Nuk ka zgjerim të sistemit SCADA në “Ujësjellësin” e Shkupit

Sistemin SCADA edhe pas tre viteve e ka vetëm në lokalitet Butel-Radishan-Shuto Orizare. Foto: skrinshot

 

 

Kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, në programin zgjedhor “Zgjedhja ime” (faqe 61), me të cilin ai doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013, mes tjerash, premtoi PROJEKT: SISTEM PËR KONTROLL DHE MONITORIM NGA LARG (SCADA)

 (Afati: 2014-2015 ) Me fillimin e projektit SCADA sistemit të ujësjellësit në Shkup, gjegësisht vendosja e sistemit SCADA në ujësjellës, dukshëm do ta përmirësoj puna ekonomike e ndërrmarjes

ARSYETIM:

 

SCADA(Supervisory Control and Data Acquisition)  është sistem për monitorim i cili mundëson ndjekje automatike dhe menaxhim në sistemin e ujësjellësit, përcaktim i defekteve dhe rregullimi shpejt i tyre, gjegjësisht rregullimi automatik i monitorimit të sistemit. Sipas kontrollit që e bëri Vërtetmatësi, ky projekt nuk ka përparim dhe e vlerësojmë si të parealizuar.

 

Mediumet qysh në janar 2013 ( tre muaj përpara zgjedhjeve lokale) informuan që NP ” Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup do të instaloj SCADA sistem:

në lokalitetet e Butelit- Radishanit- Shuto Orizares,  ndërsa ekzistojnë plane për zgjerim në të gjithë sistemin e ujësjellësit në qytet.

Megjithatë, deri tani (27.04.2016) nuk ka informacione që ky sistem është zgjeruar. Kështu të dhënash nuk ka në ueb faqen e  ndërmarrjes, as mund të gjenden gjatë kërkimit në internet.

ueb-faqen e NK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup thuhet:

 Në një pjesë të objekteve të ujësjellësit është sistem i implementimit dhe menaxhim automatik SCADA-(Supervisory Control and Data Acquisition). Ky sistem i mundëson operatorëve dhe kontrollorëve në çdo moment të kenë kontroll të gjendjes së objekteve, parametrat e punës dhe problemet eventuale gjatë punës. Me këtë mundësohet reagim i shpejt në rast defekti të pajisjes së instaluar, zbulim i hershëm i anomalive në sistemin e ujësjellësit ( harxhim i madh, rrjedhje e pa kontrolluar e ujit dhe të ngjashme), si dhe mundësi për analiza të të dhënave historike të parametrave të punës së këtij sistemi.

Sistemi SCADA është implementuar në lokalitetet Butel-Radishan-Shuto Orizare, ndërsa ekzistojnë plane për zgjerim në të gjithë ujësjellësin e qytetit.

 

Duke marrë parasysh që ky projekt ende është vetëm në lokalitetet e Butelit- Radishanit- Shuto Orizares ( ku ishe implementuar edhe para tre vjetëve kur Trajanovski e dha premtimin), mund të thuhet që ky premtim zgjedhor është i parealizuar.

BURIME:

 

Vlerësoi: Vlade Gjorçev