VMRO-DPMNE: Projekti “Kujdesemi për investitorët”

Në periudhën 2011-2015, presim që të realizohet një cikël i ri investimesh i cili do t’i japë shtytje serioze ekonomisë maqedonase: Procedurat e thjeshtuara për ndërtim prej 21 në 3, gjegjësisht 4 hapa janë impulsi i parë i fuqishëm për fillimin e ciklit të ri të investimeve; Çmimi fillestar prej 1 euro për metër katror për shitjen e tokës së pandërtuar shtetërore qo dë të dedikohet për objekte ekonomikе, shtëpi, qendra për blerje me shumicë-distributive dhe hotele dhe veprimtari të tjera komerciale dhe shërbyese, ndërsa impulsi i dytë i fuqishëm për fillimin e ciklit të ri të investimeve; Çmimi i zvogëluar për privatizimin e tokës për firmat prej 1 deri në 5 euro për metër katror është impulsi i tretë i fuqishëm për fillimin e ciklit të ri të investimeve. Me pronësinë private mbi tokën, firmat do të mund të zgjerojnë veprimtarinë ndërtime shtesë, mbindërtime dhe investime të tjera, të marrin kredi nga ndonjë bankë duke e vënë në hipotekë tokën, etj. Do të vazhdojmë me vlerësimin e rregullt të lëhtësimeve fiskale që ua ofrojmë investitorëve të jashtëm në TIRZ për përforcimin dhe përmirësimin e pozitës tonë konkurruese në raport me vendet e rajonit dhe më gjerë; Do të formohet një organ i centralizuar për partneritet publik-privat me qëllim të krijimit të një qendre për dije në lidhje me procesin e ndarjes dhe të përcjelljes së projekteve nga fusha e partneritetit publik-privat. Në minisritë kompetente do të formojmë njësi punuese për përcjelljen dhe implementimin e procedurave nga fusha e partneritetit publik-privat; Do të krijojmë një bazë interaktive të parcelave dhe objekteve industriale që nuk shfrytëzohen, të cilat do t’ua ofrojmë investitorëve, me çka do të sigurojmë kushte për fillim të aktiviteteve të biznesit në to, në afat sa më të shkurtër kohor. [Afati: 2012]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.