Akoma nuk janë shfuqizuar dispozitat ligjore restriktive për abortim

Foto: pixabay.com

 

 Do të shfuqizojmë dispozitat e ligjit për ndalim të shtatzanisë të cilat e kufizuan të drejtën e grave. (Faqe 226)

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni “ (faqe 133 dhe faqe 226); data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të shfuqizojë dispozitat restriktive të Ligjir për ndërprerje të shtatzanisë të cilat kufizojnë të drejtën e grave për abort. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve deri më tani (21.06.2018), pas më shumë se një viti të mandatit të qeverisë së udhëhequr nga LSDM, nuk është realizuar dhe sipas njoftimeve të Ministrisë së Shëndetësisë ndryshimet e tilla ligjore do të miratohen prej fillimi.

Premtimi i përmendur është në dy vende të programit zgjedhor të LSDM-së: “Plani për jetë në Maqedoni“, së pari në kapitullin “E ardhmja Evropiane dhe jetë cilësore”, në pjesën “Shëndetësi e mirë publik” (faqe 133),  dhe më pas i njëjti është edhe në “Planin 180 – reforma urgjente me prioritet të qeverisë së re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Shëndetësia” (faqe 226). Që do të thotë, sipas afatit të caktuar për realizim në program (gjashtë muajt e parë të mandatit), vendimi ligjor i cili do të duhet të mundësojë fjalën kryesore në marrjen e vendimit për ndërprerje të shtatzënisë e ka gruaja, dhe jo komisionet, duhej që të miratohej më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017 – duke pasur parasysh atë se qeveria e re e kryeministrit Zoran Zaev u zgjodh me 31 maj 2017. Përsëri, përkundër planeve të këtilla deri më tani (21.06.2018), kjo nuk ka ndodhur. Informacionet e këtilla flasin se ndryshimet janë në fazën përgatitjes dhe në këtë moment ka vetëm draft-version.

Para dhjetë ditëve (07.06.2018), ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili merrte pjesë në simpoziumin profesional me temë “Anomalitë kongjenitale – sfidat, dilemat dhe trajtimet”, njoftoi ndryshimet e Ligjit për abort me të cilin vullneti i grave do të jetë në vend të parë. Ai informoi se dispozitat e reja ligjore, grave ju jepet mundësia për zgjedhje të lirë të abortit deri në javën e 12 të shtatzënisë, në konsultim me gjinekologun amë. Për këtë rast Filipçe përmendi se zgjedhja e lirë për ndërprerje të shtatzënisë do të ketë deri në javën e 22 të shtatzënisë, me vlerësim të komisionit të përbërë prej dy gjinekologëve dhe një punonjësi social, dhe pas javës së 22 të shtatzënisë do të formohet komision i posaçëm profesional i cili do të duhet të bëj vlerësimin për miratim të ndalesës së shtatzënisë.

Gjëja e re që është këtu por nuk është në ligjin e deritanishëm është se vullnetin e gruas do ta vendosim në vend të parë në këtë periudhë. Draft-versioni i ligjit është përgatitur dhe është i nevojshëm edhe një konsultim final me të gjithë ato të cilët janë të interesuar për ndryshim të ligjit, me persona profesional nga Klinika për gjinekologji dhe akusheri, me MPPS dhe me organizatat joqeveritare. (Filipçe)

Ligji aktual u miratua në vitin 2013 me procedurë të shkurtuar dhe nxiti reagime nga ana e qytetarëve dhe sektorit joqeveritar. Gjatë kohës kur në sallën plenare zhvillohej diskutimit, para Kuvendit kishte protesta, në të cilat qytetarë qytetarët reaguan për “për procedura të gjata administrative dhe u ankuan se Ligji shfuqizon lirinë e zgjedhjes së grave dhe kthen vendin pesëdhjetë vite mbrapa në mbrojtje të shëndetësisë dhe të drejtave të grave”. Ligji i përmendur seriozisht kufizon abortin pas 10 javëve të shtatzënisë, përmes detyrimit të grave të cilat dëshironin të kryenin abort të parashtrojnë kërkesë për ndërprerje të shtatzënisë, kontroll të detyruar me ultrazë dhe këshillim të detyruar dhe periudhë pritjeje prej tre ditëve pas këshillimit.

Në dhjetor të vitit 2016 Platforma për barazi gjinore ju bën thirrje të gjithë partive politike që të nënshkruajnë Deklaratë dhe të zotohen se pas zgjedhjeve (11.12.2016) do të ndryshojnë Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë prej vitit 2013. Deklaratën e nënshkruan 10 parti politike: Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), VMRO-popullore, Ripërtrirja Demokratike e Maqedonisë (DOM), Dinjiteti, e Majta, Partia Liberale (PL), Partia Liberale-Demokratike (PLD), Partia e re socialdemokrate (PRSD), Të bashkuar për Maqedoninë dhe Partia për emancipim të plotë të romëve (PEPR). Ato u zotuan se pas zgjedhjeve parlamentare do të ndryshojnë Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë në dispozita të cilat kufizojnë qasjen deri te aborti.

Pasi që Qeveria e re pothuajse pas një viti nuk shfuqizoi normat ligjore restriktive për abort, Platforma për barazi gjinore në shtator të vitit 2017 i bëri thirrje Qeverisë të miratojë ligj të ri ose të bëj ndryshime në ligjin ekzistues për ndërprerje të shtatzënisë.

Duke pasur parasysh se afati zgjedhor i projektuar për shfuqizimin e kufizimeve ligjore ka kaluar (gjashtë muajt e parë të Qeverisë), ndërsa deri më tani (21.06.2018) akoma nuk janë bërë ndryshimet ligjore dhe plotësimet e Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë prej vitit 2013, premtimin e përmendur të LSDM-së e vlerësojmë si parealizuar. 

  

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.