Po krijohen kushte për dëmshpërblimin e të dëmtuarve në rastet e montuara politike

Foto: Pixabay

 

Partia qeverisëse e LSDM-së në programin parazgjedhor në dhjetor të vitit 2016 dha premtimin në vazhdim të cilin e vlerësojmë se janë ndërmarr hapa për realizim të pjesshëm:

Do të krijojmë kushte ligjore për hetimin e vendimeve gjyqësore të cilat janë marr në baza të diktatit politik dhe për dëmshpërblim të viktimave. 

[Burimi: LSDM – Plani për jetë në Maqedoni (faqe 30), afati: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Partia qeverisëse, LSDM në programin parazgjedhor premtoi se mbi bazë ligjore do të hulumtohen vendimet gjyqësore të cilat janë marr si pasojë e diktatit politik dhe se do të dëmshpërblehen viktimat.

Kjo çështje u hap gjatë kohës së krizës politike, veçanërisht pas “bombave” të publikuara nga LSDM prej pjesëve të bisedave të përgjuara telefonike ku kishte indikacione të qarta për keqpërdorime. Që në vitin 2017, qindra qytetarë të cilët e konsiderojnë veten si viktima të rasteve të montuara gjyqësore, politike dhe policore u bashkuan edhe në Këshillin për mbrojtjen e të drejtave – Shkup. Këshilli, po ashtu si shoqatat qytetare simotra, aktivisht marrën pjesë me propozime gjatë përgatitjes së Strategjisë për reforma në gjyqësor, në të cilën pritej një zgjidhje e veçantë ligjore (më së shpeshti përmendje me vlerë kohore prej një viti), me çka qytetarët do të mund menjëherë të rinisin procedurat nëse janë të bindur ose posedojnë fakte se kanë qenë viktima të rasteve të montuara me prapavijë politike.

Një vendim i atillë ligjore i cili nuk i miratua dhe nuk është paraparë në Strategji, edhe se shumë qartë shihet premtimi, do ta vlerësonim si të parealizuar. Megjithatë, Këshilli përveç zgjidhjes ligjore, kërkoi edhe që Qeveria e RM-së të miratojë akt nënligjor – përfundim me të cilin do të mundësohej kërkimi i lehtë i të dhënave për padrejtësi të tilla:

Këshilli kërkon që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të miratojë akt nënligjor, gjegjësisht përfundim me masa ose grup punues i cili do të ndjek implementimin e masave. Në përfundim pritet që të konstatohet ekzistimi i gjendjeve të përmendura më lartë të cilat janë arsye të miratimit të masave. Me masa, me qëllim të respektimit të plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve pjesëmarrës në procedura gjyqësore, do të ju mundësohet, që në pajtim me rregulloren ekzistuese, qasje deri te dokumentet, faktet ose dëshmi në institucione të cilët do të mund të jua ofrojnë gjatë shfrytëzimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike. 

Në seancën e Qeverisë së RM-së mbajtur me 15.05.2018, Qeveria miratoi një kërkesë të këtillë të Këshillit. Prej konferencës qeveritare morëm përgjigjen në vazhdim të pyetjes se si saktësisht tingëllon përfundimi:

Në seancën e 68 Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi Informacioni për Kërkesën e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe shoqatave simotra të qytetarëve të cilat kërkojnë rihetim të rasteve të montuara politike. Me ç’rast Qeveria arrit në disa përfundime:

  1. Të formohen grup punues për ndjekje në pajtim me kërkesat, ankesat dhe propozimet e parashtruara deri te organet shtetërore përmes verifikimit dhe kërkimit të fakteve dhe dëshmive, të përbërë prej përfaqësuesve nga Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sekretarëve shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë për Punë të Brendshme, drejtorit të Inspektoratit shtetëror, përfaqësues të Avokatit të Popullit të Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues të Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe shoqatave qytetare.  

  2. Grupi punues formohet gjatë periudhës prej një viti dhe aj grup është i detyruar që çdo tremujor të dorëzojë informacione deri te Qeveria për qëllimet për të cilat edhe është formuar. 

  3. Grupi punues obligohet veçanërisht të veprojë sipas kërkesave, ankesave ose propozimeve në të cilat ka të dhëna për shkelje të lirive themelore, të drejtave dhe parimeve në procedura, si dhe ku supozohet pafajshmëria, e drejta e gjykimit të drejtë, ku janë përdor dëshmitar të mbrojtur, ekzistojnë materiale të cilat dalin prej përmbajtjeve të përgjimit të paligjshëm të komunikimit, të cilat së bashku me të dhënat për keqpërdorim të sistemi të automatizuar për menaxhim me lëndët gjyqësore (AKMIS) çojnë drejt motivimit eventual politik dhe paragjykimit në veprim. 

  4. Organet shtetërore obligohen që të veprojnë në pajtim me kërkesat, ankesat ose propozimet që me përgjegjshmëri, efikasitet dhe t’i azhurnojnë shkrimet e kërkuara dhe faktet, dhe aty ku ka shkelje evidente të lirive dhe të drejtave të veprojnë në pajtim me principin kushtetues të urgjencës dhe prioritetit. 

  5.  Parashtruesit e kërkesave, ankesave dhe propozimeve, shkrimet e marra, faktet dhe gjetjet mund t’i shfrytëzojnë në institucione ku vlerësohet se mund t`ju ndihmojnë në realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre, si dhe hetim të fakteve ekzistuese dhe të reja, dëshmive dhe rrethanave. 

  6. Obligohen organet kompetente inspektuese që kryejnë mbikëqyrje të rregull dhe të jashtëzakonshme, dhe pas gjetjeve të tyre dhe pas iniciativave të ndërmarra dhe ankesave për mbikëqyrje dhe për këtë çdo tre muaj të njoftojnë Qeverinë”. 

Një përfundim i tillë i Qeverisë, i cili hynë në aktin nënligjor, të qytetarëve anëtar të Këshillit dhe organizatave të tjera civile, ju lehtësohet rruga deri te mbledhja e të dhënave, ndërsa organet shtetërore dhe institucionet e tjera janë të obliguara “aty ku ka shkelje evidente të lirive dhe të drejtave të veprojnë në pajtim me parimet kushtetuese të urgjencës dhe prioritetit”. 

Për shkak të një situate të këtillë faktike mund të jepet vlerësimi se premtimi parazgjedhor i partisë qeverisëse, të theksuar në fillim të tekstit, është realizuar pjesërisht. Në të vërtetë nuk ka vendime ligjore të posaçme, por për këtë ka rregullore nënligjore me të cilën mundësohet rimëkëmbja e procedurave përmes mjeteve të jashtëzakonshme juridike – fakte të reja, dhe me këtë edhe dëmshpërblimi i viktimave të procedurave jo të ligjshme gjyqësore.

 

BURIME: