Zaev premtoi zbatim radikal të propozimeve të Pribesë

Zaev, Pribe dhe Gruevski - do të përmbushen vallë propozimet nga EU? Foto: Google/Flickt

Кога ќе се срамнат сметките околу итните реформи што ѝ требаат на Македонија ја имаме следнава состојба: Груевски, кој ги има полугите на извршната и законодавната власт, на два пата за 18 месеци ветуваше нивно спроведување, а во пракса не стори ништо или многу малку. Зоран Заев, кој е во опозиција и ја нема извршната моќ, ветува нивна радикална примена доколку ја освои власта и формира стабилна влада

Se kush është për zbatim të reformave urgjente në vend flasin faktet në vijim: Gruevski, i cila i kishte dhe ka frerët e qeverisë ekzekutive dhe legjislative, në dy raste  për 18 muaj premtoi zbatimin e reformave të Pribesë, ndërsa në praktik nuk bëri asgjë ose shumë pak. Zoran Zaev, i cili është në opozitë dhe nuk e ka fuqinë ekzekutive, premton ndryshim radikal të tyre nëse e merr qeverinë dhe nëse formon qeveri të qëndrueshme 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev premtoi realizim të të gjithë propozimeve që kanë dal nga raporti i diplomatit gjerman Rajnhard Pribe, përderisa lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, deri më tani nuk bërë thuajse asgjë, nuk tha asnjë fjalë për ndonjë prej propozimeve, përveç se pjesërisht për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve. Kjo mund të vërehet nga daljet e të dy liderëve dhe në programet politike të dy partive kryesore të cilat u ballafaquan në zgjedhjet e 13 dhjetorit.

Para detajeve që do të shqyrtojmë për këtë temë, së pari të rikujtojmë edhe faktet bazë se përse qytetarët e Republikës së Maqedonisë votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën me 11 dhjetor.

 

KRIZËN E KRIJOI QEVERIA

Krizën në Republikën e Maqedonisë, për të cilën shumë analist thonë se është më e thella që nga pavarësia e saj në vitin 1991, filloi me nxjerrjen jashtë kuvendit të deputetëve të opozitës në dhjetor të vitit 2012, në të ashtuquajturën “e hëna e zezë”, kur partia qeverisëse VMRO DPMNE nuk desh të dëgjoj për pengesa gjatë diskutimit të buxhetit dhe hodhi poshtë të gjithë amendamenteve të opozitës.

Në zgjedhjet e vitit 2014, po ashtu të jashtëzakonshme, opozita që në fund të ditës së zgjedhjeve nuk i pranoi rezultatet, me çka për kohë të gjatë ka bojkotuar parlamentin. Më pas, në janar të vitit 2015 ndodhi edhe afera me rastin “Puç”, me çka opinioni fillimisht u bombarduan nga qeveria, që Zoran Zaev ka dashur të ndryshojë qeverinë me dhunë, përderisa Zaev dhe opozita më pas u përgjigjën me “bombat” dhe i shfaqën opinioni se si është qeverisur në Maqedoni dhe që shumë persona kanë qenë objekt përgjimit masiv.

Kriza u bë e rrezikshme dhe e thellë aq sa duhej të të përfshihej edhe faktori i huaj për të lehtësuar dhe përshpejtuar negociatat mes partive. Gjatë kësaj krize, procedura e parë e bashkësisë ndërkombëtare ishte që të detektojë  ku ka dështuar sistemi dhe nëse problemi qëndron te ligjet ose vetëm në mënyrën e ndryshimit të ligjeve. Për këtë qëllim, nën kujdesin e  Gjermanisë, UE në Maqedoni dërgoi diplomatin me përvojë Rajnhard Pribe, i cili punoi dy muaj për rastin – prill dhe maj, gjatë të cilës, në Maqedoni qëndroi me të gjithë ndihmësit e tij disa javë. Rezultate nga detektimi në të gjitha segmentet doli i ashtuquajturi Raporti i famshëm i Pribesë, i publikuar me 19 qershor, ku për shkak të detektimit të problemeve ka edhe propozime për atë se si duhet të zgjidhen çështjet problematike. Përgjithësisht u theksuan probleme të mëdha në pesë fusha dhe atë jo vetëm për shkak të qeverisjes, por për shkak të zgjedhjeve ligjore të këqija në një pjesë të fushave. Bëhet fjalë për: 1) kontrollin e komunikimit ( DSK) ; 2) gjyqësorin dhe prokurorinë; 3) mbikëqyrje e jashtme nga trupa të pavarur; 4) mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve dhe 5) gjendja e mediumeve.

 

GRUEVSKI DY HERË PREMTON REFORMA

Pas kësaj dhe në përputhje me udhëzimet dhe vërejtjet e Unionit Evropian, që në qershor të vitit 2015 u premtuan Reformat urgjente me prioritet, të cilat duheshin të zbatohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Për herë të parë këtë e lajmëroi personalisht Nikolla Gruevski edhe atë pesë ditë pas publikimit të raportit të Pribes:

Në seancën e sotme sollën Plan për reforma të reja. Përkrah reformave ekzistuese të cilat në vazhdimësi i zbatojmë , dhe kjo është një fushë e re dhe një plan ambicioz për të cilin besoj se do të mundësohet zhvillim shtesë. Plani bazohet në bisedimet tona me UE dhe në propozimet e institucioneve evropiane ose ekspertëve, i fokusuar në zhvillimin e qeverisjes të së drejtës dhe legjislacionin zgjedhor, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Saktësisht, janë masa konkrete, me afate, bartësit e projekteve dhe qëllime të cilat duhet të përmbushen. Angazhimi i gjithë qeverisë dhe angazhimi i një ekipi të posaçëm i ministrave të cilët një herë në javë do të takohen me qëllim që të përgatiten dhe realizohen euro-reformat. 

Kjo deklaratë e Gruevskit  erdhi dy ditë pasi propozimet e Pribesë ishin në dispozicion të Qeverisë. Një muaj më pas, propozimet e Pribes dhe Komisionit Evropian, së bashku me Planin e Gruevskit, apo Reformat urgjente me prioritet, ishe shqyrtuar në Kuvend dhe u mbështetën nga deputetët. Më pas, asgjë nga këto reforma, një vit heshtje.

Gjatë kohës së “procesit të Përzhinos”, një gjë e vetme e cila u arrit edhe pse larg ideales, ishte përmirësimi i paketës ligjore rreth mënyrës së zbatimit të zgjedhjeve, përderisa me pastrimin e listës zgjedhore janë bërë vetëm disa aktivitete të suksesshme, sepse jemi dëshmitar se edhe gjatë dhe pas zgjedhjeve ka shumë ankesa edhe për votues fantom edhe për persona të cilët nuk janë në listën zgjedhore.

Pas një viti heshtjeje, Gruveski në qershor të këtij viti përsëri iu kujtuan Reformat urgjente me prioritet:

Institucionet shtetërore janë fokusuar tërësisht në propozimet  e para që cilat duhet të vinë edhe si paket në ditët dhe javët në vazhdim në pjesën e përmbushjes së reformave urgjente me prioritet në përputhje me kërkesat e raportit të Unionit Evropian ose i ashtuquajturi Raport i Pribesë…

Përsëri, gjithçka mbeti te fjalët, përveç nëse përfshihet edhe një premtim në tetor të këtij viti, i dhënë këtë herë nga ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, se MPB punon në “reformimin e thellë të sistemit të sigurisë”, me çka, personi përgjegjës ishte caktuar Mitko Çavkov.

 

ZAEV PARALAJMËRON IMPLEMENTIM RADIKAL

Pas një viti e gjysmë nga detyrat e shtëpisë, opinioni në Maqedoni mund të dëshmojë se nga propozimet e Pribesë, të përkthyera edhe në propozime të BE-së dhe në plan të Reformave urgjente me prioritet, qeveria aktuale ka bërë implementim minimal ose pothuajse asgjë. Prej kur filloi kampanja zgjedhore, edhe para asaj, sepse në vend ai term ishte një kategori e zgjeruar, mund që me precizitet të madh të jepet një vlerësim i përgjithshëm se si është raporti i dy partive politike për këtë pikë, parti të cilat pretendojnë formimin e shumicës  në parlament.

Gruevski dhe kandidatët për deputet të VMRO DPMNE-së në mitingje pak ose fare nuk iu referohen pesë fushave për reforma urgjente të cilat duhet të zbatohen në Maqedoni. Ata janë të fokusuar në pyetjen kryesore në opinion me planin e caktuar për federalizim dhe zbatim të dygjuhësisë që cilin do ta zbatonte Zaev, si dhe reciklimi i premtimeve të tyre për ndërtim të autostradave, spitaleve, vendeve të reja të punës. Për reformat e nevojshme në pesë fushat e lartë përmendura, nuk ka asgjë.

Në anën tjetër,  gjatë takimeve dhe mitingjeve dhe gjatë paraqitjeve televizive, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, vazhdimit i përsërit edhe premtimet për ndryshim radikal të propozimeve që dalin nga Raporti i Pribesë edhe atë në të gjitha pesë fushat. Kjo mund të vërehet dhe në programin e kësaj partie, veçanërisht Shtylla e parë e reformave – Qeveri përgjegjëse dhe kontroll mbi qeverinë (faqe 20), por edhe më poshtë në program. Reformat në sferën e mediumeve është e përpunuar deri në detaje edhe pse nuk është e plotës sipas reklamimeve të organizatave të gazetarëve, përmban dy kërkesa kryesore – ndalim të blerjes së mediumeve përmes reklamave qeveritare dhe një shërbim të fortë publik me financim të qëndrueshëm.

Reformat në pesë fushat kryesore janë në retorikën e Zevit në pothuajse të gjithë paraqitjet e tij publik. Një shembull i mjaftueshëm është edhe intervista në TV Tellma, kur publikisht përsëriti se do të ketë kontroll mbi qeverinë edhe atë të pavarur dhe të jashtëm, do të ketë reforma në sistemin e sigurisë, se do të ketë reforma në gjyqësor dhe në prokurori (me hetimin e punës së gjykatësve, para së gjithash) dhe se gjithçka është planifikuar për reforma në mënyrën e zbatimit të kontrollit në komunikim përmes rritjes së mbikëqyrëseve të prokurorisë .

Kjo do t’i pastron dilemat rreth asaj se kush është për reforma urgjente të cilat i nevojiten Maqedonisë, faktet thonë kështu: Nikolla Gruevski i cili i ka (kishte) frerët e qeverisë ekzekutive dhe legjislative, në dy raste për 18 muaj premtoi zbatimin e tyre, ndërsa në praktik nuk bëri asgjë ose shumë pak. Zoran Zaev i cili ishte në opozitë dhe nuk e kishte fuqinë ekzekutive, premton edhe ndryshim radikal të tyre në qoftë se e merr qeverinë dhe formon qeveri stabile.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.