„Total“ – Hetimi për evazion fiskal për pronarin e “Total” „Media Maks“ dhe „Total Media Centar“

 

Materialet e dëshmive çojnë në dyshim që me tatimet e viteve 2008-2015 i dyshuari si udhëheqës i personit juridik, e ka zvogëluar bazën për llogaritje të tatim fitimit, e ka keqpërdorur të drejtën e heqjes së tatimit për shumën e dhënë dhe nuk i ka paraqitur të ardhurat personale, të cilat detyrimisht paraqiten sipas Ligjit për tatim fitim personal

Me 23.03.2017 Prokuroria Speciale Publike në pres konferencë informoi që është hapur hetim i rim e emrin “Total”, e cila ka të bëj me fshehjen e tatimit nga personi fizik i cili ka qenë pronar dhe udhëheqës i disa agjencive të marketingut “Total” DOOEL Shkup, “Media maks” dhe “Total Media Center” DOOEL Skopje. Sipas PSP,pronari i kompanive të përmendura në periudhën prej vitit 2008 deri 2015 i ka ikur të paguaj tatimin me vlerë prej 180 mijë eurosh. Prokurorja Fatime Fetai ka deklaruar që në këtë hetim përfshin

veprim të kryerjes së një vepre të vazhdueshme penale- Fshehje të tatimit nga neni 279 paragrafi 2, paragrafi 1 nga Kodi Penal, ndërsa ekziston dyshim që është kryer nga personi fizik si pronar dhe udhëheqës i shoqërisë së marketingut TOTAL MARKETING DOEEL Shkup, udhëheqës i shoqërisë së marketingut dhe propagandës TOTAL MARKETING DOEL Shkup dhe pronar dhe udhëheqës i shoqërisë së marketingut TOTAL MEDIA CENTAR DOEL Shkup. Në fakt, nga provat ka bazë dyshimi që i dyshuari për tatimet e viteve 2008,2009,2010,2011,2012,2013,2014 dhe 2015 me qëllim ai dhe personat juridik të ju ikin pjesërisht pagesës së tatimeve, në evidentimin e llogarive fiskale të shoqërive, llogaritë përfundimtare dhe në tatimet e paraqitura ka dhënë të dhëna të rrejshme për faktet për vërtetimin e shumës së obligimeve tatimore të cilat kanë qenë të obliguar t’i paguajnë, me çka personat e përmendur juridik për vitet e përmendura kanë shmangur pagesën e tatimeve me vlerë prej 3.876.471 denarë ose 63.032 euro

 Provat materiale çojnë te dyshimi që në tatimet për vitet 2008-2015 i dyshuari si udhëheqës i personave të përmendur juridik, e ka zvogëluar bazën për llogaritje të tatim fitimit, e ka keqpërdorur të drejtën për të marrjen e tatimit në vlerë dhe nuk ka paraqitur të dhëna personale, që janë obliguese sipas Ligjit për tatim personal. Në fakt, porosinë e pajisjeve dhe shërbimeve për vete, i ka evidentuar si pajisje për personat juridik, edhe pse tre nga personat e përmendur juridik nuk kanë pas asnjë punëtorë, ndërsa në një nga to vetëm dy. edhe atë njëri në gusht të vitit 2014, ndërsa tjetri nga shtatori i vitit 2015, që në rastin konkret nuk është me rëndësi për fshehjen e tatimit. Nga provat del që porositë janë përdorur për nevoja personale dhe sipas Ligjit për tatim personal nga fitimi paraqesin të ardhura personale, që i dyshuari nuk i ka paraqitur në bilancin vjetor dhe me këtë e ka fshehur obligimin për të paguar tatim.

Pres konferencën e plotë mund ta shihni këtu, ndërsa raportet mediatike mund t’i lexoni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *