Ndërrimi i qeverisë nuk i ka departizuar trupat rregullues dhe komisionet e “pavarura”

Foto: Printscreen kolazh

 

Para se të marrim qeverinë, LSDM si parti opozitare premtoi  ndryshime strukturore dhe të thella të trupave rregulluese, komisionet, agjencitë dhe organet e tjera të cilat në sistem janë të paraqitura si të pavarura dhe korrigjime të pavarura në Qeveri. Por, një vit pas formimit të qeverisë së re, shumica e trupave rregullues akoma janë të politizuar sepse funksionojnë me të njëjtën përbërje, përderisa në ato trupa në të cilat janë bërë ndryshime vazhdon praktika e zgjedhjeve të personave me bagazh politik. Kështu, komisionet më të rëndësishme dhe agjencitë u bënë totalisht jofunksionale, prej momentin kur anëtarët e këtyre trupave dhanë dorëheqje, dhe në vend të tyre nuk janë zgjedhur anëtarë të rinj. 

 

Shkruan: Vllatko Stojanovski

Një prej organeve më të rëndësishme rregulluese, vendim e të cilëve drejtpërdrejtë ndikojnë në xhepin e qytetarëve, është edhe Komisioni rregullues për energjetik, i cili cakton çmimet e energjisë elektrike, derivatet e naftës, ujit. Në pjesën më të madhe, ky trup rregullues punën sipas përbërjes së vjetër të zgjedhur gjatë kohës së qeverisë së udhëhequr nga VRMO-DPMNE, periudha kur socialdemokratët si opozitar akuzuan Komisionin se vepron në zyrën e partisë më të madhe të asaj kohe. Në mbështetje të kësaj, ato potencojnë faktin se kryetari aktual, Dimitar Petrov, ka qenë zëvendës-kryetar i Këshillit komunal të VMRO-DPMNE në Kratovë para se të merr këtë funksion në vitin 2009.

Përndryshe, politizimi i Komisionin më së miri u pa kur REK tash së fundmi morri vendim për rritjen e çmimit të ujit në Shkup. Megjithatë, Komisioni nuk mori këtë vendim par zgjedhjeve lokale të mbajtur në vitin 2017, kur 90 përqindëshi i kryetarëve të komunave në “komunat maqedonase” ishin nga radhët e VMRO-DPMNE-së, por e mori vendim pas zgjedhjeve lokale të mbajtura me 15 dhe 29 tetor, kur mbi 92 përqindëshin e “komunave maqedonase” i morën kandidatët e LSDM-së. Andaj qeveritë e reja lokale vendosën që të mos respektojnë vendimin, sepse sipas tyre, ky vendim pas kërkesës së administratës së mëparshme lokale të VMRO-DPMNE-së ka qenë i panevojshëm dhe politik me qëllim që të rriten pakënaqësitë te qytetarët mbi vetëqeverisjen e re lokale për shkak të taksave më të larta.

 

QEVERIA E RE – VESET E VJETRA

Mirë, por përkundër kritikave plotësisht të arsyeshme dhe të përmbajtura për partizimin e REK, shumica e re parlamentare e udhëhequr nga LSDM ka vazhduar praktikën e vjetër të zgjedhjes së kuadrove partiake për anëtarë të këtij trupi. Në të vërtetë, shumica për anëtar të ri të trupit rregullues zgjodhën ish deputetin e LSDM-së Pançe Orcev, i cili u zgjodh në vend të Dejan Boshkovskit, pasi shumica parlamentare e përbërë prej BDI-së dhe LSDM-së e shkarkuan për shkak të mospërmbushjes së dispozitave të Ligjit për energjetik. Faktikisht, kjo zgjidhje bie ndesh edhe me Ligjin e ri për energjetik të propozuar nga ana e Qeverisë, i cili nuk parasheh që kuadri partiak të udhëheq me Komisionin, por ekspertë, të pavarur prej ndikimit partiak.

Për më tepër, dyshimet ndaj sinqeritetit në deklaratat e LSDM-së se is qeveri e re do të sigurojnë pavarësi dhe profesionalitet në trupat rregullues, i përforcon edhe zgjedhja e personave të parë të Komisionit të letrave me vlerë. Më saktë, shumica parlamentare muajin e kaluar zgjodhi deputeten e deritanishme nga radhët e BDI-së, Nora Altin, për kryetare të re të këtij Komisioni. Vëmendje më të madhe mori propozimi për personin e dytë të trupit mbikëqyrës në burs dhe në tregun e aksioneve Lile Delixhakova, motra e prokurores Publike Speciale Katica Janeva, edhe pse në ditën e votimin ajo nuk u zgjodh së bashku me Alitin, sepse nuk kishte deputet mjaftueshëm në sallë.

 

KOMISIONI PËR ANTIKORRUPSION JOFUNSKIONAL

Po ashtu, LSDM premtoi se do të mundësojë profesionalizëm dhe më kryesorja Komision të vërtetë për ndalim të korrupsionit dhe përplasjen e interesave. Së pari, socialdemokratët njoftuan se kryesin e të ashtuquajturit Komision për antikorrupsion ia lënë partisë më të madhe opozitare, dhe më pas dolën me konceptin që ta përmbushin me ekspertë dhe aktivist joqeveritar.

Mirë, por, duke pritur se për cilin koncept do të vendos Qeveria për organin, i cili duhet të detektojë dhe të vërtetojë korrupsionin dhe përplasjen e interesave te funksionarët e tyre, Komisionin për antikorrupsion tashmë disa muaj është jofunskional. Pas skandalit se komisionarët kanë marr para prej buxhetit me fatura të rreme udhëtimi, ato dhanë dorëheqje. Përsëri, qeveria, gjegjësisht shumica parlamentare, nuk ka zgjedhur anëtarë të rinj, me çka e lënë jashtë përdorimit organin i cili në periudhën e kaluar duhej që të hetoj një numër të aferave lidhur me funksionarët e lartë qeveritar.

 

ZGJIDHJE E PËRKOHSHME PËR KSHZ-në 

Pas dorëheqjeve të cilat i dorëzuan anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, me zbulimin se aferës se kanë ndarë honorarë në seancë të fshehtë, edhe ky komision është jofunksional, edhe atë në kohën kur po njoftohen referendum për emrin dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partitë politike janë marrë vesh për zgjedhjen e 7 anëtarëve të komisionit (tre të opozitës dhe katër të qeverisë), por edhe kjo është zgjidhje e pjesshme dhe e përkohshme. Më saktë, përbërja e re e KSHZ-së do të ketë mandat 6 mujor, deri kur do të duhet të përgatitet Kon zgjedhor i ri dhe të përcaktohet modeli sipas të cilit do të duhet të formohet trupi për realizimin e operacionit më të rëndësishëm në shtet – zgjedhjet.

Në këtë kontekst, duhet të thuhet se nuk funksionon as Komisioni për mbrojtjen e të drejtave për qasjen e lirë deri te informacionet me karakter publik, pasi që kryetari Gjorgi Sllamkov, dha dorëheqje për arsye personale, ndërsa akoma nuk është zgjedhur kryetari i ri. Në këtë mënyrë, nuk ka organ i cili do të mbrojë të drejtën e kërkuesve të informacionet me karakter publik, kur institucionet, përkundër të gjithë njoftimeve dhe detyrimeve të administratës së re për transparencë, refuzojnë që të dorëzojnë informacionet e kërkuara. Në një situatë të këtillë, qytetarët, gazetarët dhe kërkuesit e tjerë nuk mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për ankesë, për arsye të thjesht sepse nuk ka komision kompetent me përbërje të plotë i cili do të funksionojë.