VMRO-DPMNE: Sistem një sportel për mbyllje vullnetare të firmës

Do të mundësojmë procedurë të shpejtuar për mbyllje vullnetare të firmës, që do të mundësojë likuidim të shpejtë, efikas dhe ekonomik. Do të parashohim procedurë më të shpejtë për fshirje të organizatave që kanë borxhe të papaguara. Në qoftë se likuidatori konstaton se nuk ka asnjë kërkesë të paraqitur, pasi të kalojnë 30 ditë nga dita e shpallje së fundit për likuidim, organizata do të fshihet në afat prej 7 ditëve. Në kuadër të Gjilotinës rregullatore i shkurtojmë afatet për shpallje të procedurës për likuidim: në vend prej 15 deri në 30 ditë, të shpallet në afat prej 7 deri në 15 ditë. Afatet për thirrje të të emëruarve të besueshëm që t’i paraqesin kërkesat e tyre do të përgjysmohen prej 60 ditëve sa janë tani, në 30 ditë. Njëkohësisht do të parashohim afate prej disa muajsh brenda të cilëve duhet të përmbyllet procedura për likuidim dhe të kompenzohen të emëruarit e besueshëm, me çka organizata menjëherë fshihet nga regjistri tregtar i Regjistrit qendror.

Arsyetim:

Premtimet e lartëpërmendura janë realizuar.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.