Nuk përmbushet premtimi për ndërtimin e sallës Universale

Me 01.10.2017 Shillegov në një tribun publike, para Sallës Universale, premtoi se do ta kthej në jetë dhe këndoi këndën "Skojpje, radost ti qe bidesh". Foto: Printscreen kolazh

SALLA UNIVERSALE I KTHEHET QYTETIT TË SHKUPIT

Salla Universale ishte institucioni kulturor i preferuar i shumë shkupjanëve, ndërsa për shumë fëmijë, është vendi ku kanë mbajtur koncertin e parë ose ngjarjen kulturore. Sot, salla Universale është lënë pas dore dhe pa jetë, përkundër shkëlqimit të saj në të kaluarën. Përndryshe është njoftuar për të disa herë, por rivitsalizimi i saj nuk ndodhi. Kujtojmë kohën kur Salla Universale ishte shtëpia e festivalit “Zllatno sllavejçe„. 

Menjëherë do të fillojmë procesin për ndërtimin e sallës, sipas standardeve më bashkëkohore për siguri, teknik, për komoditetin e teatrit dhe për qasje deri te salla

[Burimi: Programi zgjedhor të Petre Shillegov për zgjedhjet lokale të vitit 2017-2020 – “Jetë në Shkup për të gjithë” (faqe 28), data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Shkupit Petre Shillegov, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale (tetor 2017), si kandidat i LSDM-së për pozitën e kryetarit të kryeqytetit, shkupjanëve ju premtoi se menjëherë pas marrjes së mandatit të kryetarit të komunës do të fillojë me ndërtimin e Sallës Universale. Në lidhje me këtë objekt në programin zgjedhor me të cilin doli Shillegov në zgjedhjet lokale Jetë në Shkup për të gjithë” (faqe 28 ), është shtuar: “Menjëherë pas respektimit të procesit për ndërtimin e sallës, sipas standardeve më bashkëkohore për siguri, teknik, për komoditetin e sallë së teatrit dhe për qasje deri te salla”, dhe ky premtim i tij deri më tani është i parealizuar. 

Dy javë para zgjedhjeve lokale,  me 01.10.2017, Shillegov në tribunë publike para Sallës Universale, premtoi se do të kthej jetën dhe këndoi një këngë për Shkupin. Me 28 tetor të vitit 2017 ai zyrtarisht morri edhe funksionin e kryetarit të komunës, prej pararendësit Koce Trajanovski, i cili ishte kryetar i komunës në Shkup për tetë vite. Në katër muaj e fundit pasiqë Shillegov u bë kryetar komune, nuk ka asnjë informacion se janë ndërmarr aktivitete rreth fillimit të lajmëruar të “procesit për ndërtimin e Sallës Universale”. Deri në ditën kur është shkruar ky tekst (06.02.2018) në lokacionin e Sallës Universale nuk kanë filluar aktivitete ndërtimore për këtë objekt.

Shillegov nuk përmendi Sallën Universale në llogaridhënien për atë që është punuar në 100 ditët e para të mandatit. Këto ditë (03.02.2018) në konferencën e thirrur, Shillogov i prezantoi rezultatet dhe aktivitete më të rëndësishme në 100 ditët e para, si dhe një pjesë të planeve dhe projekteve më të rëndësishme të cilat janë të parapara për periudhën e ardhshme, por për Sallën Universale asnjë fjalë.

Përndryshe, për “REKONSTRUKTIMIN, RINDËRTIMIN DHE SHPËRBLIMIN E OBJEKTIT NË QENDRËN E KONGRESIT AELKSANDAR MAKEDONSKI (SALLA UNIVERSALE)”, por me fillim të ndërtimit në vitin 2020, për zgjedhjet lokale premtoi edhe kundërkandidati i Shillogovit, Koce Trajanovski në programin e tij zgjedhor (faqe 5)

Duhet të thuhet edhe se objekti “Salla Universale”, gjegjësisht siç tani zyrtarisht njihet si Qendra Publike Kulturore “Aleksandar Makedonski” – Shkup”, është mbyllur prej vitit 2015.

 

VMRO-DPMNE PARA DHJETË VITEVE PREMTOI RINOVIM TË SALLËS UNIVERSALE

Rinovimi i Sallës Universale njoftohet pothuajse një dekadë. Premtimi për rikonstruktim të “Sallës Universale” me modifikime përsëritet në më shumë programe zgjedhore të VMRO-DPMNE-së, duke filluar prej vitit 2008. Për herë të parë përmendet në Programin e VMRO-DPMNE-së (2008-2012): Rilindje në 100 e përmirësuar dhe e zgjeruar (faqe  179), ku parashihet se “Rinovimi i Sallës Universale në Shkup”me afat realizimi 2012.

Tre vite më pas, para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2011, VMRO-DPME premtoi: “Rikonstruktimi i Sallës Universale ose ndërtimi i objektit të ri nëpërmjet rrugës së partneritetit publiko-privat”, me afat të realizimit (Manifesti për reforma dhe zhvillim – Programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së (2011 – 2015) – Kulturë dhe art, faqe 250)

Në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2014, VMRO-DPMNE premtoi Ndërtim i qendrës së kongresit me Sallë Universale dhe me tre salla më të vogla” (E verifikuar – Programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së (2014 – 2018(Ketë më cilësore për të gjithë, faqe 322).

Në dhjetor të vitit 2013 ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Millevska kumtoi se “salla e re e koncerteve që do të ndërtohet në vend të Sallës Universale do të jetë në formë të vezës, do të ketë edhe sall më të madhe me 2.500 deri në 3.000 ulëse, ekzekutime të vogla rreth 30 vende dhe hapësira administrative”.

Në shkurt të vitit 2016, ish ministrja Kançevska – Milevska dhe kryetari i atëhershëm i qytetit të Shkupit, Trajanovskir deklaroi se nuk do të ndërtoj objekt të ri të Sallës Universale, por i njëjti do të rikonstruktohet dhe do të përmirësohet.

Këtë projekt e përpunoi instituti “Maqedonia”  dhe ka përfunduar, por siç lajmëroi “Makfest” në gusht të vitit të kaluar (2017), “Ministria për Fnanca, pas ribalancit, i shfuqizoi të gjithë paratë të parapara në buxhetin 2017 dhe ndërtimi i Sallës Universale hyri në lojëra politike. 

Në buxhetin për 2017 për Sallën Universale ishin paraparë 35 milion denarë. Prej tyre në katër muajt e parë të vitit janë harxhuar 11.200.000 denarë për nevojat e projektit për ndërtimin e objektit të ri. Ato tashmë kanë paguar, ndërsa para