Pensionet e premtuara sociale do të presin deri në fund të mandatit të Qeverisë

Pensioni social, i premtuar si prioritet i cili do të realizohej në dy vitet e para në qeverinë e re, prolongohet për vitin 2020. Foto: LSDM

Имајќи предвид дека социјалната пензија е ветена како приоритет кој ќе се реализира во првите две години на новата Влада, а сега фактички имплементацијата на оваа мерка се пролонгира за крајот на мандатот на Владата (2020), ова изборно ветување на СДСМ го оценуваме како недоследно

Do të prezantojmë pension social për çdo preson mbi 65 vjet, i cili në 20 vitet e fundit ka jetuat në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe nuk i plotësojnë kushtet për pension. Personat e këtillë do të kenë të drejtën e pensionit. Pensioni social, në fillim do të ketë vlerën e 40% të pensionit mesatar. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 243);]

 

ARSYETIM:

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi pension social, që do të jetë në lartësinë e 40 përqindëshit të pensionit mesatar, për persona mbi moshën 60 vjeçare, të cilët në 20 vitet e fundit të jetës jetojnë në Maqedoni dhe nuk i përmbushin kushtet për pension. Ky premtim zgjedhor i dhënë në programin e socialdemokratëve: “Plani për jetë në Maqedoni” është edhe pjesë e “PLANIT 24M – REFORMAT URGJENTE ME PRIORITET NË QEVERINË E RE NË 2 VITET E PARA” (faqe 241). Sipas projekteve zgjedhore të përmendura të LSDM-së, pensioni social duhet të përfshihet më së vonit deri me një qershor 2019 (duke pasur parasysh se Qeveria e re e udhëhequr prej kryeministrit Zoran Zaev u zgjodh në mesnatën e 31 majit 2017). Përsëri, përkundër planeve të tilla, deri më tani (04.01.2018) nuk janë bërë hapa në lidhje me realizimin e këtij premtimi, ndërsa informacionet e fundit të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale flasin se zbatimi i kësaj mase është prolonguar për vitin 2020, gjegjësisht në fund të mandatit të kësaj Qeverie, ashtu që këtë premtim e vlerësojmë si jokonsekuent.

Premtimi për pension social është në disa vende në Programin Zgjedhor të LSDM-së (2016). Së pari, i theksuar në faqen 5, si një prej hapave kyç në sigurimin e “jetës për të gjithë qytetarët në Maqedoni”, më pas përmendet edhe në faqen 109 në pjesën “Kushte fleksibile për pension, më pas në faqen 243 në pjesën “Mbrojtja Socaile“, si masë për reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re, e cila duhet të realizohet në dy vitet e para (deri në qershor të vitit 2019).

I njëjtë premtim është edhe në Programin për punë të Qeverisë 2017-2020 (faqe 10), por aty nuk është specifikuar afati për realizim:

Qeveria do të del me propozim për prezantimin e pensionit social për çdo person mbi 65 vjeç i cili në 20 vitet e fundit ka jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe nuk i plotëson kushtet për pension. 

Të rikujtojmë se pension social, poashtu, premton edhe Zaevi edhe funksionarët e tjerë të LSDM-së në daljet e tyre në fushatë para zgjedhjet të jashtëzakonshme parlamentare (dhjetor 2016).

Me një dhjetor të vitit 2016 Zaev, si bartës i listët zgjedhore në njësinë 4, gjatë vizitës së tij në Komunën Novo Sello, mes tjerash, premtoi:

Heqja e tatimit mbi të ardhurat personale në bujqësi,përfshirja e pensioneve sociale dhe investime në infrastrukturën komunale në mjedise rurale 

Me 26 nëntor 2016, bartësi i listët së LSDM-së më njësinë e dytë zgjedhore, Oliver Spasovski, në tubimin në Kumanovë njoftoi se LSDM pas zgjedhjeve do të përfshijë edhe pension social për çdo njërin që nuk ka stazh të mjaftueshëm të punës.

Ju njoftojë për masën e re, përfshirje të pensionit social për çdo qytetarë që nuk ka stazh pune, gjegjësisht nuk ka 15 vite stazh. Ai pension do të arrij 70 përqindëshin e pensionit mesatar në Maqedoni. Secili qytetarë ka mundësinë që të jetojë një jetë të denjë. 

Të njëjtën ditë (26.11.2016) bartësi i listës në njësinë zgjedhor 3 prej Ljupço Nikollovski prej LSDM-së, në Kriva Pallankë duke prezantuar edhe “Planin për jetë në Maqedoni”, premtoi:

Do të përfshijmë pension social prej 4.800 denarë për të gjithë të cilët nuk mund të realizojnë të drejtën e pensionit ose nuk kanë stazh pune prej 15 vitesh, dhe janë në moshë 65 vjeçare. 

Të njëjtin premtim LSDM e përsëriti edhe pas zgjedhjeve. Në kumtesën e 22.01.2017 socialdemokratët thonë:

Secili do të ketë pension prej shtetit. Me këtë masë prej Planit për jetë duam të ndryshojmë situatën e tanishme të personave të varfër ose të sëmurë në moshën madhore, të cilët nuk kanë mundë financiare që vetë të kujdesen për veten, për atë se nuk i përmbushin kushtet për pension. Të gjithë gratë të cilat do të mbushin 62 vjet dhe të  gjithë burrat të cilët do të mbushin 64 vjet, dhe nuk i përmbushin kushtet për pension, do të marrin pension social shtetërorë. Të drejtë për pension shtetërorë do të kenë qytetarët të cilët në 20 vitet e fundit kanë jetuar në Maqedoni. Pensioni shtetëror social në fillim do të arrij 40 përqindëshin e pensionit mesatar…

Këtë vit 2017 fillojmë të krijojmë jetën të cilën e zgjodhëm. 

Së voni (29.12.2017), Radio Evropa e Lirë transmetoi qëndrim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale se masa do të zbatohet prej 2020:

Këto ditë prej Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale morëm përgjigje draft propozimi për mbrojtje sociale të personave të vjetër për periudhën prej 2017 deri 2020. Përfshirja e pensionit shtetëror social është paraparë me Programin për punën e Qeverisë së Maqedonisë 2017-2020, ndërsa masa duhet të implementohet prej vitit 2020, thonë prej Ministrisë.  

Për realizimin e kësaj mase është e nevojshme analiza me të cilën do të definohet fushëveprimi i qytetarëve edhe atë qytetarëve që jetojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë, kanë shtetësi maqedonase dhe kanë vendqëndrim në territorin e shtetit. Poashtu, qëllimi është që të përfshihen edhe qytetarët të cilët kanë pasur sigurim për një periudhë dhe një stazh pune për periudhë ta caktuar në Republikën e Maqedonisë, por ai stazh është nën 15 vjet dhe nuk kanë stazh për sigurim në një shtet tjetër me të cilin Republika e Maqedonisë ka një kontratë sigurimi shëndetësor. Analiza duhet të tregojë se sa shtetas maqedonas të moshës 65 vjeçare kanë të ardhura të tjera. (Radio Evropa e Lirë)

Dhe pikërisht për atë se nuk e kanë mbajtur fjalën për pension shtetëror, opozita e ka kritikuar LSDM-në qeverisëse në periudhën kur bëhej debati për Buxhetin e vitit 2018. Në lidhje me këtë, Krste Jovanovski prej VMRO-DPMNE-së në konferencë për shtyp (17.11.2017) akuzoi:

 LSDM me buxhetin e ri për 2018 nuk ka paraparë një projekt të cilin e ka premtuar çdo ditë në fushatën parazgjedhore. LSD të gjithë qytetarëve mbi 65 vjeç, të cilët nuk i përmbushin kushtet për pension, ndërsa jetojnë mbi 20 vite në Maqedoni ju ka premtuar se do të ju jep pension social, ndërsa tani me buxhetin e ri nuk parasheh para për atë projekt.

Andaj, duke pasur parasysh se pensioni social është premtuar si prioritet i cili do të realizohet në dy vitet e para në qeverinë e re, ndërsa tani faktikisht implementimi i kësaj mase prolongohet për në fund të mandatit të Qeverisë (2020), këtë premtim zgjedhor e vlerësojmë si jokonsekuent. 

 

BURIME:

 

Vlersoi: Olivera Vojnovska