Shërbimet e kadastrës janë ulur deri në 90 përqind

Foto: google.mk/maps Printscreen

 

Premtim: Do të bëjmë intervenim në tarifat e Agjencisë për kadastër të patundshmërive dhe çmimet për shërbime do të ulen deri në 50 përqind.

[Burimi: Programi i LSDM-së (2016): „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 78), data: nëntor 2016 ]

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 në programin e tyre “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 78), se do të ulen çmimet e shërbimeve në Agjencinë e Kadastrës për patundshmëri, është realizuar. 

LSDM këtë premtim e dha si përgjigje ndaj reagimeve të qytetarëve dhe investitorëve se ballafaqohen me shumë vështirësi gjatë zgjidhjes së problemeve pronësore-juridike dhe kërkesave për çmime më të ulëta në Kadastër.

Në gusht të vitit të kaluar Ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugarev pas mbajtjes së takimit me drejtorin e Kadastrës, Boris Tunxhev dhe përfaqësuesve të Odës së gjeodetëve privat, njoftoi se do të ulen çmimet e shërbimeve në kadastër për 50 përqind.

Periudhën e kaluar në suaza të takimeve të rregullta me qytetarët, si ministri me kompetenca shënuam disa probleme të caktuara me të cilat qytetarët përballen gjatë realizimit të së drejtës së pronës dhe shfrytëzimin e disa shërbimeve nga resori ynë, dhe për këtë me iniciativën time realizuam një takim pune kryesisht të rëndësishme me drejtorin e Agjencisë së kadastrës për patundshmëri dhe Odës së gjeodetëve privat (Sugareski)

Dy muaj më pas, me 16 tetor të vitit 2017, Bordi udhëheqës i Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri morri vendim për ndryshimin e çmimit të shërbimeve me shenjë se do të ndryshojnë pas marrjes së miratimit nga Qeveria.

Pajtimin për çmimet e reja në shërbimet e kadastrës, Qeveria dha me 28 nëntor (2017) në seancën e saj të 40, kur u shqyrtuan ndryshimet në tre Tarifa të Agjencisë së kadastrës për patundshmëri. Ndryshimi i çmimit të shërbimeve të këtyre tarifave lëviz prej 20 deri në 90 përqind.

Tarifa për lartësinë e kompensimit për shfrytëzim dhe shqyrtim të të dhënave nga sistemi informues Gjeodezi-Kadastër ku çmimet janë ulur për 28 përqind. 
– Tarifa për lartësinë e kompensimit për regjistrimin e objekteve infrastrukturore në kadastrën e objekteve infrastrukturore ku çmimet janë ulur për 90 përqind. 
– Çmimorja për lartësinë e kompensimit për regjistrimin e patundshmërive të cilët kanë mbetur me të drejta të pashkruara dhe për regjistrimin e ndryshimeve në kadastrën e patundshmërive dhe kadastrës së objekteve infrastrukturore si pjesë e kadastrës për patundshmëri. Në këtë çmimore, çmimet janë ulur për 51 përqind. 

Ndryshimet e çmimeve të shërbimeve në Kadastër janë publikuar edhe në Gazetën zyrtare në RM, nr. 179, prej 07.12.2017.

Informacione që Kadastra ka uluar çmimet e shërbimeve mund të gjendet edhe në mediume si edhe në ueb-faqen e Ministrisë për Transport dhe Lidhje, por edhe nëse kërkohet në ueb-faqen e Kadastrës në departamentin rregullore-çmimore.

Duke pasur parasysh ajo që u tha më lartë mund të përfundohet se premtimi i LSDM-së dhënë gjatës kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, do të ulë çmimet për shërbime të kadastrës, është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska -Manevska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.