Каllxo.com: Kurti përmbushi premtimin për përfaqësimin e grave në Qeverinë e re

 

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti realizoi premtimin për përfaqësim të grave në kabinetin e tij qeveritarë. Ai në fushatën parazgjedhore premtoi se 30% e ministrive do të udhëhiqen nga gratë.

Me 03.02.2020 Kuvendin i Kosovës votoi Qeverinë e re të Kurtit në të cilën ka gjithsej 15 ministri dhe 5 gra janë në poste ministrore. Kallxo (Kallxo.com – e cila punon në verifikimin e fakteve dhe është prodhim i bashkëpunimit në mes BIRN Kosovës dhe Internews Kosovë) analizoi këtë premtim dhe vërtetoi se numri i ministreve në Qeverinë e re është  33%, me këtë argumente premtimin e Albin Kurtit e vlerësoi si të realizuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.