“Tarifa” – Dyshime për keqpërdorime në ELEM

 

Blerja e një softueri të shtrenjtë në ELEM ka ngjall dyshime për PSP-në, për shkak se është hapur hetim edhe për mënyrën e blerjes publike dhe për pagesën e parakohshme për pjesë të softuerit të cilët ende nuk janë në vendosur në dispozicion

 

 

24.01.2017 – Hetimi me emrin kodues “Tarifa” ka të bëj me dyshime mbi keqpërdorim për blerje publike nga ana e ndërmarrjes shtetërore për prodhim të energjisë elektrike ELEM, me çka është dëmtuar buxheti jo më pak se për gjysmë milion euro.

Të dyshuar janë shtatë persona të cilët kanë marr pjesë në arritjen e marrëveshjes për implementim të softuerit me vlerë mbi 4 milion euro. Sipas detajeve të prezantuara, përkrah paligjshmërisë së vet blerjes , ekziston edhe paligjshmëri edhe rreth mbajtjes së softuerit, por edhe në pagesën para kohe. Softueri është dashur që të instalohej deri në fillim të vitit 2013, ndërsa në momentin e publikimi të hetimit kanë ekzistuar indikacione për atë se ai ende nuk ka përfunduar.

 

Në konferencën për shtyp u sqaruan dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit prej nenit 353 paragrafi 5 nga KP:

Në rastin konkret ekziston dyshimi se është kryer keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit nga persona zyrtar dhe përgjegjës në procedurën e blerjes publike të softuerit ERP- Sistem për nevojat e AD ELEM, përgjatë të cilës personat e dyshuar duke mos e kryer detyrën zyrtare i kanë mundësuar personit juridik – konsorcium, i  cili më pas ka fituar tenderin, që të kualifikohet në fazën e dytë të bisedimeve gjatë blerjes publike edhe pse nuk ka pasur dokumentacion të kompletuar. Vlera e arritjes së marrëveshjes për blerje publike është 4.092.420 euro. 

Detajet nga deklarata e prokurores Fatime Fetai  e cila ka prezantuar rastin – i gjeni këtu.

Pjesë nga prezantimi i konferencës për shtyp në mediume mund t’a shihni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *