VMRO-DPMNE: Projekti “Rezerva aktive”

Nëpërmjet projektit “Rezerva aktive”, duke filluar nga viti 2011 do të fillojmë me plotësimin e përbërjes rezerve të ARM-së, me ushtarët e mëparshëm profesionalë, të cilëve u përfundon shërbimi në ARM me plotësimin e moshës së paraparë ligjore prej 38 vjetëve. Kjo kategori e ushtarëve profesionalë do të jetë pjesë e rezervës aktive të për 12 vjet, gjegjësisht deri sa t’i mbushin 50 vjet, për çka do të marrin kompensim mujor në lartësi prej 7.500 deri në 8.500 denarë, që në periudhë prej 12 vjetësh do të kapte vlerën prej rreth 18.000 eurosh. Në qoftë se i plotësojnë kushtet e parapara, pjesëtarët e rezervës aktive do të mund të marrin pjesë edhe në misione paqeruajtëse jashtë RM-së. [Afati: fillimi i projektit 2011]

Arsyetim:

Dispozitat e këtij projekti janë përfshirë në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë. [Аzhurnuar më: 29.03.2012]

Linke:

Pravo.org: Ligji për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë. [Qasur më: 29.03.2012]

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.