Jo, në Kinë nuk është ndërtuar spitali vetëm për dy ditë

Në suaza të programit të saj për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, të cilat Ballkani shumë shpejtë i ka kaluar kufijtë dhe shpejtë merren nga mediumet e shteteve të tjera dhe ndonjëherë edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” rregullisht transmton se çka ka aktuale te shërbimet simotra për verifikimin e fakteve dhe luftës kundër dezinformatave në rajon, gjegjësisht nga Kroacia në veri, deri në Greqi në jug.

Dezinformatat dhe lajmet e rrejshme rreth koronavirusit janë akoma më të përfaqësuara në mediumet tradicionale dhe online. Shërbimi boshnjak për luftën kundër dezinformatave raskrinkavanje.ba u përqendruar në demaskimin e një lajmi të rrejshëm i bazuar në fotografinë, që u përhap në 22 mediume të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në mediumet kroate – se në Vuhan, Kinë kur lindi epidemia me koronavirusin e ri, për vetëm dy ditë, sipas disa të tjerëve për pesë ditë – është ndërtuar spitali i madh dhe është vënë në funksion.

Bëhet fjalë për dezinformata, përzierjen e më tepër spitaleve dhe gabimeve në përkthim nga gjuha angleze, që është një qendër klinike e madhe që po ndërtohet për një kohë më të gjatë dhe është dashur të hapet në maj, dhe në mënyrë të shpejtë – për vetëm dy ditë – është përgatitur për të funksionuar dhe për të pranuar pacient me koronavirus, shkruan raskrinkavanje.ba.

Dezinformata e parë të cilin e vërejti shërbimi për zbulimin e lajmeve të rrejshme është nga portali 24sahat.hr, i cili është thirrur në ueb-faqen e gazetës britaneze “Daily Mail”. Dezinformata ka qenë e marr prej një numri të caktuar të mediumeve në gjuhën boshnjake dhe kroate. Pretendimi se në Vuhan për vetëm dy ditë është ndërtuar spitali i ri me 1.000 krevat, në zonën në të cilën më parë ka qenë tërësisht e zbrazët. Më pas në tekst janë shfaqur fotografi me ekskavator.

Portali nga Bosnja dhe Hercegovina “Kliks” publikoi qëndrim tjetër, duke u thirrur në ueb-faqen e “Metro” britaneze, se spitali i ri me 1.000 krevat për të sëmurët është ndërtuar vetëm për pesë ditë, por pretendimi sikurse edhe më lartë – se spitali është ndërtuar në një zonë që më herët ka qenë e zbrazët. Më pas “si fakt” është vendosur edhe fotografia në spital me më tepër se tetë blloqe.

Por raskrinkavanje.ba  i ka hulumtuar lajmet dhe faktet, si dhe fotografitë, dhe ka vërtetuar se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm.

Edhe pse është e saktë se në Kinë me shpejtësi të madhe ndërtohen objekte mjekësore për shuarjen e virusit 2019-nCoV, pretendimi se në afat prej dy ose pesë ditë është ndërtuar tërësisht spitali i ri në qytetin Vuhan nuk është i saktë. Edhe në rastin e parë edhe në të dytin bëhet fjalë për përkthim të gabuar të lajmeve nga burimet e huaja, të cilat flasin për spitale të ndryshme, shkruan raskrinkavanje.ba. 

Spitali për të cilin shkruan “Daily Mail” është Qendër mjekësore në fushën Dabie, ndërtimi i të cilës ka filluar shumë herët, ndërsa përfundimi i punëve është paraparë për në maj të vitit 2020. Për shkak të epidemisë, qeveria ka vendosur të përshpejtojë punët në njërën pjesë të spitalit, që të mund të pranojë pacient të ri me koronavirus.

Spitali me të vërtetë është rregulluar për dy ditë ashtu që nga një ndërtesë e zbrazët është kthyer në një qendër klinike funksionale, por edhe në atë periudhë nuk “është ndërtuar në zonën e cila ka qenë tërësisht e zbrazët, thuhet në tekstin e raskrinkavanje.ba, duke theksuar se për verifikimet e veta, si dhe në përkthimin nga origjinali të “Daily Mail”. 

Spitali që është bërë për disa ditë në të vërtetë është improvizim i një spitali polak, ndërsa zonat e shfaqura në fotografi janë të atyre lokacioneve, thuhet në shërbimin boshnjako-kroat për luftën kundër lajmeve të rrejshme.

(meta.mk)

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.