Nuk është bërë regjistri i premtuar për numrin e saktë të të punësuarve në sektorin publik

Do të krijojmë regjistër plotësisht të ri dhe do të publikojmë numrin ekzistues edhe të të punësuarve të përkohshëm në sektorin publik. Regjistri do të të jetë i qasshëm publikisht dhe do të azhurnohet rregullisht. Qytetarët do të keni mundësi të shohim të gjithë të punësuarit në administratën publike, për çdo institucion. 

 [Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, 2016, “Plani për jetë në Maqedoni” (234); Afati për realizim: gjashtë muaj]

  

ARSYETIM:

Në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cila u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë pas marrjes së qeverisë do të realizohet regjistri në tërësi dhe do të publikohet numri i përgjithshëm i personave ekzistues dhe të përkohshëm të punësuar në sektorin publik. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, është futur në programin e tyre zgjedhor të titulluar Plani për jetë në Maqedoni, në kapitullin “Reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muaj e parë” (faqe 234) dhe deri më tani (08.02.2018) tetë muaj pas zgjedhjes së qeverisë së re, nuk është plotësuar. 

Numri i saktë i të punësuarve në sektorin publik akoma nuk është vërtetuar. Ministri për Administratë Publike dhe Shoqëri Informatike Damjan Mançevski, këto ditë (04.02.2018) në intervistën për Radio Evropa e Lirë, deklaroi se të gjithë institucionet dhe personat udhëheqës të cilët nuk do të plotësojnë të dhënat për të punësuarit e tyre në sistemin informatikë për menaxhimin me resurset njerëzore nuk do të marrin pagë. 

Një pjesë e institucioneve i kanë plotësuar të dhënat dhe i kanë azhurnuar ato, është materie e gjallë, hynë, del, ndërron telefon, e-mail etj. Një pjesë ka plotësuar të dhënat pjesërisht, gjegjësisht nuk i azhurnojnë, një pjesë ka vendosur vetëm sistematizimet, pa ndonjë informacion për njerëzit, ndërsa një pjesë nuk ka bërë asgjë. Të jemi të sinqertë, në periudhën e kaluar kemi tentuar në disa mënyra, me dëftime, me vendime dhe informacione të qeverisë, shërbimet e  inspektimit azhurnohen në këtë temë dhe është përmirësuar gjendja. Por, ne nuk jemi të sigurt nëse raporti për vitin e kaluar të cilin duhet të publikojmë në mars, do të mund të themi se numrin të cilin e publikuam tërësisht vjen prej sistemit ose përsëri do të fitohet përmes të dhënave bazë të krahasuara, me çka numri i cili fitohet është përafërsisht i saktë, por jo tërësisht i vërtetë. Për këtë qëllim do të aplikojmë, përmes disa vendimeve të qeverisë, do të vendosim rend dhe ndryshime sistematike dhe teknike brenda në sistemet e caktuara të institucioneve, por edhe me rregullore dhe dispozita të qeverisë me të cilat të gjithë ato institucione dhe persona udhëheqës të cilët nuk kanë vendosur të dhënat për të punësuarit e tyre në sistemin informatikë për menaxhimin e resurseve natyrore nuk do të marrin pagë. Thjeshtë do të duhet që institucionet shtetërore të mësojnë të respektojnë ligjet, pa u dashur që më pas kryeministri të rend pas tyre. (Mançevski)

Ditën tjetër (05.02,2018), Mançevski në emisionin “24 Analiza” në Televizionin 24, sqaroi se qëllimi nuk është që të dënohet të punësuarit në administratën publike, por të nxiten të njëjtët që të bëjnë shtypje mbi personat udhëheqës, që të vendoset rendi dhe të respektohet ligjit.

Ju japim afati institucioneve që të përshtaten me qëllim që askush të mos mbetet pa pagë. Prej kur do të vendosen të dhënat në sistem, do të ndiqen dhe nuk do të ekzistojë rrezik. DHP kontrollon nëse personat udhëheqës i kanë paguar kontributet. Theksojmë se nëse përmes inspektimeve është vërtetuar se ndonjë person udhëheqës nuk ka kryer detyrimin e vet, dënimi është prej dy deri në tre mijë euro – (Mançevski)

Në këtë dalje Maçevski theksoi se në këtë moment ka 1,036 sistematizime aktive, të cilat nuk do të thotë se janë të azhurnuara, ndërsa rreth 235 institucione nuk kanë asnjë sistematizim. Sipas Mançevskit, rezistencë më të madhe ka te institucionet e shëndetësisë dhe arsimit. 

Menjëherë pas ardhjes në pozitën e ministrit, Maçevskit në konferencë për shtyp kumtoi se “Regjistri i të punësuarve në sektorin publik, i cili nuk reflekton gjendjen reale të numrit të të punësuarve”. 

Prej 1302 institucioneve në Maqedoni, 197 institucione nuk kanë kërkuar konfirmim prej MSHIA dhe nuk kanë sistematizim aktiv, ndërsa 150 edhe për krah sistematizimit të miratuar nuk kanë vendosur të dhënat në Regjistër, theksoi Mançevski. Për institucionet e mbetura ekzistojnë indikacione serioze se një numër i madh i të dhënave nuk janë plotësuar siç duhet. MSHIA në këtë moment, bën verifikimin e të gjithë institucioneve individualisht. Prej verifikimit të deritanishëm mund të përfundohet se bëhet fjalë për një problem të madh me të dhënat për të punësuarve në sektorin publik prej asaj që pritej. 

MSHIA deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor, mbrëmë dorëzoi të dhënat për të punësuarit në sektorin publik të cilët nuk kanë të përfshirë në Regjistër në mënyrën dhe me procedurën e cila është e paraparë me ligj. Të dhënat janë marr si rezultat i kryqëzimit të bazave të të dhënave prej më shumë institucioneve të ndryshme. Të dhënat e dorëzuara deri te KSHZ kanë të bëjnë për rreth 115.729 të të punësuarve në sektorin publik. Ky numër nuk është zyrtar dhe nuk përfaqëson fotografinë reale. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *