Recension: Kasaphanë e profesoreshës ndaj nxënësve, ndërsa nxënësit tjerë kënaqeshin me pamjen
Me vetë publikimin e leksionit gazetaresk për publikimin e fotografisë në mediume , shpjeguam se fotografia gazetareske mund të ngjall emocione të forta tek lexuesit. Tash kemi recesensuar një tekst të tillë, ku përmbajtja e plotë, gjegjësisht është në vetë fotografinë dhe videon. A kemi të drejtë kur themi se shqetëson dhe ngjall emocione të forta, madje frikë dhe rrëqethje, shikoni vetë.
Çfarë është më e keqja, mund të shkaktojë që dikush vetë të përpiqet të bëj këtë eksperiment dhe të vuaj, ai/ajo – ose ndonjë i afërm i tyre.
Linku deri te artikulli origjinal: Profesoresha masakronte nxënës, kurse nxënësit tjerë u kënaqeshin me pamjen
Data dhe koha e publikimit: 14.01.2014, 19:15
Data e recensionit: 18.01.2014
Recensues: Aleksandar Pisarev
Vërtetësia: Kush e di nëse kjo është e vërtetë apo jo? Nuk ka asnjë lajmë nga ku janë marrë lajmi dhe videoja. Teksti në rusisht, që shihet në video, na bëri pak të lundrojmë në internet. Arritëm që gjejmë disa sajte ruse në Youtube . Bëhet fjalë për një eksperiment të realizuar në një shkollë, ku kemi një reaksion në mes alkoolit dhe jodit. Mediumi mund të na udhëzoj tek këto sajte nga ku është marrë informacioni.
Burimet e informatave: Nuk ka burim të informatave që është një lëshim serioz i mediumit kur bëhet fjalë për këtë lloj të informatave , ku në mënyrë eksplicite shfaqen fotografi dhe incizime shqetësuese.
Përmbajtësia: Informata nuk ka asnjë përmbajtje, thjeshtë transmetohen fotografi dhe video. Autori gjithë përmbajtjen ka mund ta shfaq në mënyrë tjetër, duke shpjeguar në fillim nxënësve në mënyrë plastike përfitimet e eksperimenteve dhe reaksioneve kimike dhe zbatimin e tyre në industrinë e filmit.
Kualiteti i titullit: Tejet shqetësues dhe sensacional, vokabulari i përdorur në titull nuk i ngjan një mediumi.
Fotografia: Fotografia, në të vërtetë është më shqetësuese . Shikuesi nuk mund të supozoj çka vijon pas momentit kur profesoresha me thike të madhe afrohet teka venat e nxënësit. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për portal, ekipi redaktues ka mund të merr disa masa që ti mbrojë dhe paralajmëroj vizitorët për përmbajtjen shqetësuese.
Përfundimi: A mundet një vendosje dhe përmbajtje e tillë të ngjallim interes publik? Gjithsesi jo. Kurse, përmbajtja mund të jetë shumë interesante në qofte se mediumi paraprakisht shpjegon dhe paralajmëron publikun së për çfarë bëhet fjalë . Redaktuesi ka mund të vë paralajmërim për të mbrojtur publikun adoleshentë dhe fëmijët.
Pa marrë parasysh s bëhet fjalë për eksperiment ose trik filmik në të cilin “ Profesoresha masakronte nxënës, kurse nxënësit tjerë u kënaqeshin me pamje”, shkrimi në një mënyrë nxit sjellje të dhunshme. Përveç kësaj, vokabulari i përdorur “ Profesoresha masakronte nxënës”… shkel nenin 15 të Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë.
Neni 15
Gazetarët duhet ta kultivojë kulturën dhe etikën e të folurit. Është e papranueshme për profesionin gazetarisë komunikimi i pa aplikuar me publikun.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari