Kanë filluar aktivitetet për të ndihmuar gratë sipërmarrëse në mjediset rurale

Foto: Bujqësia është e ardhmja jonë - Flickr

 

Gjatë vitit 2016 LSDM në programin e tyre zgjedhor dha premtimin në vazhdim, të cilin vlerësojmë se është “duke u realizuar”:

Do të realizojmë programe për të ndihmuar zhvillimin e grave-sipërmarrëse në mjediset rurale. Do të realizojmë trajnime dhe aftësime, si dhe do të jepet ndihmë financiare pa kthim.  

[Burimi: Plani për jetë në Maqedoni/ ueb-faqja e LSDM – data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Në programin parazgjedhor të LSDM qeverisës në fillim, në faqe 64, është dhënë premtim konkret i cili hynë në fushën e mbështetjes në sektorin privat si bartës i zhvillimit ekonomik, dhe ka të bëj me gratë. Konkretisht, bëhet fjalë për të ndihmuar gratë sipërmarrëse në mjediset rurale, që do të thotë se nëse vijnë në qeveri do të t’i ndihmojnë me ndihmë të pakthyeshme, si dhe trajnime dhe aftësime.

Premtimi i njëjtë në një formë më të shkurtër është dhënë edhe në Programin për punën e Qeverisë 2017-2020. faqen 24 në pjesën e të drejtave të njeriut, në pasazhin e fundit është vendosur ky aktivitet programor:

Qeveria do të realizojë programe për të ndihmuar zhvillimin e grave-sipërmarrëse në veçanti në zonat rurale. 

Ky premtim i LSDM, si dhe aktiviteti programor i vendosur në programin për punën e Qeverisë, nuk kanë afat kohor për realizim. Deri më tani, me kërkimet në internet dhe nëpër sajtet qeveritare, nuk mund të gjendet se diçka nuk është realizuar në këtë plan, deri par disa ditësh.

Pas përfundimit të seancës së Qeverisë nr. 136, është komunikuar se me propozim të Ministres për Bujqësi, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe në bashkëpunim me organizatën UN Women, organizatë e ON kushtuar barazisë gjinore, është pranuar plotësimi i Programit për zhvillim rural me masën e re. Në komunikatë, pas mbajtjes së seancës me 21.05.2019, mes tjerash, thuhet:

 Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujësjellës, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe UN Women, propozoi, ndërsa Qeveria pranoi Propozim – programin për modifikim të Programit Kombëtar për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural, me ndryshim parashihet mbështetje financiare e pakthyeshme me lartësi prej 180 mijë denarë investime, të cilët do të mundësojnë zhvillimin e zonave rurale 

Sipas sqarimit dhe konkretizimit që e kërkuam nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujësjellës, masa do të ndërmerret në mënyrë aktive periudhën e verës dhe do të zbatohet me fushatë përkatëse nga ana e Ministrisë:

Është duke u përgatitur rregullorja me të cilin ministri do t’i përshkruar kushtet për implementimin e kësaj mase. Sapo të përfundojnë këto aktivitete do të publikohet masa, gjatë periudhës së verës. Ndihma është prej 3000 euro sipas IMARD programit. Me implementimin e kësaj mase, edhe pse bëhet diskriminim pozitiv, përsëri pritet të ketë efekt, para së gjithash në rritjen numrit të grave sipërmarrëse në mjedise o rurale, të cilat janë anëtare të fermave bujqësore, inkurajimin dhe përfshirjen e tyre aktive në këtë sektor. Nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit do të zbatohet dhe fushata në terren për promovimin e mundësive që i ofron kjo masë, si dhe ndihma rreth përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm – thuhet në përgjigjen që e morëm nga Ministria.

Për shkak të argumenteve të paraqitura mund të vlerësohet se është filluar me aktivitete konkrete për realizimin e premtimit parazgjedhor të LSDM-së, dhe për këtë e merr vlerësimin “duke u realizuar”. 

BURIME:

 

Оцени: Tео Блажевски

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.