VMRO-DPMNE: Ndërtimi i një rruge për hyrje-dalje te Smillkovci te qarkorja e Shkupit

vmro-dpmneMe ndërtimin e kësaj rruge për hyrje-dalje do të zgjidhet problemi me trafikun te qarkorja e Shkupit dhe do të mundësohet qasje më e lehtë e popullatës që graviton në këtë pjesë të autostradës. Buxheti: vlera e parashikuar 600 mijë euro  [Afati: viti 2014 – 2015]

 

Arsyetim:

Ndërtimi i rrugës për hyrje-dalje në mbikalimin ekzistues në qarkoren veriore rreth Shkupit në afërsi të fshatit Smillkovci filloi më 03.03.2015. Ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski, atëkohë deklaroi se kjo rrugë duhet të përfundohet brenda një viti (mars, viti 2016):

 „Kjo hyrje-dalje do mundësojë transport më të shpejtë dhe më të sigurt të rreth 8.000 nga pesë vendbanimet të cilëve do ju shkurtohen 10 kilometra rrugë deri në Qendër të qytetit. „Bëhet fjalë për një investim prej rreth 40 milion dollarë, ndërsa punimet pritet të zgjasin rreth një vit“, deklaroi ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, pas hedhjes së gurthemelit [Azhurnuar: 15.03.2015]

 

Ky premtim zgjedhor po realizohet, por, sipas deklaratës së ministrit, ka shumë gjasa që të tejkalohen afatet për përfundimin e projektit (2015).

 

Linqe:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.