“Treqind” – Prokurim i paligjshëm i 300 veturave të MPB-së

Помошник министер во МВР, овластен со решение од Министерот за внатрешни работи да ги спроведува постапките за јавни набавки во Министерството, со искористување на својата службена положба и овластувања, при вршење на јавни набавки, го оштетил буџетот на РМ за износ 27.894.555 денари или 453.570 евра.

 

Ndihmës ministri i MPB-së, i autorizuar me vendim nga Ministria e Punëve të Brendshme që të zbatojë procedura për prokurime publike, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, gjatë realizimit të blerjeve për nevojat e MPB-së,në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e RM-së me vlerë prej 27.894.555 denarë ose 453.570 euro

 

Me 23.03.2017 Prokuroria Speciale Publike (PSP) më konferencë për shtyp kumtoi se është hapur hetimi i ri me emrin kodues “Treqind” , në të cilën është i dyshuar ndihmës-ministri nga MPB për blerje publike të 300 veturave për ministrinë. Sipas PSP-së, i dyshuari në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2012 ka blerë 300 vetura duke mos respektuar rregullat për blerje publike, me çka është dëmtuar buxheti i shtetit për 453.570 mijë eurosh.

 

Prokurorja Fatime Fetai deklaroi se ky hetim përfshinë

veprimtari për kryerjen e veprave penale – Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 354 paragrafi 5, paragrafi 1 nga Kodi Penal, ndërsa ekziston edhe dyshimi se është kryera nga ana e ndihmës-ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në lidhje me blerjen e  300 veturave.

Më saktë, nga faktet vjen deri te dyshimi , se i dyshuari në periudhën kohore prej 23.06.2008 deri me 03.05.2012, në Shkup, si person zyrtar – Ndihmës-ministër në MPB, i autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të realizojë procedurat për blerje publike në Ministri, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin, gjatë kryerjes së procesit të blerjes, ka dëmtuar buxhetin e RM-së me vlerë prej 27.894.555 denarë ose 453.570 euro.

Në të njëjtën kohë, ekziston dyshimi se me autorizimin e paligjshëm dhe ndarjen e marrëveshjeve të prokurimit publik për shitblerje, servisim dhe mirëmbajtje të veturave për operatorët ekonomik Porshe Maqedoni DOOEL Shkup, Ka-Dis DOO Shkup, Biohemija Automobili Rous DOOEL Shkup, Kolevski DOO Shkup dhe Auto Kuqa DOO Shkup ka pasur përftime të paligjshëm, edhe pse ofertat të cilat i kanë dhënë këto operatorë ekonomik nuk kanë qenë të vërtetuara si oferta me leverdi ekonomike, gjë që ka qenë kriter i vetëm për marrëveshje për prokurim publik…

Thelbi i asaj që është shtuar është se ekziston dyshim se personi zyrtar nga MPB, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimi, ka bërë marrëveshje për blerje të operatorëve ekonomik të cilët nuk kanë pasur oferta me leverdi, gjegjësisht duke mos respektuar kriterin e vetëm për marrëveshja për blerje publike. 

Të gjithë konferencën për shtyp mund që ta shihni këtu, ndërsa raportet e mediumeve lidhur për këtë ngjarje mund që t’i lexoni në këtë link.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.