PSP hap rastin “Target” – Dhjetëra të punësuar në DSK me “vesh të zgjatur”

Do të gjuhen urdhëruesit. Foto: screenshot.

Во периодот од 2008 до 2015 година незаконски била следена комуникацијата на најмалку 4.286 телефонски броеви, односно тие биле прислушувани без издадена судска наредба. Исто така, биле следени и најмалку 1.541 телефонски број пред да биде издадена судска наредба. односно вкупно 5.827 телефонски броеви, појасни Фетаи.

Në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme u përndoq komunikimi i së së paku 4.286 numrave telefonik, gjegjësisht ata kanë qenë të përgjuar pa urdhër gjykate. Po ashtu, janë përndjekur më së paku 1.541 numra telefoni para se të dal urdhri i gjykatës, gjegjësisht në total 5.827 numra telefonik, sqaroi Fetai.

 

Në periudhën prej 2008 deri në vitin 2015, 10 personat të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, të punësuar në vende të ndryshme, si përmbarues kanë kryer vepër penale në detyrë, gjegjësisht me mjetet e DSK-së në kundërshtim me ligjin i kanë dëmtuara të drejtat e qytetarëve me anë të përgjimeve të paligjshme, tha prokurorja speciale publike Fatime Fetai në konferencë për shtyp në të cilën u prezantua rasti i ri, të cilin e hapi Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale në lidhje dhe që dalin nga përmbajtja e komunikimeve të përndjekur në mënyrë të paligjshme (PSP).

Ajo theksoi se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 është ndjekur ilegalisht komunikimi i më së paku 4.286 numrave telefonik, gjegjësisht ata kanë qenë të përgjuar pa urdhër të gjykatës. Po ashtu, kanë qenë të ndjekur më së paku 1.541 numra telefonik para se me dal urdhri nga gjykata, gjegjësisht gjithsej 5.827 numra telefonik, sqaroi Fetai.

Përndryshe, në “bombën” e 27 mundëm të dëgjojmë drejtë për së drejti nga goja e ministres së atëhershme për Punë të Brendshme se Gordana Jankullovska se DSK mund të gjejë numrin telefonik të gjithsekujt.

 

GJ: Po. Alo?
IK: Ej, i shohë tanët te Kanal 5, i kanë incizuar alfat. Mendoj, Kanal 5 si i ka incizuar alfat? Videoja ekskluzive e arrestimit të Ljubes. 
GJ: Nuk i kam parë.
IK: Është diçka fortë. Desha të pyes diçka tani. Mua më luti Vase, këtë Donevskin, nuk dëshiron ta mërzis, por nuk është diçka e posaçme. Por, nuk e di, tanët a mund të lokalizojnë telefonat, a e kanë atë mundësi? Kanë, ndoshta. 
GJ: Teknikisht mendon, ose çka është puna? 
IK: Ndoshta përmes Mobimakut. Jo, nuk i mërzitet atij, sepse për telefonin e vajzës së tij…
GJ: Çka është puna Ivo, më trego shkurt. 
IK: I’a kanë vjedhur vajzës së tij iphonin, për atë…
GJ: Le ta raportojë, do ta lokalizojmë. 
IK: Jo, ai ka raportuar, më dha numrin që ta lokalizojmë. 
GJ: Mund t’a lokalizojmë, do t’a lokalizojmë. 
IK:  Kujt t’ia përcjellë këtë? 
GJ: Nëse është i aktivizuar. Lajmëroi Goranit prej DSK-së.
IK: E kryer. Hajde, Çao. 
GJ: Hajde, hajde, Çao. 

Në bombën e 15, përsëri dëgjojmë për sigurimin e pajisjes së DSK-së nga Izraeli, për të cilën drejtori i atëhershëm Sasho Mijallkov do të merr provizion njëherë prej 540.000 eurosh, më pas prej 840.000 eurosh, siç tha Zaev në konferencën për shtyp në të cilën i prezantoi incizimet.

SM: Atëherë do ju thuash: përderisa nuk i marrim parat e fundit, që janë milion e gjysmë, të mos lëshosh pe. Lëshimi i radhës le të jetë e menjëhershme, siç thamë, ashtu? 
SK: Po. Me tre herë dje Ju thatë ashtu dhe unë…
SM:  Tre herë, nga sa ishin? 
SK: Nga 900, diku del 1000.
SM: Tre herë nga 900 e diçka, ashtu? 
SK: Po, ashtu. Ashtu i është thënë, dhe ata lajmërohen çdo ditë që të jetë ajo…
SM: Asgjë, le të mos lëshojnë asgjë përderisa nuk i marrim parat. 
SK: Po. Unë i thash Vllatkos në momentin kur do të jetë gati të me thotë gjithçka, që ta di unë në kohë. 
SM: Por nuk ka Vllatko. Vllatko pret vetëm para dhe ai duhet ti transferojë…
SK: Jo, Vllatko të mos më thotë se paratë kanë arritur te ai. 
SM: Përmes garantuesit. 
SK: Po.

Prokurorja Lençe Ristoska në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u publikua fillimi i rastit “Target” sqaroi se në mes të përndjekurve kanë qenë edhe ministrat edhe funksionarët e lartë të VMRO DPMNE-së qeverisëse dhe BDI-së.

Telefoni i ish ministres për Punë të Brendshme Gordana Jankulloska ka qenë i përgjuar jo ligjërisht më shumë se 700 ditë, përderisa tre numra telefonik të ish ministrit për Transport dhe Lidhje, të Mile Janakieskit, kanë qenë të përgjuar mbi 800 ditë, telefoni i Ali Ahmetit më shumë se 1.000 ditë, ndërsa ai i Menduh Thaçit mbi 1.200 ditë. Telefoni i ish kryeministrit dhe liderit të VMRO DPMNE-së Nikolla Grevski nuk ka qenë i përndjekur, u tha në konferencë për shtyp në PSP.

Të përgjuar kanë qenë edhe telefonat e biznesmenëve, për shembull Hari Kostov ka qenë i ndjekur më së paku 732 ditë. Gazetarët Borjan Jovanovski, Meri Jordanovski dhe Goran Mihajllovski kanë qenë të përndjekur me vite dhe ata informuan se do të ngrenë padi për dëmtim.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.