VMRO-DPMNE: Projekti “ARM-ja – shtëpia ime e vërtetë”

ВМРО-ДПМНЕ: Проект „АРМ – мој вистински дом“Do të vazhdojmë me projektin “ARM-ja – shtëpia ime e vërtetë” dhe me ndërtimin e banesave dhe shtëpive për pjesëtarët e armatës. Në bazë të interesit të shprehur nga pjesëtarët e ARM-së, dhe pas miratimit të PDU-ve nga ana e komunave, në fazën e parë është paraparë ndërtimi i banesave në: Shkup, Kumanovë dhe në Tetovë. Në fazat e ardhshme të këtij projekti, në përputhje me interesin e pjesëtarëve të ARM-së banesa do të mund të ndërtohen në lokacione që tashmë janë siguruar në: Veles, Kërçovë, Prilep dhe në Shtip. Në periudhën e ardhshme, në përputhje me interesin e shprehur dhe mundësitë për urbanizim të sipërfaqeve të pashfrytëzuara, këtë projekt do ta zhvillojmë edhe me ndërtimin e lagjeve të planifikuara të përbëra nga objekte individuale për banim – shtëpi. Me këtë projekt, për herë të parë, pjesëtarëve të ARM-së do t’u mundësohet zgjidhja e çështjes së banimit me kushte jashtëzakonisht të volitshme, edhe atë: çmim jashtëzakonisht i ulët dhe kreditim afatgjatë pa kamatë me grejs-periudhë, prej fillimit të ndërtimit e deri te hyrja në banesë.

Arsyetim:

Ministria për mbrojtje ka publikuar shpallje interne për blerje të banesës në pronësi private nga ana e pjesëtarëve të ARM-së. Por, sipas informatave, aktivitetet e projektit kanë filluar vetëm në Shkup, edhe ato janë në fazën fillestare. [Аzhurnuar më: 29.03.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.