Qeveria filloi me masat për prindërit e vetëm

 

PREMTIM: Qeveria do të vazhdojë që të mbështes familjet me një prind duke i liruar prej një pjese të detyrimeve (taksa, transporti publik, kompensim për në kopsht) të familjeve prej një prindi me pagë më të ulët se paga mesatare. 

 [Burimi: Programi për punën e Qeverisë (2017-2020), data: јуни 2017 ]

ARSYETIM:

Ky premtim është pjesë e Programit për punën e Qeverisë (207-2020), të udhëhequr prej kryeministrit Zoran Zaev. Projekti është pjesë e masave të Qeverisë për mbrojtje sociale (faqe 10) për të cilat mund të themi se janë duke u realizuar. 

Më sakët, një prej premtimeve të Qeverisë është se do të lirojë familjet me një prind prej pagesës së tatimeve për në kopsht, nëse familja ka pagë më të ulët se paga mesatare (23.850 denarë është paga mesatare mujore neto, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetërorë për statistika).

Me 20.03.2018, portali Sdk.mk publikoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka marr vendim që prindërit e vetëm me të ardhura deri në 200 euro të mos paguajnë për kopsht.

 Prindërit e vetëm të cilët kanë pagë minimale ose të hyra deri në 200 euro do të lirohen prej pagesës së participimit për në kopshtin e fëmijëve. Prej Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale thonë se kanë ndryshuar Rregulloren për kushtet, kriteret dhe mënyrën e realizimit të të drejtës së participimit në shpenzime për kujdesie, edukim dhe rekreacion të fëmijëve nëpër vendet publike për fëmijë. 

Vendimi që prindërit e vetëm të lirohen prej pagesës së kopshtit të cilët kanë pagë minimale ose kanë të hyra deri në 200 euro, nuk është i njëjtë me premtimin se se do të lirohen prej pagesës së kopshtit prindërit e vetëm të cilët marrin pagë mujore më të ulët se paga mesatare. Paga minimale në Maqedoni është 12.000 denarë, sipas DHP-së paga mesatare është 23.850 denarë.

Prej MPPS në deklaratën për Slloboden peçant sqaruar se “ky është hapi i parë në të cilin përfshihen kategoritë e prekura dhe se punohet në përgatitjen e formulave progresive për pagesa në pajtim me të cilën do të zgjerohet fusha e atyre që janë të liruar plotësisht, ndërsa përkrah, dhe përveç lirimit të plotë do të aplikohet edhe lirimi i pjesshëm i participimit”. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, si dhe faktin se deri më tani Qeveria nuk ka marr vendim për lirimin e prindërve të vetëm prej detyrave të tjera publike, mund të thuhet se realizimi i premtimit të Qeverisë për lirimin e familjeve prej një prindit nga pagesa e detyrimeve publike (taksa, transporti publik, kompensim për kopshtet), nëse kanë pagë më të ulët se paga mujore, është duke u realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësimi: Ana Anastasovksa

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *