Каllxo.com: Kurti përmbushi premtimin për përfaqësimin e grave në Qeverinë e re
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti realizoi premtimin për përfaqësim të grave në kabinetin e tij qeveritarë. Ai në fushatën parazgjedhore premtoi se 30% e ministrive do të udhëhiqen nga gratë.
Me 03.02.2020 Kuvendin i Kosovës votoi Qeverinë e re të Kurtit në të cilën ka gjithsej 15 ministri dhe 5 gra janë në poste ministrore. Kallxo (Kallxo.com – e cila punon në verifikimin e fakteve dhe është prodhim i bashkëpunimit në mes BIRN Kosovës dhe Internews Kosovë) analizoi këtë premtim dhe vërtetoi se numri i ministreve në Qeverinë e re është 33%, me këtë argumente premtimin e Albin Kurtit e vlerësoi si të realizuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari