I gjithë kreu shtetëror në luftë kundër dezinformimit

Është e dukshme se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si nismëtare e këtyre aktiviteteve dhe autore e Planit Aksionar për menaxhimin me dezinformatat, dëshiron që para opinionit të paraqes një frymë të bashkuar dhe të shfaq përkushtim të plotë gjatë menaxhimit të informatave të rrejshme.

Se sa është i madh interesimi i Qeverisë dhe i institucioneve shtetërore për luftën kundër dezinformatave tregon fakti se me këtë takim konstitucional, përkrah kryeministrit Zaev, ishin të pranishëm edhe ministrat nga fusha e sigurisë – për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Damjan Mançevski. Të pranishëm kanë qenë edhe drejtorët e institucioneve të sigurisë siç janë të Agjencisë për Siguri Nacionale, Agjencia për Kundërzbulim dhe Agjencia Tekniko-Operative. Në takim ishin të pranishëm dhe patën mundësi t`ju drejtohen të pranishmëve edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Takimin e udhëhoqi ministri për llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski. Ai në disa raste përsërit se qëllimi i këtij grupi veprues është kryesisht që të koordinojë aktivitetet të cilat janë nën kompetenca të institucioneve shtetërore, duke shtuar se të gjithë masat e sigurisë të cilat do të zbatoheshin në suaza të luftës kundër informacioneve të rrejshme, po ashtu, kryesisht kanë të bëjnë me institucionet shtetërore. Qëllimi ka qenë që të sqarohet se Qeveria nuk ka për qëllim të përzihet në punën e mediumeve, as që do të zbatohet masa të cilat mund të protokollohen si tentim për censurë, për çka kishte edhe kritika nga ana e institucioneve gazetareske kur në qershor të këtij viti për herë të parë u prezantuar Plani Veprues për luftën kundër dezinformatave. 

Popovski shtoi edhe inicimin e masave të ashtuquajtura proaktive, por ato duhet të dalin prej debateve më të gjera gjithpërfshirëse në të cilën do të përfshihen “të gjithë palët e prekura dhe të interesuara – mediumet dhe shoqatat mediatike dhe civile, por edhe gazetarë dhe individ të cilët janë pozicionuar kundër të keqes së quajtur lajme të rrejshme, të cilat rrezikojnë demokracinë”.

Tashmë përgjatë muajt të ardhshëm Qeveria e RMV do të organizojë mbledhje, takime punuese, debate, tribuna, punëtori si mundësi që të japin kontributin e tyre – u shpreh Popovski, duke shtuar se “Qeveria do të pranojë dhe do të merr pjesë në mënyrë aktive në të gjithë iniciativat e ngjashme të organizuara nga organizata relevante, të cilat do të kyçen në përgatitjen e luftës kundër shpërndarjes së lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave.”

Kryeministri Zoran Zaev, si shembull gjatë fushatës me lajme të rrejshme dhe dezinformata përmendi atë, e cila u shpërnda gjatë kohës së negociatave dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, sikurse edhe përgjatë referendumit, për të cilën tha se ka pasur qëllim “që të dezinformojë qytetarët dhe përmes fakteve të rrejshme dhe të shtrembëruara të dekurajojë që të dalin në votim me qëllim të diskreditimit të referendumit, ndërsa intensitet më të madh ka pasur gjatë kohës së vet referendumit”.

Më së shpeshti bazohet në segmente të zgjedhura nga anëtarët e marrëveshjes të cilët i dhanë kuptime të reja përmes spekulimeve të cilat kanë qenë të prezantuara si fakte për tu paraqitur nën dritën e gabuar me anë të deklaratave provokuese. Tezat që u plasuan në opinion ishin: “humbin identitetin” dhe “po fshihet gjithçka çka është maqedonase”, “Greqia shkroi non-paper me amendamente kushtetuese të cilat duhet të zbatojë Qeveria”, “ndryshohen kodet ndërkombëtare dhe shkurtesat”, “ka përfunduar – gjuha do të jetë maqedonase-veriore”, ishte edhe një prej titujve, (…), “po fshihet ASNOM nga Kushtetuta” ose “marrëveshja nuk do të votohet në Greqi”, “do të ndryshohet emri dhe do të bëhemi të varur”, “Greqia nuk do të nënshkruaj marrëveshjen në të ardhmen”… Gënjeshtra, të pavërteta, dezinformata,përfundoi Zaev.

Kah fundi i daljes së tij kryeministri Zaev përshëndeti edhe iniciativën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Odës Ekonomike dhe Këshillit për Etikë në Mediume, për iniciativën e themelimit të regjistrit të mediumeve profesionale online me të cilat do të shfaqen në opinion portalet të cilat e përmbushin kriteret për të qenë mediume, siç janë ato të cilët mbështesin kodin gazetaresk gjatë punës së tyre dhe që njihen për transparencë dhe autorësi.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.