Nuk është publikuar lista e plotë e dokumenteve me karakter publik nga të gjitha ministritë

Vetëm disa ministri publikuan serinë e plotë prej 21 dokumenteve të karakterit publik Foto: komspi.mk

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevsi, me 31.10.2017 deklaroi se Qeveria ka miratuar informacionin e përgatitur nga Ministra për Shoqëri Informatike dhe Administratë:

Lista e akteve dhe e materialeve të cilët ministritë në pajtim me ligjin janë të detyruar që të publikojnë ato në ueb-faqet e tyre. Bëhet fjalë për listën prej 21 dokumenteve, të cilët në 15 ditët e radhës duhet që të publikohen ne ueb-faqet e ministrive. 

[Burimi: МИОА; Data: 31.10.2017]

 

ARSYETIM:

Detyrimet e ministrive deri me 15 nëntor të vitit 2017 në ueb-faqet e tyre të publikojnë listë prej 21 dokumenteve të karakterit publik nuk është e respektuar plotësisht prej të gjithë ministrive. Edhe pse, në këtë drejtim ka avancim në krahasim me verifikimin të cilin e bërë “Vërtetmatësi” me 29.11.2017, përsëri, deri në këtë moment kur është shkruar ky tekst (22.12.2017) një pjesë e ministrive në faqet e tyre të internetit nuk kanë publikuar gjithë serinë prej 21 dokumenteve në formë të kërkuar nga MSHIA, andaj premtimin përsëri merr vlerësimin si pjesërisht i realizuar. 

ÇKA TREGOI VERIFIKIMI I FUNDIT I UEB-FAQEVE TË MINISTRISË 

Ky verifikim i dytë i ueb-faqeve të të gjithë ministrive tregoi se edhe pse, në raport me herën e kaluar, tani është rritur numri i ministrive të cilët e kanë publikuar listën e plotë të dokumenteve, edhe pse, këtë nuk e kanë bërë të gjithë ministritë. Përveç në ueb-faqen e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), që është e logjikshme për vet faktin se ata kanë qenë iniciatorë të projektit, qëllimi i “listët së informacioneve me karakter publik” mund të gjenden në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, të Transportit dhe Lidhjeve dhe Ekonomisë, ndërsa një listë të llojit të vet e ka publikuar edhe Ministria për Vetëqeverisje lokale. Në faqet e ministrive të mbetura dokumentet e karakterit publik nuk janë publikuar në mënyrë sistematike, por më së shpeshti janë të ndara ose të grupuara në disa. Poashtu, ata dokumente nuk bien menjëherë në sy, por duhet të kërkohen nëpër ueb-faqe. Ashtu që, disa dokumente janë, por nuk janë të dukshme – nuk janë të vendosura në vend të dukshëm, andaj ne nuk mundëm t’i gjejmë.

MINISTRIA PËR SHOQËRI INFORMATIKE DHE ADMINISTRATË 

Në menynë e ueb-faqes së MSHIA, në rubrikën “Marrëdhënie me opinioni” ka nënrubrikën “Informacione të karakterit publik”, e cila të çon deri te Lista e informacioneve me karakter publik.

 

MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE UJËSJELLËSIT 

Në menynë kryesore të internet faqes së Ministrisë për Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, është ekzistues butoni “informacione publike të disponueshme” i cili të çon më pas deri te lista e informacioneve të karakterit publik ku është publikuar e gjithë seria prej 21 dokumenteve.

 MINISTRIA PËR TRANSPORT DHE LIDHJE 

Në faqen kryesore të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, në vend të dukshëm, lartë në të majtë në fushën “projekte të ndara” mund të hapet lista e dokumenteve të qasshme për opinionin, ku janë të gjithë informacionet dhe liqet, përveç personit të autorizuar për raportim të brendshëm të mbrojtur, për të cilin është shtuar se “nuk ekziston”.

MINISTRIA E EKONOMISË

Në ballinën e faqes së internetit të Ministrisë së ekonomisë në pjesën e djathtë (nën kalendarin e ngjarjeve) ka të shënuar një fushë “informacione të karakterit publik, ku ka edhe linqe deri te e gjithë lista prej 21 dokumenteve.

MINISTRIA PËR VETËQEVERISJE LOKALE

На веб-страницата на Министерството за локална самоуправа преку рубриката „Информации“ и подрубриката „Слободен пристап до информации од јавен карактер“ се стигнува до  листата од 21 документ. Повеќето од документите се објавени и линкувани, но за некои  е наведено следново: Në ueb-faqen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në rubrikën “Informacione” dhe nën rubrikën “Qasje e lirë deri te informacionet me karakter publik” arrihet deri te lista prej 31 dokumenteve. Më shumë dokumente janë publikuar dhe kanë linqe, por për disa thuhet si në vazhdim:

  1. Rregullore për për raportim të brendshëm të mbrojtur – Në fazën e përgatitjes

  2. Kontakt i personit të autorizuar për raportim të brendshëm të mbrojtur – Do të caktohet pas miratimit të rregullores

  3. Lisat e regjistrave aktiv të drejtuar prej ministrive, në varësi të juridiksionit – Regjistri i stemave dhe flamujve të komunave nuk është në formë elektronike. (Do të adaptohet)

  4. Format që i shfrytëzojnë qytetarët gjatë dorëzimit të parashtesave deri te ministritë për realizimin e të drejtave të tyre, veçanërisht format e kërkesave të qytetarëve për nxjerrjen e akteve reale, për ato ministri ku ato nxirren –  Ministria për Vetëqeverisje lokale nuk siguron shërbime të drejtpërdrejta për qytetarët. 

  5. Kompensimet për tarifat për nxjerrjen e akteve reale  – Ministria për Vetëqeverisje lokale nuk siguron shërbime të drejtpërdrejta për qytetarët. 

 

MINISTRIA E FINANCAVE 

ueb faqen e Ministrisë së Financave nuk vërejtëm ndonjë fushë të posaçme përmes të cilës mund të arrihet deri te “lista e dokumenteve të karakterit publik” të publikuar në MSHIA. Në këtë ministri informacionet e përmendura janë të shpërndara në të gjithë faqen dhe deri te dokumentet vihet përmes kërkimin nëpër rubrikat: “Transparencë dhe llogaridhënie“, “Ministria”, “Ligjet”, si dhe fushat si “Marrëdhënie me publikun“, “Punësime” dhe “Kontakte”

MINISTRIA PËR PUNË TË BRENDSHME 

Nga lista me 21 dokumente të karakterit publik në ueb-faqen e Ministrisë për Punë të Jashtme, nuk gjetëm: listën për persona të punësuar në institucion me pozitë, e-mail zyrtar dhe telefon zyrtar. Dokumentet të cilët janë nuk mund të gjenden në një vend dhe në ballinë, por duhet të kërkohen nëpër faqe përmes rubrikave: “qendra për media” mund të arrihet deri te fusha “qasje e lirë deri te informacionet“, “dokument” (nën rubrika “Plan Strategjik, buxheti dhe prokurime” dhe “ligje“, Ministria “Kontakt info”)

MINISTRIA PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE 

Edhe në ballinë e ueb-faqes së Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale nuk ka vend të shënuar ku mund të gjendet “Lista e informacioneve të karakterit publik” të bërë sipas propozimeve të MSHIA-së. Dokumentet që janë futur në këtë listë janë të shpërndara në fusha të ndryshme/rubrika në internet faqet e ministrisë: rubrika “Marrëdhënie me publikun” dhe “Rregullore”, nën rubrika “Qasje e lirë deri te informacionet“, “Ligje”, butoni “Kontakte” dhe fushat “Njoftime për aktivitete mediatike” dhe “Regjistra“.

MINISTRIA E DREJTËSISË

ueb-faqen e Ministrisë së Drejtësisë, nuk ka vend të posaçëm për të gjithë “serin e dokumenteve të karakterit publik“, edhe pse me kërkime në internet në rubrikat në ballinë: “Ministria”, “Resurse”, “Rregullore”, “Regjistrat”, “Marrëdhënie me opinionin” dhe “Kontakte”, mund që të gjenden më shumë dokumente të cilat nuk i gjetëm në verifikimin e bërë para një muaji. Përmes rubrikës “Rregullore” dhe seksionit “Mbrojtja e fyshkëllyesve”, me çka arrihet deri te Rregullorja për raportim të brendshëm të mbrojtur; (të publikuar me 30.11.2017) dhe deri “Kontakt i personit të autorizuar për raportimi i brendshëm i mbrojtur “. (publikuar me 01.12.2017). Rubrika “Resurse” të çon deri te faqja e “Financave” me 4.12.2017 ku janë publikuar raporte për realizimin e buxhetit; Në rubrikën “Ministria” gjetëm edhe “Listën e personave të punësuar në institucione me pozitë, e-mailin zyrtar dhe telefonin zyrtar”. Dhe gjatë këtij kontrolli nuk arritëm të gjejmë:

 

MINISTRIA E MBROJTJES 

Siç publikuam tashmë, në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, në ballinë ka fushë “Opinioni ka të drejtë të dijë“, por kjo nuk çon drejt listës së plotë të dokumenteve, por deri te lista e disa “dokumenteve strategjike dhe të gjithë informacioneve të mbetura nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes të cilat janë me interes për opinionin”. Dokumentet e tjera duhet të kërkohen në seksionin “Ministria“, “Legjislacioni” dhe përmes butonave “kontakt” dhe “info“, të lokalizuara lartë në këndin e djathtë. Edhe këtë herë nuk gjetëm:

  • Rregullorja për raportim të brendshëm të mbrojtur
  • Kontakt të personit të autorizuar për raportim të brendshëm të mbrojtur
  • Emër dhe mbiemër të oficerit për mbrojtje të të dhënave personale, pozicioni në institucion, e-mail zyrtar dhe telefon zyrtar.

 

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, përmes fushës “dokumente” në menynë kryesore, mund të gjendet “lista e informacioneve të karakterit publik” dhe ka edhe pamje skematike, por edhe gjatë këtij verifikimi (22.12.2017) nuk funksionojnë të gjithë fushat dhe nuk mund që arrihet deri te: lista e informacioneve të karakterit publik; lista e regjistrave aktiv të drejtuar prej ministrive. Po ashtu, në këtë paraqitje skematike nuk ka:

  • Rregullorja për raportim të brendshëm të mbrojtur;
  • Kontakt të personit të autorizuar për raportim të brendshëm të mbrojtur
  • Emër dhe mbiemër të oficerit për mbrojtje të të dhënave personale, pozicioni në institucion, e-mail zyrtar dhe telefon zyrtar.

 

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka “buton” të rezervuar për “Qasje të lirë deri te informacionet“, por atu nuk është e gjithë lista e dokumenteve, ato duhet të kërkohen në më tepër seksione të menysë kryesore. Këtë herë nuk gjetëm:

  • Buxheti
  • Raporte të revizionit,
  • Regjistra,
  • Rregullorja për raportim të brendshëm të mbrojtur.

 

MINISTRIA E ARSIMIT

Në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk mund të gjendet “Lista e informacioneve të karakterit publik” bërë sipas propozimeve të MASH, Dokumentet duhet të kërkohen në vende të ndryshme/rubrika: “Ministria”, “Marrëdhënie me opinionin”, “Dokumente” dhe “Rregulla”, ndërsa më poshtë në faqen kryesore të MASH është vendosur kontakt-telefoni dhe e-maili i ministrisë për pyetje të përgjithshme. Përmes rubrikës “Ministria” dhe nënrubrikës “Organizimi dhe sistematizimi i MASH” këtë rradhë gjetëm “Listën e kontakteve dhe personave të punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës“, ndërsa me kërkimet në rubrikën “Marrëdhënie me publikun” dhe nënrukbrikën “Qasja e lirë deri te informacionet” fitohen:

  • Lista e informacioneve me karakter publik;
  • Kontakt të personit përgjegjës për informacione të karakterit publik;
  • Format të cilat i shfrytëzojnë qytetarët gjatë dorëzimit të parashtesave deri te ministritë për realizimin e të drejtave të tyre,
  • Lista e regjistrave aktiv të drejtuara prej ministrive; – tani janë

Fusha “Dokumente” përveç “Planit strategjik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës 2017-2019“, tani të çon edhe deri te:

  • Buxheti,
  • Raportet e miratuara për realizimin e buxhetit,
  • Raporte të revizionit,
  • Plani për prokurime publike,

Përmes rubrikës “Rregulla” tani arrihet deri te “Rregullorja për raportim të brendshëm të mbrojtur“, (publikuar me 15 dhjetor 2017). Në faqen e MASH edhe këtë herë nuk arritëm të gjejmë dokumentet në vazhdim:

  • Kontakt i personit të autorizuar për raportim të brendshëm të mbrojtur;
  • Emër dhe mbiemër të oficerit për mbrojtje të të dhënave personale, pozicioni në institucion, e-mail zyrtar dhe telefon zyrtar.

Njoftime për ngjarje mujore ose online kalendar.

 

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

Në ballinën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, rubrika “Shërbime” të çon drejt nënrubrikës “Qasje e lirë deri te informacionet” ku ka edhe kontakt të personit të autorizuar për informacione të karakterit publik dhe “Lista e informacioneve të karakterit publik“, nëse klikohet në pikën “Qasje e lirë deri te informacionet e karakterit publik” hapet faqja “Dokumente publike të qasshme të MMJPH-së” prej ku përveç Planit Strategjik shihen edhe:

  • Plani Strategjik i MMJPH-së
  • Buxheti;
  • Raporte të miratuara për realizimin e buxhetit;
  • Raporte të revizionit;
  • Plani për prokurime publike;
  • Rregullore për organizim të brendshëm;
  • Organogram për organizim të brendshëm;
  • Rregullore për sistematizimin e vendeve të punës;

Disa dokumente-informacione merren përmes rubrikës “Ministria”, “Rregullativa” dhe “Dokumente”, si dhe prej butonit “Kontakt”. Përsëri, edhe gjatë këtij verifikimi nuk gjetëm:

  • Listë të personave të punësuar në institucione me pozitë, e-mail zyrtar dhe telefon zyrtar;
  • Rregullorja për raportim të brendshëm të mbrojtur
  • Kontakt i personit të autorizuar për raportim të brendshëm të mbrojtur
  • Emër dhe mbiemër të oficerit për mbrojtje të të dhënave personale, pozicioni në institucion, e-mail zyrtar dhe telefon zyrtar.

 

MINISTRIA E KULTURËS 

Në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës edhe gjatë këtij verifikimi nuk pamë ndonjë fushë specifike ku mund të arrihet deri te “Lista për informacione të karakterit publik” të bërë sipas propozimeve të MSHIA. Me kërkime në ueb-faqe të kësaj Ministrie shihen vetëm disa dokumente të cilët i gjetëm edhe gjatë verifikimit të mëparshëm.

  1. Plani Strategjik;
  2. Buxheti;
  3. Raporte të miratuara për realizimin e buxhetit;
  4. Raporte të revizionit
  5. Plani për prokurime publike;
  6. Rregullore për organizim të brendshëm;
  7. Tarifa për kompensime për nxjerrjen e akteve reale
  8. Lista e informacioneve të karakterit publik;
  9. Rregullorja për raportim të brendshëm të mbrojtur
  10. Kontakt i personit të autorizuar për raportim të brendshëm të mbrojtur
  11. Emër dhe mbiemër të oficerit për mbrojtje të të dhënave personale, pozicioni në institucion, e-mail zyrtar dhe telefon zyrtar.
  12. Lista e regjistrave aktiv të drejtuara prej ministrive
  13. Njoftime për ngjarje mujore ose online kalendar

 

BURIME:

Vlerësou: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.