ANALIZË: 5.2 milion euro për zhvillimin e rajoneve të planifikimit në RMV, ja cilat projekte duhet të zbatohen

 

Rindërtimi i rrugëve lokale, ndërtimi i shtigjeve për këmbësorë, furnizimi i automjeteve komunale, turizmi lokal – me projekte të ndryshme këtë vit aplikuan rajonet e planifikimit në vend. Janë miratuar gjithsej 5.2 milion euro – mjete që komunat duhet t’i shpenzojnë për qëllimet e dedikuara – për t’i realizuar projektet që i kanë nënshkruar. “Portalb”-i i publikon projektet dhe vlerën e projekteve për të cilat janë miratuar para në të tetë Rajonet e planifikimit.

 

Shkruan: Aneta Dodevska 

 

Në kuadër të RAJONI PLANIFIKUES I SHKUPIT,  duhet të realizohen disa projekte:  rindërtimi i rrugës rajonale nga fshati Orman, komuna e Gjorçe Petrovit, deri në komunën e Çuçer Sandevës, blerja e një kamioni për larjen e rrugëve në komunën e Studeniçanit, ndërtimi i një shtegu për këmbësorë nga hekurudha në fshatin Oreshani dhe fshati Taor deri në kufirin e fshatit Rzhaniçino, komuna e Petrovecit, ndërtimi i një shtegu për këmbësorë në fshatin Petrovec, rikonstruksion i rrugës hyrëse në vendin e quajtur Axhevë – për të cilat janë miratuar gjithsej 376.400 euro.

AJONI PLANIFIKUES JUGLINDOR i ka projektet e mëposhtme për këtë vit:  ndërtimi i një ure në lumin Turija në rrugën lokale f. Prosenikovë – f. Saraj, ndërtimi i rrugës lokale për lidhjen e vendbanimeve Borievë dhe Kolesheino – faza e parë, ndërtimi i rrugës lokale për lidhjen e vendbanimeve Borievo dhe Kolesheino – faza e dytë, ku për të gjitha këto projekte janë ndarë gjithsej 580.400.000 euro.

Në kuadër të RAJONIT PLANIFIKUES LINDOR janë miratuar fonde për krijimin e kushteve për zhvillimin e turizmit kulturor në Rajonin planifikues lindor, pastaj për rikonstruimin e shtëpisë së kulturës “Tosho Arsov” në komunën e Vinicës, për pasurimin e ofertës turistike të Ujëvarat e Crnodolskit – komuna e Pehçevës, për infrastrukturë më të mirë duke krijuar zgjidhje të trafikut për tejkalimin e ngarkesës së trafikut në Rajonin planifikues lindor – për të cilat janë ndarë 504.100 mijë euro.

RAJONI PLANIFIKUES I PELLAGONISË mori vizë për t’i zbatuar projektet e mëposhtme: valorizimi i potencialeve turistike në komunat e Krushevës dhe Mogillës, për forcimin e kapaciteteve teknike për grumbullimin e mbeturinave komunale në komunat Prilep, Resnjë dhe Demir Hisar, rindërtimin e infrastrukturës rrugore në komunat e Dollnenit dhe Krivogashtanit, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale në nivel rajonal – për realizimin e të gjitha këtyre projekteve këtë vit janë miratuar 554.400 mijë euro.

Në kuadër të RAJONIT PLANIFIKUES TË POLLOGUTduhet të realizohen vetëm dy projekte me një vlerë totale prej 690.000 euro.

ajoni planifikues i Pollogut:

Emri i projektit                                                              Fondet e aprovuara

Krijimi i një platforme për Sistemin Gjeografik të Informacionit rajonal për të gjitha komunat e RPP-së                                                                                420.200 euro

Rehabilitimi i rrugës lokale nga fshati Ura e Sushiçës deri në deponinë e Rusinës, komuna e Gostivarit – faza e tretë                                                       269.900 euro

RAJONI PLANIFIKUES JUGPERËNDIMOR merr gati 722.000 euro për ndërtimin e objekteve me efikasitet të energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në objektet publike, digjitalizimin e dokumentacionit të planifikimit urban dhe krijimin e kadastrit nëntokësor në RPJP.

RAJONI PLANIFIKUES I VARDARIT ka të miratuara fonde në vlerë prej 825.500 eurosh për projektet e mëposhtme: mirëmbajtja e ambientit të pastër dhe të shëndetshëm jetësor duke blerë automjete të specializuara për nevojat e Ndërmarrjeve Publike të Komunale në komunat e Llozovës, Demir Kapisë, Negotinës dhe Rosomanit, duke e përmirësuar infrastrukturën rrugore përmes rindërtimit të rrugëve lokale nga fshati  Vranovc i Epërm deri në rrugën rajonale Çashkë – Drenovë, komuna e  Çashkës (faza e dytë), si dhe një rrugë lokale në fshatin Podlec, mbrojtja e mjedisit jetësor duke e finalizuar shtratin e lumit “Lluda Mara”, komuna e Kavadarit, miratimi i cilësisë së shërbimeve në fushën e kulturës duke rritur efikasitetin energjetik të Shtëpisë së Kulturës në komunën e Sveti Nikoles, përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve të Rajonit planifikues të Vardarit përmes ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në fshatin Otovicë, komuna e Velesit.

Në kuadër të RAJONIT PLANIFIKUES VERILINDOR duhet të realizohen projektet e mëposhtme: përmirësimi i kushteve për zhvillimin rural, zhvillimi i turizmit dhe lëvizshmëria në Rajonin planifikues verilindor – faza 5, rindërtimi i rrugëve në komunën e Likovës për lidhje më të mirë të rajonit Verilindor dhe atij të Shkupit – për të cilat janë aprovuar fonde në vlerë prej 976.100 euro.

Si bëhet mbikëqyrja e fondeve të shpenzuara, çfarë treguan gjetjet e revizionit për fluksin e parave dhe realizimin e projekteve – në vazhdimin e radhës të Analizës së “Portalb”-it.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .