Vonon ndërtimi i stacionit të pastrimit në Strumicë

Zoran Zaev Foto: Plusinfo.

 

Projekt: Ndërtimi i stacionit të pastrimit në Komunën e Strumicës. Afati: 2013-2015

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtim të stacionit për pastrim në Komunën Strumica është pjesërisht i realizuar, premtim ky i kryetarit të deritanishëm të Strumicës Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje nga ky funksion në fund të dhjetorit të vitit 2016, shpejtë u bë edhe deputet në Kuvend e RM-së. Ky projekt është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale 2013-2017 “Sturmica di…”

 Qëllimi më i lart është krijimi i kushteve për qytetarët e Komunës së Strumicës që të jetojnë mirë, në mjedis jetësor te shëndosh në të cilin vazhdimisht gjenerohet zhvilli ekonomik me ekuilibër të lartë ekologjik. Për realizimin e këtij qëllimi në periudhën 2013-2015 do të përfundojë procesi i ndërtimit te stacionit për pastrim përfshirë këtu edhe fazën e zgjedhjes dhe arritjes së teknologjisë së përshtatshme për pastrimin e ujërave të ndotur, thuhet mes tjerash në lajmërimin e projektit.

Premtimin për stacion pastrues  Zaev e dha gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar edhe në cilat projekte do të fokusohen nëse e fiton mandatin.

Planifikojë ristaurim dhe konservim të Kullave te Carit, ndërtimin e katedrales “Fjetja e Nënës së shenjtë”, komunikacioni nëntokësor, kopshte fëmijësh në tre fshatra, një treg i shumë funksional, sistem të kanalizimit në tetë fshatra, ndërtimi i stacionit pastrues dhe stacion të  ri të zjarrfikësve, premtoi Zaev. 

Me 05.07.2015 portali Republika me 04.07.2017 publikoi, se një grup i qytetarëve nga Strumica kanë reaguar se premtimi i Zaevit për stacionin e pastrimit, ka qenë vetëm premtim parazgjedhor.

Mbrëmë, një grup i qytetarëve nga Strumica dhe nga vendet përreth u mblodhën para objektit të caktuar për stacionin pastrues. Rastisën në një vrimë mes mureve gjë që është dëshmi se premtimet e Zaevit shërbejnë vetëm për fushatën parazgjedhore. Qytetarët pyesin Zaevin ku janë 9.800.000 euro siguruara për stacionin e pastrimit, shkruan Republika. 

Me 24.12.2015, siç publikuan një pjesë e mediumeve, ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikim hapësinor Nurhan Neziri dhe Zaev nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e stacionit për pastrim të mbeturinave ujore në Strumicë.

Ndërtimi i stacionit pastrues do të fillojë në janar të vitit 2016, pas arritjes së marrëveshjes për ndërtim me ofruesin e përzgjedhur. I gjithë procesi i ndërtimit do të zgjas 18 muaj dhe do të përfundojë deri në korrik të vitit 2017, me çka dhe do të pasojë periudha e garantuar prej një viti, shkroi Billd.

Me 25.10.2016 portali Plusinfo informoji se Komuna e Strumicës është nisur drejt realizmit të projektit “Ndërtimi i stacionit pastrues për mbeturinat ujore në komunën e Strumicës”, për te cilin, Zaev (në atë kohë ende kryetar komune) ka dhënë dhe nënshkruar miratimin për ndërtimin e objektit.

Financuam projekt për studimin e mjedisit jetësor dhe projekt për studime fizibile nga mjete e buxhetit tonë. Si rezultat i këtij mundi, para dy ditëve, kisha kënaqësinë që të jap dhe të nënshkruaj Miratimin për ndërtim të objektit që do të shërbej si stacion pastrimi në komunën Strumicës, kryesisht me grantin e BE-së. Në pajtim me procedurat e rrepta të IPA-së, objekti i stacionit për pastrim për mbetjet ujore në Strumicë duhet që të ketë përfunduar deri më 21 tetor të vitit 2017, tha Zaev. 

Me 26.10.2016, mediumet publikuan se ka filluar ndërtimi i stacionit pastrues.

Kompania gjermane “Vete E” së bashku me ndërmarrjen maqedonase “Vardar gradba” i filluan ndërtimet e stacionit pastrues në Strumicë, ku do të trajtohen mbeturinat dhe ujërat fekal të cilët deri më sot janë derdhur në lumin Strumica dhe përfundojnë në Detin Egje. 

Duke pasur parasysh se ndërtimi i stacionit të pastrimit ka filluar, por me vonesë prej një viti, si dhe se Zaev lajmëroi se objekti do të përfundojë deri me 21 tetor 2017 – që do tq thotë së ka skaduar edhe mandati aktual i qeverisë lokale i cili përfundon në maj te vitit 2017, erdhëm në përfundim se premtimi parazgjedhor është pjesërisht i realizuar.

 

BURIMI:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.