë të vitit 2018. Sipas trendit aktual të investimeve të huaja dhe duke pasur parasysh që kriza shëndetësore e Kovid-19 rrezikon të ketë një valë të re, pritjet janë se edhe ky vit – 2020, do të jetë një nga vitet e dështuara në aspekt të investimeve.

“Portalb”-i publikon një gjenezë të situatës me investimet e huaja të drejtpërdrejta në vitet e kaluara, dhe shifrat tregojnë se sipas shumës së IHD-ve, viti 2018 është një nga më të suksesshmit me hyrjen e gati 604 milion eurove si investime të huaja të drejtpërdrejta

Investimet e huaja të drejtpërdrejta

viti 2019                                        290,6 milion euro

viti 2018                                           603,7 milion euro

viti 2017                                          180,0 milion euro

viti 2016                                           316,9 milion euro

viti 2015                                           202,8 milion euro

viti 2014                                           197,4 milion euro

Jo vetëm ato te investimet e huaja, por problem është edhe realizimi i investimeve publike, gjegjësisht i investimeve shtetërore, që bëhen me mbështetje buxhetore. Nga 386.5 milion euro të planifikuara fillimisht, pas dy rebalanceve të buxhetit, tani investimet kapitale janë parashikuar në 317.8 milion euro, por edhe ky plan po realizohet ngadalë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, deri në fund të korrikut, shpenzimet kapitale janë realizuar me 37.24% në krahasim me planin ose deri në fund të muajit të shtatë të vitit, mbi këtë bazë janë shpenzuar 118.3 milion euro. Në gusht, krahasuar me vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Financave, kishte një rritje të shpenzimeve kapitale prej 5.9%.

 

Vizioni qeveritar ambicioz – pretim ose plan i zbatueshëm…

Në paketë me premtimet për reforma të thella në gjyqësi, arsim, media, ekonomi – qeveria e re premton një kthesë investimesh, miliarda euro në investime të huaja, të brendshme – private dhe shtetërore. Sipas programit, në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, investimet e përgjithshme, të huaja dhe publike, parashikohet të arrijnë në 3.2 miliardë euro.

PROGRAMI: INVESTIMET NË 4 VITET E ARDHSHME

Investimet e huaja të drejtpërdrejta              1 miliard euro

Investime publike, shtetërore                       2,2 miliard euro

Investime private të drejtpërdrejta                1,2 miliard euro

Sipas Qeverisë, këto aktivitete investuese do të motivohen përmes formave të reja të mbështetjes buxhetore, gjegjësisht investimet do të stimulohen me paratë e shtetit.

“Mbështetje për investime të brendshme dhe të huaja në vlerë prej 600 milion euro, 300 milion nga fondet e brendshme dhe 300 milion euro shtesë nga fondet evropiane që po hapen. Shuma e investimeve të huaja prej të paktën një miliard euro për 4 vjet, duke u bazuar në inovacione, shkallën e lartë të finalizimit të produkteve dhe shërbimeve dhe qëndrueshmërinë e bizneseve” – thuhet në programin për periudhën e ardhshme.

Qeveria e re-e vjetër me premtim të vjetër, se do t’i përkushtohet realizimit të investimeve kapitale të cilat, si rregull, “shkurtohen” kur zvogëlohen shpenzimet buxhetore. Tani, paralajmërohet formimi i një “organi” të veçantë që do ta monitorojë realizimin e investimeve publike.

“Do të krijojmë një organ të veçantë ose Capital Investment Task Force Unit”. Grupi do të përfshijë drejtues/menaxherë të biznesit, vendas dhe të huaj, të cilët do të paguhen pas përmbushjes së targeteve për realizimin e investimit. Modeli do të pilotohet për 6 muaj dhe do të vazhdojë pas mësimeve të marra. Fondet do të sigurohen nga buxheti i institucionit përgjegjës për zbatimin e investimit, ndërsa ekipet do të punojnë si njësi të veçanta. Angazhimi i personave do të bëhet me shpallje ndërkombëtare, ndërsa përzgjedhja dhe monitorimi i punës do të jetë në kompetencën e organit punues, ku do të përfshihen institucione financiare ndërkombëtare” – theksojnë politikëbërësit.

Sa dhe si do të arrihet kjo – mbetet të shihet në mandatin e ri të qeverisë e cila u formua para pak kohësh. Nga ana tjetër, opozita nuk pret rezultate të konsiderueshme ekonomike dhe gjithashtu kritikoi që Qeveria në përbërjen e saj të re nuk ka Ministër për Tërheqjen e Investimeve, pozitë kjo e cilat deri më tani ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.