Banorët e Prilepit me stacion të ri të autobusëve
На 20.08.2017 година, генералниот секретар на ВМРО-ДПМНЕ, Христијан Мицкоски, најави дека во наредниот период, сите градоначалници на ВМРО-ДПМНЕ ќе дададт отчет за сработеното. Притоа, Мицкоски наброија дел од покрупните реализирани проекти на градоначалниците, меѓу кој и изградбата на новата автобуска станица во Прилеп
PREMTIM: Projekt – Ndërtimi i qendrës bashkëkohore transportuese me hotel, stacion autobusi dhe hekurudhe dhe me transport publik. Parashihet ndërtimi i stacionit të autobusëve për komunikacion lokal, ndërqytetor dhe ndërkombëtar, si pjesë e qendrës transportuese. Poashtu, do të ndërtohen edhe përmbajtjet ndihmëse të stacionit i cili duhet që të ndërtohet në këtë parcelë, me çka nënkupton objekte infrastrukture ndihmëse, objekte hotelierike, njësi të vogla biznesi, shitore për zbukurime, stacion gazi dhe hapësirë për parkim. Projektin do ta realizojë investitor privat, ndërsa vetë realizimi do të thotë edhe hapje e 60 vendeve të reja të punës. Detyrimi i komunës është lidhja e infrastrukturës komunale ekzistuese. Buxheti për realizimin e detyrimeve të Komunës: 2 milion denarë. Burimi mjeteve: buxheti i Komunës. Afati për realizim: viti 2013.
ARSYETIM:
Premtimi për ndërtimin e stacionit të autobusëve është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Prilepit, Marjan Risteski, për zgjedhjet lokale të viteve 2013-2017. Projekti është pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për këtë qytet (faqe 20), të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Prilep më të mirë!”. Me 21.11.2012, portali Faktor publikoi informacion se në Prilep hapet stacioni i ri i autobusit të cilin do ta menaxhoj “Pellagonija bus”.
Komuna Prilep sot në ankand elektronik shiti parcelën me sipërfaqe prej 5.300 metra katror te stacioni hekurudhor, në të cilin do të ndërtohet qendra e transportit me stacion të ri autobusi. Si blerës u paraqit Sanja Shestakova, e cila informoi se stacioni do të lëshohet vitin e ardhshëm, ndërsa do të ndërtohet në sipërfaqe prej 500 deri në 700 metra katror, ku do të vendosen të gjithë objektet e nevojshme dhe hapësirë për stacion autobusi.
Me 19.06.2013 Veçer informoi se ka filluar ndërtimi is stacionit të ri të autobusit në Prilep, gjegjësisht se është vendosur gur themeli.
Në Prilep filloi ndërtimi i stacionit të ri të autobusit. Gur themelin e vendosën ministri për Transport dhe Lidhje, pronarët dhe kryetari i komunës Marjan Risteski para një numri të madh të qytetarëve.
Me 03.07.2014, nj; pjesë e mediumeve deklaruan se Prilepi u bë me stacion të ri të autobusëve.
Banorët e Prilepit prej ditës së sotme për transport ndërqytetor do të shfrytëzojnë stacionin e ri të autobusëve. Ky objekt i cili në masë të madhe do të sjell zhvillim të mëtejmë ekonomik i përmbush të gjithë standardet e nevojshme dhe paraqet një njësi funksionale të një qendre bashkëkohore transportuese, informon Mkd.mk.
Me 20.08.2017, sekretari shtetëror i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lajmëroi se në periudhën e ardhshme, të gjithë kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së do të japin llogaridhënie për atë që është punuar. Kështu, Mickoski numëroi një pjesë të projekteve më të mëdha të realizuar nga kryetarët e komunave, mes të cilëve është edhe ndërtimi i stacionit të ri të autobusëve në Prilep.
Ose më konkretisht jemi vetëm pjesë e projekteve më të mëdha në disa komuna më të mëdha:… në Komunën e Prilepit është ndërtuar stacioni i ri i autobusëve, tregu i qytetit, rikonstruktimi i tërësishëm i Stacionit hekurudhor…, publikoi Kurir.
Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të përfundohet se ndërtimi i stacionit të ri të autobusëve nga kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski është premtim i realizuar.
BURIME:
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013-2017 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобар Прилеп!“ (стр.20) [Пристапено на 24.08.2017]
- Фактор (21.11.2012) – Никнува нова автобуска станица во Прилеп, ќе ја менаџира „Пелагонија бус“ [Пристапено на 24.08.2017]
- Вечер (19.06.2013) – Прилеп гради нова автобуска станица [Пристапено на 24.08.2017]
- Тајм.мк (03.07.2014) – Прилеп доби нова модерна автобуска станица [Пристапено на 24.08.2017]
- Мкд.мк (03.07.2014) – Прилеп доби нова автобуска станица [Пристапено на 24.08.2017]
- Курир.мк (20.08.2017) – Мицкоски: ВМРО-ДПМНЕ со отчет, градоначалниците сработеа 10.359 проекти за граѓаните [Пристапено на 24.08.2017]
- Официјална веб страна на Општина Прилеп [Пристапено на 24.08.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari