VMRO-DPMNE: Ndërtesë e re e Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat

Ministria për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat do të fitojë ndërtesë të re bashkëkohore, në ç’mënyrë do të kursejmë mjete për marrjen me qira të hapësirës dhe do të sigurojmë qasje më të lehtë për bujqit deri te shërbimet që do të jenë të koncentruara në një vend.[Afati: dhjetor 2011]

Arsyetim:

Ndërtimi i ndërtesës së re ka filluar në qershor të vitit 2010. Sipas informatave nga ueb-faqja e Ministrisë, si adresë për kontakt akoma qëndron adresa e përkohshme në kuadër të Ministrisë për ekonomi, sipas të cilës mund të konstatohet se ndërtesa e re akoma nuk është gati. [Аzhurnuar më: 19.04.2012]

Sipas dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012, janë duke u realizuar aktivitetet përfundimtare për ta lëshuar në përdorim ndërtesën e re. Nga kjo mund të konstatohet se, edhe pse afati për realizimin e këtij premtimi ka kaluar, ndërtesa e re akoma nuk është lëshuar në përdorim. Sipas kësaj, ky premtim konsiderohet si i parealizuar. [Аzhurnuar më: 07.09.2012]

Lëshimi zyrtar në përdorim i ndërtesës së re të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat u bë më 08.09.2012, me një vonesë prej 8 muajsh nga afati i dhënë në premtim (dhjetor 2011). [Аzhurnuar më: 10.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.