Veles me stadium qyteti, por jo edhe me tribun dhe shteg atletike

 

Projekt: Rregullimi i statusit të qytetit të stadiumit 

Përshkrim: Do të kemi qasje të pastrimit të marrëdhënieve pronësore të qytetit të stadiumit që të jetë nën qeverisjen e Komunës, me çka do të krijohen kushte për realizim të suksesshëm të projekteve në vazhdim: rregullimi i tribunës, ndriçimi i stadiumi dhe ndërrimi i tartanit të shtegut të atletikës. Mjetet: 300.000 denarë. Burimi i financimit: Buxheti i Komunës Veles (Afati: 2016-2017)

ARSYETIM:

Kandidati për kryetar në Komunën Veles në vitin 2013, ndërsa më pas edhe kryetar i komunës, Sllavço Çadiev, këtë premtim në lidhje me stadiumin e qytetit e ka realizuar në njërën pjesë tërësisht, ndërsa në pjesën tjetër pjesërisht, me çka vlerësimi i përgjithshëm për projektin është pjesërisht i realizuar. 

Projekti është ofruar para qytetarëve para zgjedhjeve lokale, kryetari dhe Këshilli i Komunës kanë filluar që të realizojnë me ndihmën e Qeverisë menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013. Më saktë, me vendimin e qeverisë deri në qershor të vitit 2013, të publikuar në Gazetën zyrtare, pronësia mbi diçka më shumë se 22 mijë metra katror aq sa zë stadiumi, i ka takuar Komuna e Velesit.

Në vitin e ardhshëm 2014, Stadiumi i qytetit në Veles u bë me fushë sportive, për të cilën pretendohet se është sipas standardeve të larta dhe me drenazhën e nevojshme për fushë, që të mund të jetë funksionale edhe në gjendjen shiut. Atëherë në vitin 2014, sipërfaqen e re të stadiumit të Velesit e prezantoi edhe kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski.

Vitin e ardhshëm, 2015, është rregulluar tribuna e vogël ekzistuese, e cila ka qenë e rrënuar dhe pa ulëse. Me ndihmën e Agjencisë për Rini dhe Sport, janë dhuruar 1000 ulëse të cilat në mars të vitit 2015 janë vendosur në tribunë.

Në vitin 2015 punët kanë ngecur. Më saktë, Këshilli i Komunës ka shkruar thirrje publike për ndërtimin e pjesë së re të tribunës nga pjesa verilindore nga Stadiumi në gjatësi prej 100 dhe me gjerësi prej 12 metra, praktikisht diçka e ngjashme si ulëset ekzistuese të rinovuara.

Kah vet fundi i vitit (2016), në nëntor, në seancën e Komunës është biseduar edhe për ri-alokimin e mjeteve nga Programi për sport, me çka mund që të shihet se punët nuk kanë filluar mes tjerash edhe për atë se është pritur grant për të vazhduar me ndërtimin e stadiumit.

Në fillim të vitit 2017 kryetari Çadiev e ka prezantuar Llogaridhënia për atë që është punuar në vitin 2016, ku mund të vërehet se në dhjetor dhe në janar është punuar edhe me ndriçimin e Stadiumit të qytetit, me qëllim që të mund të luhen edhe ndeshjet e natës ose të mbahen seanca trajnimi.

Vet Çadiev pretendon se riparimi i stadiumit ka ndihmuar që të zhvillohet futbolli si sport edhe në Veles dhe që prej 150 anëtarë tani ka 1900 të regjistruar në më shumë klube futbolli në qytet, si dhe KF Borec ka ambicie që një ditë që të hyjë në ligën e parë, me ndihmën edhe të biznesmenit, zëvendës kryeministër i tanishëm Koço Angjushev, i cili është me prejardhjenga Velesi:

Është shumë e dukshme se Komuna e Velesit ishte ndërmjetëse në negociata me kompanitë dhe biznesmenët dhe nga klubet e mbetura të sportit. Klubi futbollistik tashmë ka një sponsor të qëndrueshëm. Në pauzën dimërore klubi u grupua që të realizohet qëllimi në hyrje të Ligën e dytë futbollistike. Por, ne besojmë në atë se kjo nuk është goditja e fundit, por së shpejti me biznesmenin Koço Angjushev, Borec do të jetë anëtar edhe në ligën e parë…

Për krahasim se në çfarë gjendje është sporti flet edhe e dhëna se deri para disa vitesh, gjegjësisht në vitin 2013 në qytet kishte vetëm 15 klube futbollistike me 186 futbollistë të regjistruar, sot jemi 21 klube por edhe 19000 futbollistë dhe punëtorë sportiv. (Çadiev, janar 2017)

Çadiev mbajti edhe një konferencë për shtyp në janar të vitit 2017, ku në lidhje me Stadiumin tashmë nuk përmendet ndërtimi i tribunës së re, por flet për “rregullimin e tribunave” ndërsa lajmëron se këtë vit do të vazhdohet edhe me çështjen e ndriçimit.

Me vlerësimin e të gjithë informacioneve të mara me kërkim të detajuar në internet ( dhe në faqen e komunës dhe në mediume dhe përmes hartave), mund që të thuhet se Çadiev e përmbushi pjesën më të madhe të premtimit/projektit – ka rikthyer pronësinë e Stadiumit të Komunës dhe ka filluar edhe realizuar një pjesë të konsiderueshme të punëve për modernizimin e të njëjtit. Përsëri, ne nuk gjetëm informacion për ndërtimin e tribunës së re me hapësirë nëntibunës, të cilën, poashtu e ka premtuar parazgjedhjeve si pjesë e projektit të tërësishëm për stadium nga kundër kandidati i vitit 2013, Ace Kocevski.

Për tribunën për të cilën në vitin 2016 është shkruar konkurs, nuk ka informacione as në faqen e Komunës as në faqet e  mediumeve të cilat i kërkuam në internet. Përmes burimeve të njëjta nuk gjetëm të dhëna as për ndërtimin e shtegut të ri të atletikës.

Zëdhënësi i Komunës Veles nuk u përgjigj pyetjeve të parashtruara në “Vërtetmatës”, në lidhje me këtë pjesë nga projekti i premtuar (ndërtimi i tribunës dhe shtegut të atletikës).

Përmes kontrollit në hartën e Google, në Veles shihet se në pjesën verilindore të stadiumit nuk ka tribunë, siç është shkruar në konkursin për prokurim publik.

 

FireShot Capture 355 - Veles - Google Maps_ - https___www.google.com_maps_place_

 

Për shkak të kësaj, premtimin për projektin “Stadiumi i ri i Qyteti në Veles”që nga viti 2013 e vlerësojmë për pjesërisht të realizuar.

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *