VMRO-DPMNE: Të shkathtë dhe kompetentë

ВМРО-ДПМНЕ: Вешти и компетентниJemi dëshmitarë se në tregun e punës gjithnjë e më shumë kërkohet kuadër me njohuri, shkathtësi dhe komptenca të zbatueshme, gjegjësisht kuadër që menjëherë mund të fillojë me punë, qoftë si të pavarur, ose si pjesë e ekipit. Mungesa e shkathtësive në krahasim me përqindjen e lartë të regjistrimit, në sistemin arsimor është problem global. Në rekomandimet e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, poashtu konstatohet se “mbi një e treta e fuqisë punëtore evropiane (80 milionë njerëz) ka shkathtësi të nivelit të ulët, ndërsa vlerësohet se deri në vitin 2010, pothuajse 50% e vendeve të reja të punës do të kërkоjnë nivel terciar të kualifikimit (arsim të lartë), nën 40% do të kërkojnë arsim të mesëm më të lartë dhe vetëm 15% do të kërkojnë arsim elementar”. Për rritjen e nivelit të kompetencave që fitohen gjatë procesit arsimor, do të punojmë intenzivisht për:

*Futjen e ndërmarrësisë në programet e të gjitha niveleve. Byroja për zhvillimin e arsimit do të përpilojë program për lëndën e re zgjedhore Ndërmarrësia, të cilin nxënësit do të mund ta zgjedhin në ciklin e tretë të arsimit fillor (prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë). Poashtu, në arsimin e mesëm, përveç lëndës së detyrueshme Biznesi dhe ndërmarrësia (e detyrueshme në vitin e katërt të arsimit në gjimnaz), nxënësit e shkollave të mesme do të kenë edhe lëndë zgjedhore Ndërmarrësia, në vitin më të përshtatshëm, varësisht nga drejtimi i tyre. Institucionet e arsimit të lartë do të inkurajohen të akreditojnë programe studentore, ku si lëndë e detyrueshme ose zgjedhore do të ofrohet lënda e Ndërmarrësisë;

* Rritjen e kompetencave dhe efektivitetit të kuadrit arsimor. Do të punojmë për avancimin e vazhdueshëm profesional të arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme, duke e futur sistemin e zhvillimit të karrierës, me theks të veçantë në kompetencat praktike të cilat i kanë arsimtarët dhe aftësinë e tyre që ato t’ua bartin nxënësve;

* Përcjelljen e rezultateve dalëse nëpërmjet indikatorëve të OECD-së. Shih projektin “Sistemi për përcjelljen e indikatorëve të OECD-së “;

* Investimin në stimulimin e rezultateve dalëse në institucionet arsimore. Institucionet arsimore do të stimulohen me ndonjë lloj shpërblimi në formë të furnizimit me pajisje të reja dhe të ngjashme, duke u bazuar në indikatorët kombëtarë (matura, garat shtetërore etj.), si dhe nga pjesëmarrja në vlerësime ndërkombëtare (TIMSS, PISA, PIRLS e të ngjashme);

* Investimin në teknologjinë arsimore për arsim profesional. Në vazhdimësi do të sigurojmë pajisje laboratorike për arsimin e mesëm profesional për realizimin e mësimit praktik, si dhe mjete didaktike dhe mësimore në arsimin e mesëm në përgjithësi. Për arsimin e mesëm, do të vazhdojmë me pajisjen e laboratorive për veprimtari shkencore dhe aplikative;

* Krijimi i raportit të partneritetit me ekonominë dhe stimulimin e ekonomisë për pjesëmarrje në përvetësimin e kompetencave të larta nga nxënësit dhe studentët. Në bashkëpunim me odat ekonomike, nxënësve dhe studentëve do t’u mundësojmë më tepër punë praktike gjatë mësimit dhe studimit, si dhe një pjesë sa më e madhe e mësimit të realizohet nga persona të dalluar profesionalë nga praktika (mësim klinik). Me këtë, do të jenë më konkurrentë në tregun global të punës, ndërsa vetë sistemi arsimor do të ketë informata të dorës së parë për nevojat e ekonomisë për kuadër;

* Përforcimin e institucioneve arsimore për sigurimin e kualitetit. Ministria për arsim dhe shkencë, Inspektorati shtetëror i arsimit, Inspektorati shtetëror për provime, Qendra për arsim profesional dhe trajnim, dhe Qendra për arsim të të rriturve janë institucione bartëse në sistemin për sigurimin e kualitetit në arsim. Me përforcimin e tyre do të mundësojmë aktivitet më të gjerë të tyre në terren që të mund të sigurohemi se niveli i kompetencave që e fitojnë nxënësit dhe studentët, me të vërtetë është ai që është paraparë me programet mësimore dhe atë që e kërkon tregu i punës;

* Miratimin e kornizës kombëtare për kualifikime. Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozim të Ministrisë për arsim dhe shkencë do ta miratojë Kornizën kombëtare për kualifikime. Kjo kornizë, e cila paraprakisht do të përgatitet nga Ministria për arsim dhe shkencë, në bashkëpunim me institucionet kompetente, si dhe me odat ekonomike dhe zejtare, dhe e cila do të harmonizohet me sistemet evropiane të kualifikimeve, do t’i përcaktojë në mënyrë të saktë shkathtësitë dhe kompetencat për profesione dhe drejtime të caktuara. Vetëm duke i ndjekur këto hapa do të arrihet që kuadri i cili del nga institucionet tona arsimore, pavarësisht nga niveli, t’i ketë njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e nevojshme që të jenë konkurrentë në tregun global të punës.

Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.