VMRO-DPMNE: Lidhje me autostradë ndërmjet Kumanovës dhe Kriva Pallankës

Aksi rrugor Kriva Pallankë – Romanovc ka gjatësi prej 60 kilometrash. Është i ndarë në dy pjesë, edhe atë: prej Romanvcit deri në Stracin në gjatësi prej 35 kilometrash dhe prej Stracinit deri në Kriva Pallankë me gjatësi prej 25 kilometrash. Trasa e kësaj autostrade fillon prej hyrjes perëndimore në Kriva Pallankë dhe vazhdon në veri deri në Stracin, pastaj në jug dhe në lindje prej Kumanovës, që të ngjitet me autostradën ekzistuese me pagesë rrugore, M-1, në jug të Romanovcit. Me këtë zgjidhje në formë të autostradës parashihet ndërtimi i rrugës me nga 2 korsi me gjerësi prej 3,75 metrash dhe nga një korsi për ndalje me gjerësi prej 2,5 metrash në secilin drejtim. Vlera e projektit është afro 273 milionë euro. [Afati për ndërtim nëpërmjet koncesionimit: 2013 – 2018, afati për rehabilitim, përmirësim dhe zgjerim: 2014-2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.