A do të kalojnë ndryshimet ligjore me të cilat do të zvogëlohen shpenzimet rrugore për deputetët
Deputetët, qytetarëve të tyre ju detyrohen me llogaridhënie dhe transparencë. Do të rievidentojmë mënyrën e pagesës së shpenzimeve rrugore të atyre që nuk jetojnë në Shkup që të pengojmë të gjithë keqpërdorimet e mundshme. Deputetët do të përgjigjen për përcjelljen e të dhënave joreale për shpenzimet. Të gjithë të dhënat për të hyra dhe shpenzimet e deputetëve do të jenë publikisht të qasshme dhe të përshtatshme për analiza. Me këto ndryshime do të rritet transparenca buxhetore dhe përgjegjësia në Kuvend. Por, kjo nuk është e gjitha. Rezultati përfundimtar do të jetë rritja e besimit në përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Burimi: LSDM programi për zgjedhje parlamentare 2016 – “Plani për jetë“, faqe 28.
ARSYETIM:
Ky premtim i LSDM-së është duke u realizuar. Grupi i deputetëve të LSDM-së me 12 janar të vitit 2018 deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dorëzoi propozim-ndryshimin e Ligjit për pagesë dhe kompensime të tjera për deputetët, të zgjedhurit dhe të emëruarit tjerë dhe Ligjin për deputetë, në të cilin propozohet kompensimi, gjegjësisht shuma për shpenzimet rrugore të kap vlerën e 20 përqindëshit të karburanteve, në vend të 30 përqindëshit siç është në ligjin aktual. Pas miratimit të këtyre ndryshimeve, LSDM propozon që më pas të ndryshojë edhe propozim-vendimi në Kuvend me të cilin shpenzimet rrugore do t’i përcaktojnë të jenë me 15 përqind. Për shmangien e keqpërdorimeve, propozohet që deputetët të paguajnë me kartelat e tyre të kreditit, ndërsa si fakte t’i ofrojnë kuponët fiskal.
Propozimet i prezanton koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
Propozojë pagesa të kryhet vetëm mbi baza të kuponëve fiskale për taksën rrugore të pagur e cila paguhet me kartelë kreditore ose debitore në pronësi të deputetit. Gjegjësisht përmes shkresave të cilat do të jenë fakt se deputeti personalisht ka paguar taksën rrugore. (24 Vesti)
LSDM këtë premtim e ka dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 në “Planin për jetë” (faqe 28) në pjesën “Qeveri e përgjegjshme dhe kontrolli i qeverisë – STOP KEQPËRDORIMIT TË PAGESAVE RRUGORE”, ndërsa aktualizohet pas reagimeve të ashpra në opinion për lartësinë e shpenzimeve rrugore të cilat ju paguhen deputetëve përgjatë vitit dhe keqpërdorimet e parashikuara. Të dhënat e dala në opinion treguan se në vit deputetë prej Ohri, Gjevgjelie, Strumice, Manastiri…marrin nga 20.000 euro për shpenzime rrugore, ndërsa nga ana e shërbimit në Kuvend, asnjëherë nuk janë bërë kontrolle më të hollësishme.
Edhe revizioni shtetëror tashmë disa vite me radhë propozon që Kuvendi të hetojë lartësinë e kompensimeve rrugore, siç propozohet “zvogëlimi i shumës”. (Faqe 17, pika 7.2 prej Revizionit të kryer në llogari të buxhetit themelor për vitin 2016).
Tuntev që në konferencë për shtyp me 6 gusht të vitit 2017 tha se ka tre mundës për zgjedhjen e këtij problemi dhe njoftoi ndryshim të mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve rrugore, me çka ato ju janë dorëzuar që atëherë edhe grupeve të tjera parlamentare.
Njëri propozim nënkupton pagesa e këtyre shpenzimeve të hyjë në fuqi, por të përforcohet kontrolli për t’ju ikur keqpërdorimeve. Alternative e dytë të cilën jua kam ofruar kolegëve të mi për shqyrtim është dhënia për shfrytëzim të banesave shërbyese shtetërore. Kemi ndërmarrje për menaxhimin e ndërtesave dhe hapësirave afariste, më herët kështu është vepruar. Do të thotë, gjatë kohës së mandatit të shfrytëzohet banesa, por e premtja, e shtuna dhe e diela të na jepen neve si deputet që të mund të komunikojmë me votuesit tanë prej ku edhe vijmë. Alternativa e tretë është dhënia e kompensimit për jetë të veçantë dhe marrje e banesës me qera. Alternativa e katër është vendosja në hotel me tender për të cilin do të vendos Kuvendi. Në opinion është diskutuar mjaftueshëm rreth shumave të mëdha të shpenzimeve rrugore të cilat u janë paguar një pjese të deputetëve ose të qeverisë ose të opozitës. Prej 120 deputetëve në Kuvend, 71 prej tyre shfrytëzojnë të drejtën e marrjes së kompensimit për shpenzime rrugore. (Tuntev në konferencë për shtyp me 6 gusht – Alsat M)
Disa muaj më vonë, me 14 nëntor, ai deklaroi se nuk ka feedback prej propozimeve të dërguara deri te deputetët?
Deri në këtë moment, për fat të keq, nuk kemi marr asnjë feedback prej grupeve të tjera të deputetëve në Kuvend, as prej opozitës, as prej partnerëve të koalicionit, në lidhje me iniciativën tonë për shqyrtimin e disa propozimeve për ndryshimin e mënyrës së përcaktimit dhe kompensimit të shpenzimeve rrugore gjatë qëndrimit ose transportit të deputetëve prej brenda, të cilëve ua dorëzuam që t’i shqyrtojnë ka fundit i korrikut.
Ai shtoi se propozimi i është prezantuar edhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit.
Kryetarit të Kuvendit i propozuam që të zvogëlohet prej 30 përqind në 20 përqind vlera e përllogaritjes nga vlera e çmimit të karburantit, gjë që shfrytëzohet për përllogaritje të kompensimeve. Në këtë mënyrë presim edhe zvogëlim të shpenzimeve për kompensim të qëndrimit dhe transportit të deputetëve nga brenda, së paku për një të tretën. (SDK: Tuntev i propozoi Xhaferit që kompensimet rrugore të deputetëve të shkurtohen për një të tretën)
Por, Xhaferi në emisionin “24 Otvoreno” deklaroi se momentalisht ka vetëm ide, por nuk ka iniciativë konkrete ose propozim për zgjidhjen e çështjes.
Ka vetëm ide, por jo edhe propozime dhe iniciativa për ndryshimin e rregulloreve, u shpreh Xhaferi.
Në lidhje, me keqpërdorimin e shpenzimeve rrugore tashmë është ngritur edhe lënda nga ana e Prokurorisë Speciale Publike për njërin prej deputetëve, e cila mund të zgjerohet edhe për deputetët e tjerë, nëse prokuroria gjen fakte, siç u tha në konferencën shtyp të tyre për këtë temë. Lënda është e titulluar “Drumarina”.
Në lidhje me përgjegjësinë, kryetari i Kuvendit, Xhaferi, vlerëson se keqpërdorimi nga ana e deputetëve nuk është çështje e cila duhet të shqyrtohet prej Parlamentit, por duhet të shqyrtohet prej institucioneve të tjera.
Unë nuk jam ai i cili duhet të kujdesem nëse shkojnë me një ose pesë vetura. Ka institucione të tjera të cilat merren me këtë. Nëse ka një rast të atillë, institucioni i cili merret me këtë, duhet të njoftojë Kuvendin. Dhe për këtë njoftim, nëse Kuvendi ka bërë pagesën, pas njoftimeve për keqpërdorim të mundshëm, atëherë Kuvendi ka përgjegjës për këtë. Nëse mundësi për alternativë të re për shqyrtim, po, dhe në Kuvendi ka departament të posaçëm, institucion parlamentar, ku sipas referencave të personave akademik në kuptimin e përgatitjes akademike, ata do të kenë për detyrë të bëjnë analizë krahasuese për të gjithë zgjidhjet e mundshme.
Këtë vit, sipas buxhetit të Qeverisë së RM-së për shpenzime rrugore dhe për shpenzime të veçanta të deputetëve janë planifikuar 1,3 milion euro ose pothuajse vlerë e njëjtë si ajo e vitit të kaluar.
BURIME:
- СДСМ програма за парламентарни иабори 2016 – „План за живот“ страна 28. (Пристапено на 12.1.2018.)
- 24Вести (12.1.2018.) : СДСМ предлага намалување на патните трошоци,но ќе чека да се врати ВМРО ДПМНЕ (Пристапено 12.1.2018.)Конечен извештај на ревизија на Сметката на основниот буџет за 2016 година.(Пристапено на 12.1.2018.)Алсат М 6 август : Собрание, се предлага нов начин на наплата на патните трошоци (Пристапено на 12.1.2018.)
- СДК мк (14 ноември 2017): Тунтев му предложил на Џафери патните трошоци на пратениците да се скастрат за една третина (Пристапено 12.1.2018.)
- емисија „24 Отворено“ (Пристапено 11.1.2018.)
- Нова ТВ (19 декември 2017 ) Силвана Бонева поднесувала лажни патарини и искеширала 100.000 евра (Пристапено 12.1.2018.)
Vlerësoi: Rada Isovska-Manevska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari