Lajmi i rremë i parapriu fushatës linçuese ndaj Vjosa Osmanit

 

Shkruan: Emirjeta Vllahiu

Një foto e dy burrave të veshura me uniforma ushtarake të ish-Jugosllavisë me një përshkrim të rremë të saj ka qenë pikënisja e një fushate për Vjosa Osmanin kryetaren e Kuvendit të Kosovës.

Në rrjete sociale dhe portale informative në Kosovë, ka ditë që ka qarkulluar një fotografi ku pretendohej se ishte babai i Vjosa Osmani ndërsa lajmi shoqërohej me informacionin se ai ishte pjesë e policisë së Serbisë në kohën e pushtetit të Millosheviqit.

Postimi i fotografisë nisi një fushatë linçimi për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani ndërsa informacioni doli të jetë i rremë dhe kjo u vendos edhe nga Komisioni i Mediave të Shkruara (KMSHK).

Veç raportimeve të rreme në media online, në akuza e kërcënime ndaj Osmanit është përfshirë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në disa paraqitje e përmendi këtë informacion si të vërtetë duke e akuzuar familjen e Osmanit si bashkëpunëtore të Millosheviqit.

Ndërsa Osmani i quajti shpifje të gjitha lajmet rreth kësaj teme.

“Natyrisht që në atë foto nuk është babai im e natyrisht që edhe gënjeshtra se ai ka punuar për serbët është shpifje e radhës e atyre që sot e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit. Për fatin e keq të vendit tonë, shpifjeve të tilla u shërbejnë edhe disa pseudo-portale të shndërruara të mjete propagandistike të tregtarëve të kufijve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Raif Osmani babai i Vjosa Osmanit ka paraqitur prova në Këshillin e Mediave të shkruara se informacioni ishte i pasaktë ndërsa këshilli vendosi që informacioni ishte i pasaktë dhe konstatoi që është shkelur kodi i mediave të shkruara.

Internews Kosovë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.