Nuk është formuar qendër për testimin e gjuhëve të huaja dhe shkathtësive kompjuterike
Premtim: Formimi i qendër për testim të njohurive në gjuhët e huaja dhe shkathtësitë kompjuterike.
[Programi zgjedhor i BDI-së në zgjedhjet parlamentare 2016, data: dhjetor 2016 ]
ARSYETIM:
Në programin zgjedhor me të cilën BDI doli në zgjedhjet e fundit parlamentare, në pjesën “Administrata publike” është dhënë premtimi për “formimin e qendrës për testim të njohurive në gjuhë të huaja dhe shkathtësi kompjuterike” për të punësuarit në administratë.Ky premtim i BDI-së është i parealizuar.
“Vërtetmatësi” kontaktoi qendrën për trajnime në suaza të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, prej ku deklaruan se nuk ka një qendër të tillë dhe se tani për tani një gjë e tillë nuk do të zbatohet. Prej aty na thanë se nuk ka një qendër e cila do të testojë njohjen e gjuhëve të huaja ose shkathtësive kompjuterike, por vetëm vlerësohet kapaciteti profesional i administratorëve.
Gjatë verifikimit të faqes së kësaj Ministrie, po ashtu nuk gjetëm ndonjë informacion për ndonjë plan implementimin e një qendre të këtillë në të ardhmen.
Edhe gjatë kërkimit në internet, nuk mund të gjendet ndonjë informacion se planifikohet “krijimi i qendër për testim të njohjes së gjuhëve të huaja dhe shkathtësive kompjuterike”.
Një premtim i këtillë nuk gjendet as në “Planin 3-6-9” të qeverisë, as në reformat administrative të cilat janë promovuar publikisht, as edhe në planin për Qeverinë 2016-2020.
Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të konstatohet se ky premtim i BDI-së, për krijimin e qendrës për testim të njohjes së gjuhëve të huaja dhe shkathtësive kompjuterike, nuk është realizuar.
BURIME:
- Платформа 2016-2020 на ДУИ за парламентарните избори 2016 [проверено на 12.11.2018]
- Вистиномер (17.11.2017) Што сработи Владата во првата фаза од реформскиот „План 3-6-9“[проверено на 12.11.2018]
- План 3-6-9 [проверено на 12.11.2018]
- Програма за работа на Владата 2017-2020 [пристапено на 12.11.2018]
- Веб-страница на МИО [проверено на 12.11.2018]
- План за стратегијата во јавната администрација [проверено на 12.11.2018]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari