„Таrget“ – DSK ka përgjuar në mënyrë të paligjshme pothuajse 6000 persona

 

 

Ekziston dyshimi se personat e dyshuar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimin kanë dëmtuar arkën shtetërore, përmes keqpërdorimit të sistemit për ndjekje të komunikimeve duke shkelur të drejtat njerëzore përmes përgjimit të paligjshëm të qytetarëve 

Me 18.11.2016 Prokuroria Speciale Publike (PSP) në konferencë për shtyp kumtoi se është hapur hetim i ri me emrin kodues “Target” për ndjekje të paligjshme të komunikimeve prej vitit 2008 deri në vitin 2015. Të dyshuar janë dhjetë persona nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) me pretendimin që kan; keqpërdorur detyra zyrtare dhe autorizimin për përgjim të paligjshëm të 5.827 numrave.

Është interesante se përgjimi i paligjshëm ka vazhduar edhe pas publikimit të aferës “Përgjim” me 31 janar 2015, si dhe në vitit 2016. Sipas fakteve, i dyshuari i parë, i cili ka udhëheq me pozicionin në DSK, pa të drejtën ligjore ka përgjuar numrat telefonik edhe të personave të cilët kanë qenë në marrëdhënie të afërt me të dhe të personave nga shoqëria e biznesit dhe gazetarë.

Duke prezantuar rastin e ri në PSP, prokurorja Fatime Fetai u shpreh se pyetja kryesore të cilës duhet që t’i përgjigjet kjo Prokurori është, se në cilën mënyrë, me çfarë mjetesh dhe në fund, me çfarë motivi është kryer përgjimi i paligjshëm në Republikën e Maqedonisë

Përgjigja e kësaj pyetje, përveç pjesës së motiveve, që është lëndë e hetimit, jep fotografi të dhjetë personave, pjesë të punësuarve në DSK me pozicione të ndryshme pune, prej strukturave më të larta deri te pozicionet më të ulëta, për të cilët ekziston dyshimi se bashkë me krerët kanë kryer vepër penale – Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit sipas neni 353 paragrafi 5 nga Kodi Penal.

Në rastin konkret ekziston dyshimi se personat e dyshuar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimin në dëm të mjeteve të shtetit, përmes keqpërdorimit të sistemit për ndjekje të komunikimeve, rëndë kanë shkelur të drejtat themelore të njeriut duke përgjuar qytetarët në mënyrë të paligjshme. 

Faktet të cila i disponojmë në këtë moment, krijon dyshimi se përmes sistemit për përgjim të komunikimeve në periudhën 2008-2015 përndjekja e komunikimeve të më së paku 4.286 numrave telefonik ka qenë e paligjshme, për të cilët aspak nuk është dhënë urdhër nga gjykata. Është përgjuar komunikimi edhe i numrave telefonik në periudhë para se të del urdhër nga gjykata edhe pas përfundimit të urdhrit. Në këtë mënyrë i paligjshëm ka qenë përgjimi i komunikimit të më së paku 1.541 numrave telefonik ose gjithsej më së paku 5.827 numrave telefonik. Kështu, në mënyrë të paligjshme janë përgjuar edhe të gjithë njerëzit të cilët kanë komunikuar me numrat telefonik që kanë qenë target i përgjimit të paligjshëm në atë periudhë.    

Në bazë të provave që posedojmë, i dyshuari numër një ka pasur pozicion udhëheqës në DSK dhe ka vepruar në atë mënyrë që përveç numrave të politikanëve, biznesmenëve dhe gazetarëve, ka përgjuar edhe numrat e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Provat flasin se përmes sistemit të DSK-së për ndjekje të komunikimeve, në periudhën 2008 – 2015 në mënyrë të paligjshme janë përgjuar më së paku 4.286 numra të telefonit. Për këto numra nuk është lëshuar urdhër gjyqësor për ndjekje.

Në rastin konkret lënde e hetimit ishte puna e sistemit për përgjim të komunikimeve në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015. Gjatë kësaj, vërtetuam se në këtë periudhë janë përdorur tre sisteme të ndryshme për ndjekje të komunikimeve. Në varësi të asaj se cili sistem është përdorur për përgjim të komunikimeve, janë ndërmarr veprime të ndryshme për t’u zbatuar. 

Provat materiale çojnë drejtë dyshimit se gjatë vitit 2008 tre persona të dyshuar, si persona në pozicione udhëheqëse, në kundërshtim me rregullat ligjore kanë dhënë urdhra për dhëna, përkatësisht vetë kanë vendosur numrat telefonik të cilët nuk kanë qenë lëndë të urdhrave të gjykatës dhe në të njëjtën kohë kanë pasur qasje për përgjim të bisedave telefonike të incizuara në sistemin e përgjimit të komunikimeve për të cilët nuk ka pasur urdhër nga gjykata…

Në të njëjtën kohë, nga provat materiale del edhe dyshimi se përndjekja e paligjshme e komunikimeve ka vazhduar edhe pas zbardhjes së aferës me përgjimet si dhe si e dhënë mund që të jua prezantojë se me datë 31.12.2015 në mënyrë të paligjshme janë përgjuar gjithsej 138 numra telefonik, ndërsa faktet të cilat i kemi në dispozicion tregojnë se procesi i keqpërdorimit të sistemit për përgjim të komunikimeve ka vazhduar edhe në vitin 2016. 

Televizioni “Tellma” publikoi se në rastin “Target” të dyshuar janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i drejtorisë së pestë Goran Grujovski dhe disa të punësuar në këtë shërbim.

Të gjithë konferencën për shtyp mund që të shihni këtu, ndërsa raportet e mediumeve lidhur me këtë ngjarje mund që t’i lexoni në këtë link.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *