Me vonesë u përfundua salla e sportit në Sh.f “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, Haraçinë

ARSYETIM: Salla e sportit në Haraçinë ishte një projekt i cili kishte filluar që në vitin 2011, dhe si afat për përfundimin e punimeve ishte përcaktuar viti 2013. Megjithatë, shumë vite punimet kishin ngelur në fazën fillestare. Për ngecjen e punimeve, ish Ministri i Arsimit ishte arsyetuar se nuk ka fonde të mjaftueshme për këtë projekt dhe se punimet do të vazhdojnë në vitin 2015.

“Për arsye financiare janë ndërprerë punimet jo vetëm në sallën e Haraçinës por edhe në disa salla të tjera. Unë jam marrë vesh me kompaninë që i realizon punimet që menjëherë të fillon me punimet në sallën në fshatin Likovë ku kanë filluar punimet”. (burimi: Alsat-M, 08.12.2014)

Megjithatë, projekti nuk arriti të përfundohet as deri në vitin 2015.

Pas një vonese shumë të madhe, përfundimisht më 24.06.2016 u inaugurua salla sportive në këtë shkollë.  Në këtë manifestim prezent ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Abdilaqim Ademi, ish zv.kryeministri i Maqedonisë , Musa Xhaferi, autoritet e Komunës së Haraçinës në krye me kryetarin Brahim Ajvazi. Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi kishte theksuar se kjo sallë është një projekt kapital i cili do të jetë në dobi të banorëve të fshatit sidomos për të rit të cilët do të mund ti zhvillojnë aftësitë e tyre sportit.

“Këtë sallë do të mund ta shfrytëzojnë dashamirët e sportit të cilët dëshirojnë që të arrinë diçka më tepër në aktivitetet sportive dhe argëtuese”. (burimi: fakte.net, 24.06.2016)

Projekti për ndërtimin e sallës sportive në Sh.F “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, Haraçinë ishte një projekt që filloi para shumë viteve. Edhe pse kishte një vonesë shumë të madhe për tu përfunduar, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mundë të vlerësojmë që ky projekt deri më tani (12.12.2016) është i plotësuar por i vonuar.

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.