Të shkyçurit prej vitit tjetër nuk do të paguajnë për nxehje qendrore

Foto: Z. Ivanov, ueb-faqja e Presidentit të RM-së

 

PREMTIM:  Qytetarët të cilët nuk shfrytëzojnë nxehje qendrore, nuk do të paguajnë, 

(Zoran Zaev, kryeministri i RM-së në ekspozenë gjatë zgjedhjes së Qeverisë së re, 15 maj të vitit 2017)

 

ARSYETIM:

Premtimi në të cilin Zoran Zaev në pozitën e mandatorit dha fjalimin para deputetëve gjatë zgjedhjes së përbërjes së Qeverisë, me 15 maj të këtij viti, filloi të realizohet. Informacioni i fundit i marr sot prej qeverisë është se të shkyçur prej ngrohjes qendrore duhet të presin deri vitin e ardhshëm, kur planifikohet të fillojë zbatimi i Ligjit të ri për energjetikë dhe të miratohen akte nënligjore me të cilat do të rregullohet çështja.

Qeveria në konferencë për shtyp kumtoi se Qeveria çështjen planifikon ta rregullojë deri te aktet nënligjore të cilët duhet të ndërmerren pas miratimit të Ligjit të ri për energjetik.

Amvisëritë të cilët janë shkyçur prej ngrohjes qendrore në Shkup vitin e ardhshëm do të lirohen prej pagesës “paushall”, të cilin e paguajnë në këtë moment. Problemi me të cilin ballafaqohen qytetarët Qeveria pasheh ta zgjidh në suaza të propozim Ligjit të ri për energjetik. Në aktet nënligjore të Ligjit për energjetik që do të zbatohet në vitin 2018 janë paraparë zgjidhje specifike, me tl cilët në suaza rregullativës ligjore do të zgjidhet kjo situatë e trashëguar, thuhet në kumtesë. (MIA – 22.12.2017 – Qeveria: Amvisëritë e shkyçura prej ngrohjes qendrore nuk do të paguajnë në vitin 2018)

Kjo kumtesë e Qeverisë erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese refuzoi iniciativën e shoqërisë “No pasaran” për vlerësimin e kushtetushmërisë së detyrimit që amvisëritë e shkyçura prej ngrohjes të mos paguajnë me çka u propozua vlefshmëria e nenit 66 prej “Rregullores për furnizim me energji termike“, të miratuara prej Komisionit rregullues për energjetik. Me këto rregulla u përfshi edhe detyrimi i qytetarëve të cilët nuk shfrytëzojnë energji termike të paguajnë “paushall”.

Kumtesa e Qeverisë erdhi edhe si rezultat i reagimeve të qytetarëve se çështja për të shkyçurit nuk është përfshirë në Ligjin e ri për energjetikë, neni 155 i të cilit rregullohen pajisjet matëse.

Premtimi se të shkyçurit prej ngrohjes qendrore nuk do të paguajnë për shërbimin të cilin nuk e shfrytëzojnë, Zoran Zaev, në rolin e mandatarit e dha në ekspozenë para deputetëve në Kuvend para zgjedhjes së Qeverisë së re me 15 maj të këtij viti.

Dua të përcjell porosinë se i ka ardhur fundi revanshizmit dhe pushimeve partiake. Askush të mos ndjej frikë për vendin e vet të punës. Qytetarët të cilët nuk shfrytëzojnë ngrohje qendrore, nuk do të paguajnë. Do të ulim dënimet, do të shfuqizojmë taksën radiodifuzive, do të ketë mjekim pa pagesë. Do të  prezantojmë bonot energjetik për rrymën, do të ulet 50 përqindëshi për gaz për çdo familje. Do të rrisim pagat e specialistëve deri në 100 mijë denarë, do të shfuqizojmë testimin ekstern. Do të zgjidhim problemin me administratorët të cilët marrin paga, por nuk punojnë. Qëllimi kryesorë për politik sociale është zvogëlimi i varfërisë. Pensionet do të përcaktohen sipas shpenzimeve për jetesë, veçanërisht do të ju kushtojmë vëmendje të rinjve të qëndrojnë dhe të punojnë në Maqedoni, u shpreh Zaev. (Mkd.mk 30 maj 2017 – Zaev: Paga minimale do të jetë 12 mijë, ngrohje do të paguajnë vetëm ato që shfrytëzojnë, nuk do të tolerojmë krimin).

Disa muaj më pas (6 shtator) në pozitën e kryeministrit, Zoran Zaev u takua me Ruzhica Popeva-Naumova, anëtare e Bordit udhëheqës në Shoqatën për mbrojtjen e të drejtave qytetare “No pasaran” dhe me anëtarët e tjerët të shoqatës.

Nga konferenca për shtyp e Qeverisë u kumtua se ajo kërkon zgjidhje të problemit me të shkyçurit nga nxehja qendrore.

Në takim me kryeministri Zaev kumtoi se Qeveria tashmë kërkon mënyrë për zgjidhje të këtij problemi të qytetarëve në pajtim me rregullat ligjore dhe se së shpejti do të propozojë një mënyrë për të hequr këtë padrejtësi. Kryeministri Zaev konfirmoi angazhimin e vendosur të Qeverisë për të punuar në shërbim të qytetarëve, dhe në këtë drejtim do të bëhen zgjidhje për të parandaluar probleme të tilla që të ndodhin në të ardhmen, kumtoi shërbimi i shtypit qeveritar. (Makfaks: 6 shtator – Zaev: Do të jua zgjidhim problemin qytetarëve të shkyçur prej ngrohjes qendrore)

Nëse merren parasysh të gjithë deklaratat dhe kumtesat e shtypit qeveritar, mund të thuhet se ky premtim i kryeministrit filloi që të realizohet.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovksa-Manevska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.