Qyteti i Shkupit vazhdon me subvencione për biçikleta

Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve qytetarëve të cilët do të blejnë biçikletë. Foto: pixabay.com

 

PREMTIM: Do të vazhdojmë me subvencionet për blerjen e biçikletave

[Burimi: Jetë për të gjithë në Shkup! Për të gjithë! – Programi zgjedhor i Petre Shillegov, kryetar i Komunës së Shkupit (faqe 19), data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Si një prej prioriteteve më të rëndësishme të kryetarit të ri të Shkupit, Petre Shillegov, në programin e tij zgjedhor “Jetë në Shkup për të gjithë“, për zgjedhjet lokale (tetor 2017), u informua për projektin “Shkupi qyteti i biçikletave” (faqe 29. Në suaza të këtij promovimi, një prej masave konkrete është që qytetit të subvencionojë blerjen e një biçiklete të re për çdo qytetarë të interesuar. Para disa ditësh mediumet publikuan informacion se Qyteti bëri thirrje të hapur me të cilën qytetarët do të kenë mundësinë që të marrin subvencione për blerjen e biçikletës, sipas kësaj, premtimin zgjedhor të Shillegovit dhe opsionit të tij politik e vlerësojmë si të realizuar. 

Me thirrjen e hapur, Qyteti i Shkupit do të ju kompensojë shpenzimet qytetarëve të cilët do të blejnë biçikletë deri me 31 gusht edhe atë me vlerës deri në 50 përqind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000,00 denarë për person, duke përfshirë këtu edhe tatimin e vlerës së shtuar, si dhe 50 përqind të vlerës së biçikletës për persona me paaftësi fizike, por jo më shumë se 90.000,00 denarë për person, duke përfshirë edhe tatimin e vlerës së shtuar. Në thirrjen publike thuhet se kjo do të realizohet sipas parimit “ai që vjen  pari, do të shërbehet i pari”, ndërsa kush për marrjen e kompensimit është që qytetari të jetë banor i Qytetit të Shkupit dhe i cili deri më tani nuk ka marr subvencion për prokurim të biçikletës.

Të rikujtojmë, subvencionet e para për blerjen e biçikletave për qytetarët filloi që t`i jep Komuna Qendër, gjatë kohës së mandatit të kryetarit të mëparshëm Andrej Zhernovski, në vitin 2014, ndërsa këtë masë në prill të vitit 2017 e pranoi edhe Koce Trajanovski, atëherë kryetari i Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Njoftimet për subvencionim dhe blerje të biçikletave për banorët dhe komunat e tyre ndajnë edhe komuna Qendër dhe Karposh.

BURIME:

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.