Recension: Kasaphanë e profesoreshës ndaj nxënësve, ndërsa nxënësit tjerë kënaqeshin me pamjen

Професорка-касапеше-ученици-а-нивните-соученици-уживаа-во-глетката-I-Сител-Телевизија-crop-resize

Me vetë publikimin e leksionit gazetaresk për publikimin e fotografisë në mediume , shpjeguam se fotografia gazetareske mund të ngjall emocione të forta tek lexuesit. Tash kemi recesensuar një tekst të tillë, ku përmbajtja e plotë, gjegjësisht është në vetë fotografinë dhe videon. A kemi të drejtë kur themi se shqetëson dhe ngjall emocione  të forta, madje frikë dhe rrëqethje, shikoni vetë.

Çfarë është më e keqja, mund të shkaktojë që dikush vetë të përpiqet të bëj këtë eksperiment dhe të vuaj, ai/ajo – ose ndonjë i afërm i tyre.

FireShot Screen Capture #095 - 'ВИДЕО_ Професорка касапеше ученици, а нивните соученици уживаа во глетката I Сител ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: Profesoresha masakronte nxënës, kurse nxënësit tjerë u kënaqeshin me pamjen

Data dhe koha e publikimit: 14.01.2014,  19:15

Data e recensionit: 18.01.2014

Recensues: Aleksandar Pisarev

Vërtetësia:  Kush e di nëse kjo është e vërtetë apo jo? Nuk ka asnjë lajmë nga ku janë marrë lajmi dhe videoja.  Teksti në rusisht,  që shihet në video, na bëri pak të lundrojmë në internet. Arritëm që gjejmë disa sajte ruse në Youtube . Bëhet fjalë për një eksperiment të realizuar në një shkollë, ku kemi një reaksion në mes alkoolit dhe jodit. Mediumi mund të na udhëzoj tek këto sajte nga ku është marrë informacioni.

Burimet e informatave: Nuk ka burim të informatave që është një lëshim serioz i mediumit kur bëhet fjalë për këtë lloj të informatave , ku në mënyrë eksplicite  shfaqen fotografi dhe incizime shqetësuese.

Përmbajtësia: Informata nuk ka asnjë përmbajtje, thjeshtë transmetohen fotografi dhe video. Autori gjithë përmbajtjen ka mund ta shfaq në mënyrë tjetër, duke shpjeguar në fillim nxënësve në mënyrë plastike   përfitimet e eksperimenteve dhe reaksioneve kimike dhe zbatimin e tyre në industrinë e filmit.

Kualiteti i titullit: Tejet shqetësues dhe sensacional, vokabulari i përdorur në titull nuk i ngjan një mediumi.

Fotografia: Fotografia, në të vërtetë është më shqetësuese . Shikuesi nuk  mund të supozoj çka vijon pas momentit kur profesoresha  me thike të madhe afrohet teka venat e nxënësit. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për portal, ekipi redaktues ka mund të merr disa masa që ti mbrojë dhe paralajmëroj vizitorët për përmbajtjen shqetësuese.

Përfundimi: A mundet një vendosje dhe përmbajtje e tillë të ngjallim interes publik? Gjithsesi jo. Kurse, përmbajtja mund të jetë shumë  interesante në qofte se mediumi paraprakisht shpjegon dhe paralajmëron publikun së për çfarë bëhet fjalë . Redaktuesi ka mund të vë paralajmërim për të mbrojtur publikun adoleshentë dhe fëmijët.

Pa marrë parasysh s bëhet fjalë për eksperiment ose trik filmik në të cilin “ Profesoresha masakronte nxënës, kurse nxënësit tjerë u kënaqeshin me pamje”,  shkrimi në një mënyrë nxit sjellje të dhunshme. Përveç kësaj, vokabulari i përdorur  “ Profesoresha masakronte nxënës”…  shkel nenin 15 të Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 15

Gazetarët duhet ta kultivojë kulturën dhe etikën e të folurit. Është e papranueshme për profesionin gazetarisë komunikimi i pa aplikuar me publikun.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.