Ngelen vetëm paralajmërimet për rifillimin me punë të “Tajmishte”

Në janar të vitit 2014 u nda koncesioni për eksploatim të xeheve të hekurit nga miniera Tajmishte në Kërçovë. Ky koncesion do të kontribuoj për ringjalljen e minierës Tajmishte në të cilën ka rezerva të hekurit. Pritet që miniera të filloj me punë në pjesën e parë të vitit 2916 dhe do të punësohen 300 deri në 400 punëtorë nga rajoni i Kërçovës. Dobi nga hapja e kësaj miniere do të kenë edhe shumë kompani të shërbimit në atë rajon, të cilat do të angazhohen në procesin e punës të kësaj miniere. ( Investim: 10-15 milion euro ) Afati: GJYSMA E PARË E VITIT 2016 )

ARSYETIM:

Ky premtim është dhënë në Programin zgjedhor të VMRO DPMNE (2014-2018) “E vërtetuar” ( Sektori energjetik, faqe 135) me afat të realizimit gjysma e parë e vitit 2016 dhe deri tani (30.03.2916) nuk është realizuar. Në Llogaridhënien për realizimin e Programit të VMRO DPMNE dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” 2016( faqe 117), të cilën lideri i VMRO DPMNE në mënyrë zyrtare e ka promovuar në muajin mars 2016, për hapjen e minierës “Tajmishte”, nuk ka asgjë të re, por është përdorur pothuajse formulimi i njëjtë si edhe në Programin  “E vërtetuar” nga viti 2014. Për këtë projekt në faqen 117 të Llogaridhënies thuhet:

 Në janar të vitit 2014 është ndarë  koncesioni për eksploatimin e xeheve të hekurit të minierës Tajmishte në Kërçovë. Ky koncesion do të kontribuoj për ringjalljen e minierës Tajmishte në të cilën ende ka rezerva të hekurit. Pritet miniera të filloj me punë në pjesën e parë të vitit 2016 dhe në të do të punësohen 300 deri më 400 punëtorë nga rajoni i Kërçovës. Përfitime nga hapja e kësaj miniere do të kenë edhe kompanitë shërbyese të këtij rajoni të cilët do të angazhohen në procesin e punës. 

Në korrik të vitit 2014, mediumet  raportuan se :

“ Shoqata aksionare  “Tajmishte” nga Kërçova, në 30 vitet e ardhshme do të menaxhoj me këtë minierë në afërsi të Kërçovës. Kompania dhe zyrtarisht e ka nënshkruar kontratën për koncesion të minierës të hekurit “Tajmishte”.

Në janar të vitit 2015 zëvendës-ministri për ekonomi, Hristijan Delev, duke u përgjigjur në pyetjet Parlamentare në Kuvendin e RM-së, përveç tjerash, tha se:

 Koncesionet për shfrytëzimin e dy minierave (Tajmishte dhe Stogovo) u dha vitin e kaluar dhe ato do të fillojnë me punë aktive këtë vit (2015). Sa i përket minierës Tajmishte, koncesioneri punon në përgatitje të një studimi të detajuar për rifillimin e kësaj miniere dhe shpresojmë se këtë vit edhe kjo minierë do të rifilloj me punë. Koncesioneri ne partneritet me fondet e investimeve të huaja punon në rifillimin e këtij kapaciteti (Delev)

 

Megjithatë, parashikemet e tilla nuk janë realizuar. Gjatë kërkimit në Google dhe në agjencitë e lajmeve përveç lajmeve të më hershme ( nga 2010 deri më 2015) nuk mund të gjendet informacione tjera lidhur me realizimin e këtij projekti. Pra, shikuar formalisht afati i fundit për realizim është qershori i vitit 2016, nga shkaku se nuk ka asnjë element që tregojnë se miniera “Tajmishte” mund të rifilloj me punë në dy muajt në vijim (prill-maj 2016), këtë premtim zgjedhor e vlerësojmë si të papërmbushur.

BURIME:

Vlerësuar nga: Oliver Vojnovska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *