Banorët e Kavadrit mbetën pa kopsht zoologjik

Kopshti zoologjik në Kavadar në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar. Foto: Faqja e facebookut të Komunës së Kavadarit.

Projekt: Ndërtimi i kopshtit zoologjik shkollor si pjesë përbërëse e parkut të qytetit. 

Kopshti zoologjik do të jetë për të miturit, ku do të mund që të njihen me kafshët e anës sonë. (Afati: viti 2014)

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e kopshtit zoologjik shkollor si pjesë e parkut të qytetit në Kavadar është pjesë e programit parazgjedhor të kryetarit të komunës së Kavadarit, Aleksandër Panov, në zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017. Ky premtimi i Panov, i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, është i parealizuar.

Ka fundi i viteve të pesëdhjeta deri në fillim të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, në parkun e qytetit në Kavadar ka pasur Kopsht zoologjik, i cili ka qenë shumë i vizituar. Sipas kontrolleve të “Vërtetmatësit”, premtimi i kryetarit Panov se banorëve të Kavadarit do t’jua kthej kopshtin zoologjik, ka mbetur vetëm në letër.

Me 15.11.2016, Fokus doli me shkrimin: “Kavdarasit deri te kryetari i komunës: Cano, ku është ujku?”

Kavadari ka pasur kopsht Zoologjik. Pikërisht për këtë me kërkesë të qytetarëve, dhe si diçka që është pjesë e ardhme në programin e VMRO-DPMNE-së për këto zgjedhje lokale, është ky kopsht zoologjik, i cili do të jetë këtu, në vendin e vjetër, në parkun e qytetit. Bëhet fjalë për kopshtin e fëmijëve i cili fëmijët tani do t’i njoftojë me gjithë mbretërinë e kafshëve në Republikën e Maqedonisë dhe të Ballkanit. Me këtë do të pasurojmë fondin e dijes së fëmijëve tanë, premtoi Panov që para tre viteve. 

Teksti në të vërtetë është i inspiruar nga shkrimi i publikuar një ditë më parë në sajtin Tikveshija, në të cilin kavadarasit e pyesin Panovin se ku është kopshti zoologjik. Në suaza të shkrimit të publikuar dhe videos në të cilin dëgjohet se si Panov e ka dhënë premtimin edhe atë nga lokacioni ku është paralajmëruar se do të ndërtohet kopshti për të cilin ka edhe projekt.

Kur vinë zgjedhjet premtohet gjithçka, edhe budallallëqe dhe punë joreale. Një premtim i tillë është edhe ai i vitit 2013 në fushatën e zgjedhjeve lokale të kryetarit aktual. Cano premtoi, paramendojeni, se do të ndërtojë kopsht zoologjik në parkun e qytetit.

Në llogaridhënien për atë që është punuar që kryetari i komunës i ka dhënë në vitin 2014 dhe 2016, askund nuk përmendet kopshti zoologjik.

Prej këtu mund që të përfundohet se ky premtim i Panov. për kopshtin zoologjik është i parealizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.