“Talir” – PSP hapi hetim për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së

 

Eksiton dyshimi se gjithsej 11 persona kanë kryer vepër penale –  Larje parash dhe keqpërdorime të tjera, vepër e penale sipas nenin 273 paragrafi 5  paragrafi 1 nga Kodi Penal, gjatë të cilit 9 persona janë të dyshuar si ekzekutues të drejtpërdrejtë, përderisa dy persona janë të dyshuar si bashkëpunëtor për të njëjtën vepër penale.

 

Me 22.05.2017 Prokuroria Speciale Publike (PSP) në konferencë për shtyp kumtoi se është hapur hetim i ri më titullin “Talir”, dhe ka të bëj më financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, me çka sipas PSP-së, ekziston dyshimi se në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2015 janë keqpërdorur 4,9 milion euro. PSP si rezultat i hetimit, kërkon ngrirjen e një pjese të pronës së VMRO-DPMNE-së, përfshirë këtu edhe ndërtesën e re të partisë. Në këtë rast PSP ka 11 të dyshuar.

Siç publikoi televizioni “Tellma”, i dyshuari i parë është lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndërsa të dyshuar janë edhe tre sekretarë të përgjithshëm të partisë në atë periudhë (2009-2015): Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski  dhe Emil Dimitriev, personat përgjegjës në Qendrën për komunikim: Ilija Dmovski, Ivo Kotevski  dhe Aleksandar Biçikliski. Mes të dyshuarve përmenden edhe Elizabeta Çingarovska, Daniella Rangellova, Igor Esmerov  dhe Leko Ristovski

Duke prezantuar rastin, prokuroja Fatime Fetai tha se:

Bëhet fjalë për financim të paligjshëm të partisë politike VMRO-DPMNE. Ekziston dyshimi se edhe përkrah asaj se i dyshuari i parë i ka pasur të njohura kufizimet që vinë nga ligji, përsëri në periudhën prej vitit 2009 deri në fund të vitit 2015 ka mundësuar financim të partisë në kundërshtim me dispozitat ligjore, me çka motivet e veprimit të të dyshuarit të parë kanë qenë kryesisht të natyrës personale dhe kanë qenë lidhur me përforcimin e fuqisë së tij në politik dhe pozicionit në parti, në shtet dhe në sigurimin e kontrollit të plotë mbi partinë politike. 

Ekziston dyshimi se i dyshuari i parë i ka pranuar mjete e paligjshme për financim të partisë politike dhe nuk ua ka kthyer personave prej të cilëve burojnë, aq më pak t’i ketë futur në Buxhetin e RM-së, siç parasheh Ligji për financim të partive politike, që më pas mjetet e këtilla të shfrytëzohen për qëllime humanitare, por mjetet e këtilla të paligjshme i ka mbajtur dhe me atë ka mundësuar akumulimit të kapitalit të paligjshëm pr financim të partisë politike. Për këtë ekziston dyshimi se këto me vepra i dyshuari i parë si person përgjegjës, ka kryer vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare. 

Faktet të cilët u siguruan përgjatë procedurës hetimore çojnë kah dyshimi se i dyshuari i parë me qëllim që të mund që sigurojë financim të partisë, me para të cilat burojnë nga vepra penale që i ka kryer, ka formuar grup të personave të cilët janë marr me larje parash deh së bashku me persona të tjerë të dyshuar kanë mundësuar që mjetet të cilët burojnë nga veprat penale përmes organizatave të komunitetit të partisë politike të transferohen në xhiro llogarinë e partisë. 

Ekzistojnë dyshime se përfshirja e mjeteve është kryer përmes pagesave kesh, me çka në pagesa kanë qenë të përfshira të dhëna të pasakta dhe përmes keqpërdorimit të të dhënave personale të anëtarësimit në partinë politike janë kryer pagesa të fondeve të fituara në mënyrë të paligjshme, në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2015, përmes pagesave kesh në xhiro llogarinë e partisë janë futur gjithsej 301.531.662,00 denarë ose pothuajse 4.900.000 euro. 

Thënë shkurt, faktet na drejtojnë edhe kah dyshimi se një pjesë e personave të dyshuar, me qëllim që të mbulojnë burimin e paligjshëm të parave, i kanë treguar këto pagesa në regjistrin e donacioneve dhe në llogarit përfundimtare si pagesa të ligjshme, ndërsa mjetet e marra në mënyrë të paligjshme janë transferuar në xhirollogarinë e partisë politike dhe më pas janë shfrytëzuar për shlyerjen e detyrimeve të cilët një pjesë e të dyshuarve i kanë marr në emër të partisë, mek çka kanë vazhduar edhe pagesat prej xhiro llogarisë…

Eksiton dyshimi se gjithsej 11 persona kanë kryer vepër penale –  Larje parash dhe keqpëdorime të tjera, vepër e penale sipas nenin 273 paragrafi 5  paragrafi 1 nga Kodi Penal, gjatë të cilit 9 persona janë të dyshuar si ekzekutues të drejtpërdrejtë, përderisa dy persona janë të dyshuar si bashkëpunëtor për të njëjtën vepër penale.

Ekziston edhe dyshimi se nuk ka qenë e vetmja mënyrë e financimit të paligjshëm të kësaj partie politike. Më saktë, ekziston dyshim se i dyshuari i parë si person përgjegjës përkundër kufizimeve ligjore të parapara në Ligjin për financim të partive politike, ka mundësuar që për partinë politike VMRO-DPMNE të sigurohen kushte për DG “Beton” AD Shkup, i cili gjatë kohës së kryerjes së shërbimeve ka arritur marrëveshje për ndarjen e prokurimeve publike.  

Të gjithë konferenca për shtyp mund ta shihni këtu, ndërsa raportet e mediumeve lidhur me këtë ngjarje mund që t’i lexoni këtu në këtë link.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *